• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nisin hetimet për arratisjen e Majlinda Andreas, gjyqtarja që gjykoi Gërdecin e Metën

by Aalison Pearse Stevens
17/07/2016 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen detaje të reja lidhur me arratinë e gjyqtares Andrea dhe bashkëshortit të saj. Mbrëmjën e së premtes Mjalinda Andrea së bashku me të shoqin janë nisur drejt Italisë me traget për në Bari rreth orës 23:00 .

Report TV mëson se Prokuroria e Krimeve të rënda dhe ajo e Përgjithshme kanë nisur hetimet për të zbuluar se kush zbuloi opereacionin pasi Majlinda është larguar 30 minuta pasi kolegët vendosën t’i arrestonin bashkëshortin dhe ta pezullonin atë për llogari të dosjes së hetimit.

Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea ka marrë 50 mijë euro, duke dhënë të martën e shkuar një vendim gjyqësor në favor të Ilia Çabiri dhe Eleni Lino, të cilët ishin në një konflikt gjyqësor për një pronë në zonën e Butrintit në Sarandë. Momenti kur 50 mijë euro paguhen nga sekseri Petraq Dashi tek bashkëshorti i gjyqtares Odhise Andrea, që rezulton të jetë dhe këshilltar i komisionit të Sigurisë në Kuvendin e Shqipërisë, është filmuar nga strukturat policore me urdhër të kryeprokurorit Llalla. Vetëm pak ditë pas marjes së lekëve, kolegji civil i Gjykatës së Lartë është mbledhur për shqyrtim të kësaj çështjeje, duke vendosur ditën e martë të pranojë kërkesën e palës që kishte paguar 50 mijë euro: Ilia Çabiri dhe Eleni Lino.

Gjyqtarja Majlinda Andrea ka gjykuar çështjen “Gërdeci”, e cila i referohej shpërthimit të punishtes së demontimit të armëve ku pati edhe viktima dhe që zbuloi një skandal korrupsioni me armët që demontoheshin, shkruan Panorama.

Si për ironi të fatit, gjyqtarja Andrea ka qenë edhe në çështjen ndaj Tom Doshit, dhe ajo ishte e vetmja anëtarë e Gjykatës së Lartë që votoi kundër lehtësimit të masës së sigurisë ndaj deputetit, me pretendimin se ai mund të largohej nga Shqipëria.

Gjithashtu, rezulton se Majlinda Andrea ka qenë edhe në çështjen ndaj deputetit Mark Frroku. Ajo rezulton se ka dhënë pafajësi në vitin 2011 për Ilir Metën, në atë që u quajt skandali i videos Meta­Prifti.

Shqiptarja.com/tema/d.i.

Next Post

Blerim Destani flet për lidhjen me Bebe Rexhën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, mblidhen edhe prokurorët: Shqetësim, sulmet e vazhdueshme publike

Zyrtarizohen kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, pesë emra në garë

August 3, 2026
Nga sot, temperatura përvëluese në Shqipëri: Si të parandaloni emergjencat e lidhura me nxehtësinë

Tjetër “goditje” nga i nxehti afrikan! Në mesjavë temperaturat shkojnë mbi 40 gradë celsius

August 3, 2026
Nafta në bursë 10% më lirë se në nisje të vitit, por në Shqipëri u ul vetëm 1.2%! Kompanitë e karburantit nuk reflektojnë as zhvlerësimin e dollarit

Sinjalet për ulje të tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit, bie çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare

August 3, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Kur kolltuku lëkundet, digjen teserat e partisë…

August 3, 2026
Dronët ukrainas godasin sërish Rusinë, zjarr në magazinën e gjigantit Wildberries

Dronët ukrainas godasin sërish Rusinë, zjarr në magazinën e gjigantit Wildberries

August 3, 2026
Berisha anti-SHBA ose vesi del me shpirtin dhe Gonja, ‘biri i erës’

Huaja 302 milionë dollarë mes Kushtetutës, non grata-s dhe Uashingtonit

August 3, 2026
Garancia Evropiane / Sala: Plani i Veprimit 2026–2030 do të mbështesë rreth 100 mijë fëmijë në nevojë

Garancia Evropiane / Sala: Plani i Veprimit 2026–2030 do të mbështesë rreth 100 mijë fëmijë në nevojë

August 3, 2026
Greqia në luftë me flakët, zjarri në Atikën Perëndimore del jashtë kontrollit, evakuime dhe operacione nga toka dhe ajri

Greqia në luftë me flakët, zjarri në Atikën Perëndimore del jashtë kontrollit, evakuime dhe operacione nga toka dhe ajri

August 3, 2026
Akuzat: SHBA dhe Izraeli kanë ‘gisht’ në valën e emigrantëve marokenë drejt Spanjës!

Akuzat: SHBA dhe Izraeli kanë ‘gisht’ në valën e emigrantëve marokenë drejt Spanjës!

August 3, 2026
Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

Tej retorikave për hapje konsullatash dhe një paralele

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com