• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nishani: Zgjedhja e Metës legjitime, do jetë president i ekuilibrave

by A R
11/05/2017 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse u zgjodh pa votat e opozitës, presidenti aktual i Shqipërisë Bujar Nishani beson se Ilir Meta në krye të shtetit do të jetë një figurë që do të ofrojë ekuilibër në jetën politike.

I ftuar në emisionin “Komiteti” të gazetarit Berat Buzhala, Presidenti në detyrë tha se eksperienca politike e Metës, e veçanërisht ajo në krye të Kuvendit të Shqipërisë, e ndihmon për të qenë President i balanceve politike.

Ashtu siç ka dëshmuar me qasjen e tij për gjetjen e konsensusit në situata të ndryshme politike që ka kaluar vendi, njëjtë, sipas Nishanit, Meta do të jetë edhe në krye të angazhimit të tij të ri si President.

“Z. Meta ka një eksperiencë të gjatë politike dhe në eksperiencën e tij të gjatë politike, në shumicën e aktivitetit të tij politik, ka treguar se është njëri që është i qasur nga ekuilibrat, është i qasur nga paqësimi, kështu që besoj se edhe në pozicionin e presidentit, Z. Meta do të jetë një figurë e cila, edhe për shkak të kësaj dialektike politike që ka ai në politikën shqiptare dhe institucione, do të vazhdojë ta ofrojë këtë”, ka thënë Presidenti Nishani.

Referuar mungesës së opozitës për votimin në Kuvend të kreut të ri të shtetit, Nishani tha se kjo nuk ka të bëjë me kandidatin por me objektivat politike të partive. Njëjtë ka ndodhur edhe me Bujar Nishanin kur është zgjedhur president: në Kuvend ka munguar opozita e asaj kohe, sot në qeverisje.

Ilir Meta u zgjodh president i Shqipërisë me votat e shumicës ndërsa më 24 korrik do të marrë zyrtarisht detyrën, kur pritet të betohet në përfundim të mandatit 5-vjecar të Bujar Nishanit. Me zgjedhjen President, Ilir Meta hoqi dorë nga drejtimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke ja lënë ‘timonin’ e partisë Petrit Vasilit

Intervista

Buzhala: z.Meta u zgjodh pa pjesëmarrjen  e opozitës, ajo legale është sepse votat ishin..

Nishani: Është legale, patjetër…

Buzhala: A është legjitime?

Nishani: Është legjitime, patjetër, sepse kushtetuta parashikon mënyrën e zgjedhjes së presidentit, raunde të caktuara dhe me numër votash të caktuara dhe jo domosdoshmërish me pjesëmarrje të opozitës.

Unë kur u zgjodha president, patjetër se do ta kisha kënaqësinë që të ishin edhe opozita, e cila nuk ishte në atë kohë. Në çdo rast, unë mendoj se pjesëmarrja e opozitës në zgjedhjen e kreut të shtetit është, jo legjitimet, por të themi, i jep kredibilitet imazh të shtetit – vendit.  Kjo është bërë një kulturë politike, tashmë, e përsëritur, jo aq shumë për kundërvënie ndaj kandidatit se sa për objektivat politikë të palëve në moment. Kështu që, ndoshta ka ardhur koha që kjo të shikohet në këtë kontekst dhe për ta shmangur këtë, duhet vajtur drejt zgjedhjes së presidentit të Shqipërisë me votat e popullit.

Buzhala: Me kalimin e kohës, opozita e cila u kthye në mazhorancë e pranoi zgjedhjen tuaj.. A do ta pranojë PD Metën president? Pra, a do të jetë Meta president i unitetit?

Nishani: Ajo varet nga dy gjëra në gjykimin tim. Së pari, varet nga qëndrimi politik i opozitës dhe i Partisë Demokratike, të cilën unë nuk marrë përsipër të them se cili do të jetë. Ajo i takon kreut të PD-së, i takon institucioneve të PD-së. Dhe e dyta, do të varët nga sjellja institucionale e Presidentit të zgjedhur, z. Meta. Unë besojë se kjo e dyta do të jetë… kam një parashikim pozitiv; z. Meta ka një eksperiencë të gjatë politike dhe në eksperiencën e tij të gjatë politike, në shumicën e aktivitetit të tij politik, ka treguar se është njëri që është i qasur nga ekuilibrat, është i qasur nga paqësimi, kështu që besoj se edhe në pozicionin e presidentit, Z. Meta do të jetë një figurë e cila, edhe për shkak të kësaj dialektike politike që ka ai në politikën shqiptare dhe institucione, do të vazhdojë ta ofrojë këtë. Varet pastaj edhe se cilat do të jenë rrethanat politike. Ka shumë rëndësi së si do të jetë situata pas 18 qershorit…/a.m.

Next Post
Meta: Klima politike ndikim negativ në ekonomi, po frenohen turistët dhe investitorët

Meta: Klima politike ndikim negativ në ekonomi, po frenohen turistët dhe investitorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In