• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nisin kontrollet për arrestimin e Ahmetajt, pas 3 javësh shpallet në kërkim ndërkombëtar

by Java News
21/07/2023 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi urdhër-arresti u firmos nga Gjykata e Posaçme, Policia e Shtetit ka nisur kontrollet për gjetjen e ish zv. kryeministrit Arben Ahmetaj.

Shpërndarja e urdhër arrestit në strukturat e policisë erdhi pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, miratoi dje kërkesën e prokurorisë për masën arrest në burg në mungesë për ish-zyrtarin e lartë.

Pavarësisht pretendimeve të avokatit të Ahmetajt, se klienti i tij ndodhet në Angli, strukturat e policisë mësohet se po kërkojnë brenda vendit për ekzekutimin e masës së vendosur në mungesë nga gjykata. Krahas kërkesës drejtuar gjykatës për masën me burg, SPAK mësohet se i kishte kërkuar policisë paraprakisht informacion për vendndodhjen e Arben Ahmetajt.

Sipas ligjit, Ahmetaj kërkohet brenda Shqipërisë përgjatë tri javëve dhe nëse nuk gjendet në këtë periudhë, policia më pas ia përcjell dosjen Interpolit për ta shpallur në kërkim, ndërkombëtar. Akuzat që rëndojnë mbi ish-zyrtarin e lartë janë korrupsioni në gjashtë raste, pastrimi i produkteve të veprës penale dhe fshehja e mosdeklarimi i pasurisë në rastet e dy vilave në Palsë dhe Hamallaj, katër apartamenteve në Tiranë në zonën e Shallvareve dhe në Selitë dhe disa llogarive bankare.

Më 13 korrik 2023, Parlamenti miratoi me 117 vota pro, kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit me qëllim arrestimin e Arben Ahmetajt dhe kontrollin e banesës së tij.

Në datat 15, 16 dhe 17 korrik, prokuroria iu drejtua gjykatës me tri kërkesa, për firmosjen e urdhër arrestit, kryerjen e kontrolleve në 7 banesa dhe sekuestrimin e 6 pasurive në emër t ëish-zv.kryeministrit, ish gruas së tij Albina Mançka dhe bashkëjetueses Erjola Hoxha.

/f.stafa

Next Post

EMRI/ Sekuestrimi i 5.3 tonë kokainë në Itali, kush është shqiptari i arrestuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com