• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nisin kufizimet e tregtimit të vajit të lulediellit/ Bizneset s’furnizojmë më shumë se 30 litra

by Java News
06/05/2022 08:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Importuesit më të mëdhenj të vajit paralajmëruan se që nga muaji qershor në vend do të fillojë të ndihen kufizimet e vajit ushqimor, për shkak të rënies të lartë të ofertës në tregjet europiane.

Pas shumë shteteve në Europë, që kanë vendosur kufizime në blerjen e vajit ushqimor nga konsumatori në supermarkete, në tregun shqiptar të parët që po vuajnë kufizimet e furnizimeve janë tregtarët e vegjël. Bizneset e vogla të mallrave ushqimore të kontaktuara nga “Monitor” pohojnë se nga dyqanet e shumicës nuk mund të blejnë më shumë se 15 apo 30 litra vaj luledielli (1-2 kuti), për shkak të mungesës të furnizimeve.

“Pikat e shumicës nuk të furnizojmë më shumë se 30 litra vaj, pasi edhe ato kanë mungesë furnizimesh. Shqetësim është edhe çmimi i lartë, pavarësisht se konsumatori vijon të blejë markat e vajit të lulediellit. Ndërsa për vajin me çmim më të lirë, por që është një marke e re që ka dalë së fundmi në treg, nuk ka kërkesë”, pohon Qamil Ajazi drejtuesi i një ushqimore në zonën e Freskut.

Rënia e prodhimit të farave të lulediellit në Europë dhe rritja e çmimit nisi që në 2020, ndërsa nisja e luftës Rusi-Ukrainë e thelloi edhe më shumë mungesën e prodhimit dhe shtrenjtoi çmimin. Në fillimi të muajit mars vaji i lulediellit iu shit 340 lekë/litër nga 260 që ishte në muajin shkurt. Në raport me muajin shkurt çmimi për muajin maj 2022 është 46,5% më i shtrenjtë.

Aktualisht çmimi i shitjes të vajit të lulediellit, të përcaktuar nga bordi i Transparencës është 381 lekë/litër për konsumatorin dhe 346 lekë për shitjen nga konsumatori. Për importuesit marzhi i fitimit i përcaktuar nga bordi është 35 lekë për litër dhe për tregtarët e pakicës 6 lekë për litër.

Përveç mungesës të furnizimeve, bizneset e vogla ngrenë shqetësimin se marzhi i fitimit që iu lenë pikat e shumicës është 50% më e ulët se marzhi i fitimit i miratuar nga bordi. “Sot jam furnizuar me 15 litra (1 kuti) vaj “Floriol” me çmim 377 lekë me shumicë dhe me 15 litra me vaj “Olim” me çmim 370 lekë për litër. Nuk mund të furnizohemi me më shumë se dy kuti. Çmimi i shitjes për të dy llojet e vajit do të jetë 380 lekë. Me këto fitime po furnizohemi me këtë produkt vetëm që të mos u mungojë klientëve, pasi as koston e furnizimit nuk arrijmë të mbulojmë. Makinat e shumicës prej javësh nuk vijnë më të na sjellin mallin në dyqanet ushqimore”, pohon një tjetër drejtues i biznesit të vogël në Tiranë.

Importuesit më herët pohuan se në këtë situatë krize nuk përbën më shqetësim çmimi i vajit të lulediellit, por mungesa e gjetjes të produktit. Drejtori i përgjithshëm i kompanisë “Erbiron” që importon vajin e ambalazhuar hungarez “Floriol” z. Tedi Maraj tha më herët për “Monitor” se nga muaji qershor dhe përgjatë gjithë stinës të verës në treg do të ketë mungesë të produktit. Maraj theksoi se kompania nuk mund të krijojë më tepër se 30 ditë rezerva, pasi në Hungari nuk gjen më furnizime.

Mungesa e furnizimeve u paralajmërua edhe nga një tjetër importues. “Po shkojmë rreth një situate që rrezikohet të mos ketë vaj në treg duke nisur nga stina e verës. Tashmë për shkak të bombardimeve në pjesën Lindore të Ukrainës operatorët kanë ndërprerë furnizimet nga ky vend. Furnizimet e siguruara nga Ukraina zgjasin në treg për 1 muaj. Në Bullgari dhe Serbi çmimi i vajit vijon të jetë i lartë në vlerat e 420 deri 430 lekëve për litër me TVSH. Në Europë për shkak të rënies të ofertës, sasia e importit është e limituar”, nënvizoi më herët tregtari i vajit. Për vajin e lulediellit situata është rënduar, pasi 80% të konsumit botëror mbulohet nga Ukraina dhe Rusia. Në këto shtete në muajin mars nuk u arrit të mbillet fara e lulediellit. /monitor

g.kosovari

Next Post
Moska e mohon, por anija e Putinit është shkatërruar dhe fundosur në Detin e Zi / Rekrutët e “Moskva” tregojnë për tmerret në bord

Fundosja e “krenarisë” ruse/ Zyrtarët në SHBA: Inteligjenca amerikane ndihmoi Ukrainën të godiste anijen “Moska”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Të paktën 2,3 mln lekë në muaj”! Pas gjyqtarëve, edhe KLP vendos për rritjen e pagës së prokurorëve

“Më vjen zor që jam në këtë tavolinë!”- Gara për Kryeprokurorin, ‘plas’ në KLP, sherri mes anëtarëve shtyn mbledhjen për 5 kandidaturat: Ti ke probleme me formimin…!

August 29, 2026
A mund të afrohet Kanadaja me BE-në? Debati për një partneritet të ri përtej Atlantikut

A mund të afrohet Kanadaja me BE-në? Debati për një partneritet të ri përtej Atlantikut

August 29, 2026
I vuri zjarrin fshatrave Tërbaç dhe Vranisht, arrestohet piromani 25-vjeçar në Himarë! Policia paralajmëron qytetarët: Mos ndizni zjarre, denoncojini!

I vuri zjarrin fshatrave Tërbaç dhe Vranisht, arrestohet piromani 25-vjeçar në Himarë! Policia paralajmëron qytetarët: Mos ndizni zjarre, denoncojini!

August 29, 2026
“Wembley” njeh sot finalistin e parë, Champions League gati për spektaklin e supersfidës PSG-Dortmund

Zbardhet kalendari i Champions League, sezoni nis me Real Madrid-Inter! Ndeshjet në grupe nga 8 shtatori deri më 27 janar

August 29, 2026
BE ofron WIFI falas në 61 bashkitë e vendit: Hap tjetër konkret në rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit!

BE ofron WIFI falas në 61 bashkitë e vendit: Hap tjetër konkret në rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit!

August 29, 2026
KE paralajmëron Serbinë për funeralin e “Kasapit të Bosnjës” Mlladiç: Glorifikimi i kriminelëve të luftës nuk ka vend në Evropë!

KE paralajmëron Serbinë për funeralin e “Kasapit të Bosnjës” Mlladiç: Glorifikimi i kriminelëve të luftës nuk ka vend në Evropë!

August 29, 2026
Alarm në Vlorë, punëtorët gjejnë një mortajë gjatë pastrimit të kanalit, Policia rrethon zonën

Alarm në Vlorë, punëtorët gjejnë një mortajë gjatë pastrimit të kanalit, Policia rrethon zonën

August 29, 2026
Arti shqiptar në zi! Shuhet piktori Kujtim Buza, i biri i mjeshtrit Abdurrahim Buza

U nda nga jeta dy ditë më parë, përcillet në banesën e fundit artisti dhe studiuesi Kujtim Buza

August 29, 2026
Rrezikohen nga përmbytjet, banorët e Spitallës ngrihen në protestë, shkak bllokimi i kolektorëve!

Rrezikohen nga përmbytjet, banorët e Spitallës ngrihen në protestë, shkak bllokimi i kolektorëve!

August 29, 2026
I shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi. Shoqërohej nga ish-zyrtari i përjashtuar nga Policia

U kap me Ergys Agasin në makinë, GJKKO lë në qeli Uljan Shpatarakun! Ish-zyrtari i Policisë akuzohet se ndihmoi biznesmenin e kërkuar

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com