• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nishani: Vështirësitë e qytetarëve janë apel për politikën, më pak retorikë e më shumë punë

by A R
31/12/2015 18:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mesazhin e tij për Vitin e Ri, Presidenti Bujar Nishani tha se shpreson që në 2016 politika të jetë më e ndërgjegjshme ndaj jetës dhe kushteve në të cilat ndodhen shqiptarët. Nishani iu referua largimit të shumë shqiptarëve drejt Gjermanisë, apo familjeve në nevojë, për të dhënë mesazhin se politikbërja në Shqipëri duhe të lërë retorikat dhe t’i drejtohet punës për zgjidhjen e problemeve të përditshme të qytetarëve.

“Vështirësitë dhe dramat e qytetarëve le të jenë një apel i ri për vendimmarrësit, për drejtuesit e institucioneve dhe politikanët në veçanti  për të bërë atë që presin shqiptarët prej tyre. Reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe arbitraritetit, një vëmendje më e madhe për realitet e shtresave në nevojë, përbëjnë imperativin e kohës për Shqipërinë dhe përgjegjësinë tonë të drejtpërdrejt ndaj brezave të ardhshëm, ndaj fëmijëve tanë. Nuk ka më kohë për retorikë, për konfliktualitete të panevojshme. Vendi ka nevojë për më shumë punë, më shumë shpresë, më shumë dialog, vendi ka nevojë më shumë pozitivitet. Urimi im dhe besoj i gjithë shqiptarëve është që viti 2016 të shënojë një kthesë të fortë dhe pozitive  në gjithë politikbërjen në vend në shërbim të vlerave të dinjitetit njerëzor të gjithësecilit, të lirisë, të barazisë para ligjit, të solidaritet, të shërbimit me devotshmëri të qytetarëve të vendit, halleve të tyre të përditshme”, – u shpreh Nishani.

Nishani e nisi fjalimin e tij për ditën e ndërrimit të viteve me një urin drejt fëmijëve jetimë dhe të ngujuar si dhe me një urim të veçantë edhe për forcat e armatosura shqiptare që ndodhen në Afganistan. Nishani shtoi gjithashtu

“Sot është nata kur shqiptarët mblidhen në familjet e tyre. Nata e ndërrimit të viteve është një natë gëzimi ndaj ju uroj të gjithë fëmijëve të Shqipërisë, urimi i parë u shkon atyre. Urim i veçantë shkon për forcat tona ushtarake në Afganistan dhe për familjet shqiptare , jetimët dhe për të ngujuarit. Urimet për 2016 të jetë një vit sa më i begatë“, u shpreh Nishani.

Nishani uroi edhe Kombëtaren shqiptare të futbollit, që vitin që vjen merr pjesë në Kampionatin Europian 2016. Gjithashtu, Nishani uroi që dy reformat kyçe të ndërmarra, dekriminalizimi dhe ajo e drejtësisë, të përmbushen brenda vitit të ardhshëm.

Next Post

Fier/ Shënohet aksidenti i parë për Vitin e Ri, humbin jetën dy persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e Ilir Likës në Laç, gjenden dy armët e krimit dhe provat kyçe të ngjarjes

Vrasja e Ilir Likës në Laç, gjenden dy armët e krimit dhe provat kyçe të ngjarjes

July 11, 2026
Putini nën presion! Kriza godet Rusinë, Kremlini mes ofensivës së re dhe negociatave

Putini nën presion! Kriza godet Rusinë, Kremlini mes ofensivës së re dhe negociatave

July 11, 2026
IGJEO paralajmëron rrezik të lartë zjarresh në 6 qarqe, ja zonat më të rrezikuara

IGJEO paralajmëron rrezik të lartë zjarresh në 6 qarqe, ja zonat më të rrezikuara

July 11, 2026
Rama “shuan” zërat: Shteti dha 4 mln euro për koncertin e Kanye West, jo 50 mln siç pretendohet!

“Prokuroria të veprojë menjëherë”, Rama për komentet negative ndaj Kalasë së Rozafës

July 11, 2026
Lufta bëhet në gjunjë

Një hap drejt urisë. Çfarë thotë ligji!?

July 11, 2026
Kur do vish në Amerikë? Qytetari “vë në vështirësi” Berishën: Shpresoj…

Kur do vish në Amerikë? Qytetari “vë në vështirësi” Berishën: Shpresoj…

July 11, 2026
Tabaku: Rritja ekonomike nuk po shkon te qytetarët, pensionistët po varfërohen

Tabaku: Rritja ekonomike nuk po shkon te qytetarët, pensionistët po varfërohen

July 11, 2026
Jet Ski dhe gomone rrezikuan pushuesit në Vlorë, Policia vendos mbi 1 milion lekë gjoba dhe bllokon mjetet

Jet Ski dhe gomone rrezikuan pushuesit në Vlorë, Policia vendos mbi 1 milion lekë gjoba dhe bllokon mjetet

July 11, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Flamingot” vs antropologjisë, jo politikës

July 11, 2026
Apeli i Posaçëm konfirmon konfiskimin e 22 pasurive të Gramoz Totos, kalojnë në favor të shtetit

Apeli i Posaçëm konfirmon konfiskimin e 22 pasurive të Gramoz Totos, kalojnë në favor të shtetit

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In