• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nisi punimet për Spitalin e ri të Kardiokirurgjisë, Manastirliu: Model në të gjithë rajonin

by Java News
01/09/2023 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” kanë nisur punimet për rindërtimin e Spitalit të Shërbimin e Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare.

Gjatë inspektimit të fillimit të punimeve, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e ka konsideruar këtë, një investim madhor për kardiokirurgjinë shqiptare, një spital që do të jetë shembull në të gjithë rajonin.

“Ky nuk është thjesht një rehabilitim, është rindërtim, me funksione të reja, është tërësisht një arkitekturë e re nga pikëpamja e funksionalitetit dhe shërbimeve që do të ofrohen. Spitali i ri i Kardiokirurgjisë do të jetë një shembull në të gjithë rajonin. Janë rreth 4000 metër katrorë në dispozicion. Po shkojmë drejt finalizimit të modernizimit të QSUT-së sa i përket infrastrukturës dhe ecim përpara tani me inovacionin dhe inteligjencën artificiale”,- deklaroi Manastirliu.

Teksa u shpreh se do të ngrejë në një nivel të ri shërbimin e Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare, ministrja Manastirliu, bëri me dije se ky spital i ri do të jetë gati brenda vitit të ardhshëm.

“Ne jemi duke marrë masa edhe për blerjen e të gjithë pajisjeve, pra që nga sallat, deri tek mobilimi spitalor dhe gjithë elementet që kanë të bëjnë me fillimin e punës dhe funksionalitetin e spitalit, megjithatë kemi kohë të mjaftueshme për të parashikuar përpos të gjithë pajisjeve, por edhe avancimin në teknologji, në funksion me ngritjen e një standardi në një nivel të ri të kardiokirurgjisë dhe kirurgjisë vazale. Do të jemi drejt fundit të vitit 2024 me një spital të kompletuar dhe jam e bindur se kjo do ridimensionojë punën për më shumë shërbime ndaj qytetarëve dhe cilësia të jetë e një standardi të lartë”,- tha  Manastirliu.

Ky investim është një financim i qeverisë shqiptare me vlerë 4.3 mln euro, në kuadër të modernizimit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Do të jetë një investim rrënjësor, i pari i këtyre përmasave që prej ndërtimit të këtij spitali në vitet ’80.

Investimi në spitalin e ri do të përfshijë: Shërbimin e kirurgjisë vaskulare; Shërbimin e kardiokirurgjisë; Bllokun operator që do të ketë 3 salla për kardiokirurgjinë dhe 1 sallë dedikuar kirugjisë vazale; Shërbimin e terapisë intensive, që do të jetë i integruar në shërbimin e kardio-kirurgjisë, duke lejuar një menaxhim më fleksibël të zonave të trajtimit të pacientëve para dhe pas operacionit.

Gjithashtu janë parashikuar edhe pajisje të reja mjekësore për këtë spital, punimet e të cilit pritet të përfundojnë në dhjetor të vitit 2024.

Next Post
Nga perimetri i sigurisë deri te task-forca, Balla e Kushi shpallin ‘Paketën e Sigurisë’ në shkolla

Nga perimetri i sigurisë deri te task-forca, Balla e Kushi shpallin ‘Paketën e Sigurisë’ në shkolla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

October 28, 2026
Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In