• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nishani dekreton 4 ministrat: Xhafaj i papërshtatshëm,por Kushtetuta nuk më jep të drejtë t’a refuzoj

by Java News
19/03/2017 18:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Nishani ka dekretuar sot katër ministrat e rinj të qeverisë Rama, duke shmangur kështu një krizë institucionale, por deklaroi se kandidatura e Fatmir Xhafajt është e papërshtashme për t’u emëruar ministër i brëndshëm dhe nëse do kishte të drejta kushtetuese nuk do e kishte dekretuar si ministër.

Nishani deklaroi se

“Mendoj se kandidatura e Xhafajt është e papërshtatshme, por kushtetuta nuk më jep të drejtën të rëfuzoj mandatimin e ministrave. Nesë do kisha të drejtë kushtetuese, do e refuzoja kandidaturën e ministrit të brëndshëm”, deklaroi Nishani.

Presidenti ia kaloi parlamentit përgjegjësinë për të miratuar apo jo dekretimin për emërimin e ministrit të Brendshëm. Për këto dy institucione presidenti ka një porosi publike.

“Prioriteti i parë që duhet të kërkojë Parlamenti nga qeveria dhe Ministria është depolitizimi i policisë për të nisur pastaj luftën e suksesshme ndaj fenomeneve që mund të kërcënojnë procesin zgjedhor”, u shpreh Nishani.

Presidenti deklaroi se jemi në një situatë të tensionuar politike dhe bëri thirrje për dialog.

“Ajo që unë do t’i bëja thirrje të gjithë aktorëve politikë është të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe për të mos e kaluar vendin në një situatë krize politike”, theksoi Nishani.

Pjesë nga fjala e Nishanit

“Jemi në situatë të tensionuar politike. Opozita ndodhet jashtë parlamentit në protestë publikë. Polarizimi i shoqërisë është mjaft i theksuar. Jemi ëdhë në prag të fushatës, situata e tensionuar politike nuk e ndihmon procesin e fushatës. Opozita e vendit kërkesë për zgjedhje të lira. Në kontekst të kësaj situate politike, përbërja e këshillit ministrave ka një specifikë të veçantë, sidomos tek ministria e brendshme.

Ka politizim të skajshëm të policisë së shtetit, e dëmton situatën parazgjedhore. Trafiku i kanabisit në përmasa shqetësuese, kërkon vëmendje më të lartë sidomos tek ministria e brenshme. MPB rol parësor për garantimin e zgjedhjeve. Disa çështje si blerja e votës dhe elementët kriminale në fushatë kërkojnë vëmendje të veçantë. Emërimi i Xhafajt, kemi në fokus specifikat e mëdha në MPB.

Kam ndjekur shqetësimet lidhur me kandidaturën në lidhje me Xhafajn. Ka dëshmi publike që e akuzojnë për dhunë dhe tortura gjatë objekteve hetimore dhe familjarëve të tyre.

Mendoj se kandidatura e Xhafajt është e papërshtatshme, por kushtetuta nuk më jep të drejtën të reuzoj mandatimin e ministrave. Nesë do kisha të drejtë kushtetuese, do e refuzoja kandidaturën e ministrit të brëndshëm. Prioriteti i parë që duhet të kërkojë Parlamenti nga qeveria dhe Ministria është depolitizimi i policisë për të nisur pastaj luftën e suksesshme ndaj fenomeneve që mund të kërcënojnë procesin zgjedhor. Ajo që unë do t’i bëja thirrje të gjithë aktorëve politikë është të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe për të mos e kaluar vendin në një situatë krize politike”./a.ç

Next Post
Arrestohet me 49 kg marijuane shqiptari në Greqi, 44-vjeçari nuk iu bind policisë

Arrestohet me 49 kg marijuane shqiptari në Greqi, 44-vjeçari nuk iu bind policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

December 24, 2025
Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

December 24, 2025
Viti i Ri nis me mësim online për studentët/Filologjia nis më 5 janar

“Studentët me mesataren më të lartë zgjedhin privatët”/ Raporti i QSHA: Janë 10 mijë vende bosh në Universitet

December 24, 2025
Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

December 24, 2025
Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

December 24, 2025
Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

December 24, 2025
Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

December 24, 2025
Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

December 24, 2025
“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

December 24, 2025
Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com