Nga Kisha Autoqefale Ortodokse, Presidenti Nishani ka uruar besimtarët për Krishtlindjet, si dhe ka vlerësuar rolin e kryepeshkopit Anastas, që sipas Nishanit ka përcjellë mesazhin e bashkimit dhge jo të ndarjes.
“I uroj gjithë popullit shqiptar, më shumë lumturi, shpresë, begati. Në mënyrë të veçantë dua të shpreh vlerësimin më të lartë dhe mirënjohjen time personale dhe në emër të Presidencës, për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, për Kryepeshkopin Anastas, që përcjellin mesazhin e bashkimit dhe jo të ndarjes, të dashurisë dhe jo të urrejtjes, të shpresës dhe jo fatalitetit. Mbarësi të gjithëve.”-tha Nishani./java/a.k