• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nisin hetimet për shpërthimin në Lushnjë, policia verifikon nëse janë respektuar kushtet e sigurisë

by Java News
02/03/2024 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupi hetimor nga prokuroria e Fierit ka ‘zbarkuar’ në vendin ku ndodhi shpërthimi në Lushnje. që u mori jetën dy personave dhe plagosi shtatë të tjerë. Gazetari Ermal Vija raporton se në vendngjarje ndodhen edhe punonjës të policisë dhe inxhinerë të OSHEE-së për të përcaktuar shkakun e shpërthimit.

Ai thotë se po merren gjithashtu në pyetje edhe punonjësit e tjerë të kompanisë për të parë nëse janë rrespektuar rregullat e sigurisë teknike në punë. Sipas gazetarit Vija, paraprakisht dyshohet se ka shpërthyer një nga bombulat e oksigjenit dhe më pas të jetë këputur një nga telat e linjës elektrike.

“Vendi ku ka ndodhur shpërthimi konsiderohet ende si nje skenë krimi. Janë një numër ekspertësh të policisë së shtetit që po bëjnë ekzaminimet për të parë shkakun e shpërthimit, ku paraprakisht dyshohet se është shkaktuar nga kontakti që ka pasur vinçi me linjën e tensionit të lartë dhe shpërthimi i bombulës me oksigjen. Është një numër i madh të ekspertëve, të inxhinierëve të OSHEE-së. Punonjësit e policisë janë duke vlerësuar edhe dëmet e shkaktuara. Janë prekur biznese të tjera të ndodhura rreth zonës. Përveç thyerjes së xhamave, janë dëmtuar edhe dyer dhe dritare në banesat pranë. Punonjësit e policisë kanë marrë punonjësit në pyetje për të parë nëse janë respektuar rregullat e sigurisë teknike në punë.”, raportoi gazetari Ermal Vija.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së premtes. Babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha, të cilët po punonin me vinç, prekën aksidentalisht telat e tensionit të lartë, duke shkaktuar shpërthimin e bombolës me oksigjen. Shpërthimi rezultoi fatal për ta ndërsa të plagosur mbetën 7 persona, mes të cilëve deputeti Bujar Çela.

/f.s

Next Post
Momenti i kapur në Parlament, Flamur Noka i rrezikoi jetën gardistit? Babani: Veprim shumë i rrezikshëm

Momenti i kapur në Parlament, Flamur Noka i rrezikoi jetën gardistit? Babani: Veprim shumë i rrezikshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turizmi në rritje, mbi 3.45 milionë hyrje në Shqipëri gjatë gushtit

Turizmi në rritje, mbi 3.45 milionë hyrje në Shqipëri gjatë gushtit

September 27, 2026
Vlorë/ Vodhi kasën e supermarketit pasi theu xhamin, arrestohet 32-vjeçari

Vlorë/ Vodhi kasën e supermarketit pasi theu xhamin, arrestohet 32-vjeçari

September 27, 2026
Trump: Arrestimet për sulmin ndaj RAF Fairford, një sukses i madh i bashkëpunimit SHBA-Britani

Trump: Arrestimet për sulmin ndaj RAF Fairford, një sukses i madh i bashkëpunimit SHBA-Britani

September 27, 2026
Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

September 27, 2026
Ç’tregon sufiçiti 8-mujor i Buxhetit të Shtetit?

Ç’tregon sufiçiti 8-mujor i Buxhetit të Shtetit?

September 27, 2026
Shqipëria nuk ndalet pas Bjellorusisë, kuqezinjtë përgatiten për duelin me San Marinon

Shqipëria nuk ndalet pas Bjellorusisë, kuqezinjtë përgatiten për duelin me San Marinon

September 27, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

12 orë fitimtarë

September 27, 2026
Tabaku i përgjigjet Ramës: Shqipëria vuan nga një republikë e të korruptuarve

Tabaku i përgjigjet Ramës: Shqipëria vuan nga një republikë e të korruptuarve

September 27, 2026
Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë për çmime më të larta të naftës dhe gazit, shkak mbyllja e Ngushticës së Hormuzit -

Tensionet SHBA-Iran përshkallëzohen! Garda iraniane kap dronin amerikan në Ngushticën e Hormuzit

September 27, 2026
Marta Kos: 2026, “viti i zgjerimit” të BE-së, Shqipëria mes katër vendeve kryesuese

Marta Kos: 2026, “viti i zgjerimit” të BE-së, Shqipëria mes katër vendeve kryesuese

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com