• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nisin punën qendrat shëndetësore në zonat turistike, 3 poliklinika më shumë

by A R
29/06/2016 13:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Aparatura të reja, protokolle, por edhe rritje të aftësive profesionale për mjekët dhe infermierët parashikon projekti i ri i Urgjencës Mjekësore, i cili ka filluar të aplikohet tashmë në vendin tonë falë mbështetjes së financimeve të qeverisë Italiane.

Gjatë një aktiviteti të zhvilluar në takimin e organizuar në kuadër të projektit: “Improvement of Emergency Medical Services in the Coastal Area (IEMSCA)”, – qëllimi i të cilit është të kontribuojë për rritjen e efikasitet dhe shkallës së gatishmërisë e kapaciteteve të përgjigjes kapacitetin e Shërbimit të Urgjencës së Spitaleve, si pjesë e reformës së përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Urgencës Mjekësore, që realizohet në bashkëpunim me Rajonin e Toskanës, Itali, në kuadrin e Programit IADSA, – në qendër të diskutimeve ishte rritja e efikasitet dhe shkallës së gatishmërisë e kapaciteteve të përgjigjes në Shërbimin e Urgjencës së Spitaleve, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ka pohuar se ky financim i shkon në të njëjtën linjë me programin e qeverisë sa i takon sistemit të urjgencës.

“Urgjenca Mjekësore është një nga prioritetet e Programit të Qeverisë në fushën e shëndetësisë, edhe pse jeni në tre vjet qeverisje, ndoshta nuk ka frytet e dukshme dhe të prekshme të mëdha, por kemi një ligj të ri, kemi një institucion të ri dhe besoj se muajin e ardhshëm do të kemi një godinë të re qendrore. Po kështu, po përgatitemi për të të hapur prokurimin publik për sistemin e kontrollit dhe të komandës, ndërkohë kemi bërë përpjekje për të fuqizuar flotën tokësore dhe ajrore me autoambulanca dhe helikopter mjekësor,” ka pohuar Beqaj.

Nga ana tjetër, kreu i shëndetësisë ka theksuar se një pjesë e mirë e spitaleve në vend do të përfitojnë nga ky financim, si në logjistikë, ashtu edhe në rritje profesionale të mjekëve, në mënyrë që pacientëve tu ofrohet një shërbim shëndetësor sa më i shpejtë dhe i saktë. “Urgjenca Mjekësore spitalore e Shkodrës, Lezhës, Durrësit, Vlorës dhe Sarandës janë pjesë të këtij projekti, ku do të kemi një mbështetje financiare për pajisje në këto urgjenca, për vendosje protokollesh, dhe padyshim, për rritjen e njohurive dhe aftësive profesionale të mjekëve dhe infermierëve që punojnë në këto urgjenca,” ka theksuar kreu i shëndetësisë.

Ndërsa sezoni turistik është në fillesat e veta, Beqaj nuk harroi të përmendë masat e marra për këtë vit sa i përket shërbimit shëndetësor pranë zonave turistike. Sipas tij, këtë vit do të kemi edhe tre qendra shëndetësore më shumë, të cilat i përkasin kryesisht zonave malore. “Në gjykimin tim, kemi përmirësuar prezencën me Urgjencë Mjekësore, sidomos gjatë sezonit turistik. Gjatë vitit 2014, patëm qendrat e para, por besoj se gjatë vitit të kaluar pati një shërbim shumë më të plotë, dhe ju që jeni këtu nga spitalet bregdetare vjet keni marrë shumë më tepër komunikime nga qendrat shëndetësore që hapëm gjatë verës, të cilat punuan 24 orë në 7 ditë të javës, duke filluar nga Velipoja e deri në Ksamil. Ndërkohë, që javën e kaluar, ne filluam me hapjen e qendrave për këtë vit. Vitin e kaluar kemi pasur 22 qendra shëndetësore në bregdet, kurse këtë vit kemi 25, sepse patëm kërkesa nga Ministria e Turizmit  edhe për Kalanë e Dodës, Kelmendin dhe Prespën, të cilat do të fillojnë në datën 1 korrik,” pohoi ministri Beqaj.

Gjatë takimit kreu i shëndetësisë shprehu falënderimet e tij për Qeverinë Italiane për mbështetjen e saj financiare në sektorin e shëndetësisë si dhe Rajonin e Toskanës për asistencën që po jep për ngritjen dhe modernizimin e shërbimit të Urgjencës Mjekësore.

Next Post

(FOTOT)/ Këto foto të nxehta i kushtuan shumë mësueses bukuroshe!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Agron Llakaj rikthehet në “Portokalli”: Kostandina e dëshironte këtë hap, ndërsa për Salsano Rrapin thotë se ndjeu heshtje

Agron Llakaj rikthehet në Portokalli: Kostandina e dëshironte këtë hap, ndërsa për Salsano Rrapin thotë se ndjeu heshtje

October 3, 2026
Është më shumë se e rrënuar”, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

Është më shumë se e rrënuar, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

October 3, 2026
Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

October 3, 2026
22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

October 3, 2026
Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

October 3, 2026
Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

October 3, 2026
K*rvat e vërteta të një shoqërie!

K*rvat e vërteta të një shoqërie!

October 3, 2026
Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: “Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

October 3, 2026
Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

October 3, 2026
Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com