• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Emigranti shqiptar që u kthye në heroin e ditës në qytetin gjerman

by Java News
25/12/2016 15:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Driton Berisha, një azilkërkues 37-vjeçar nga Kosova është bërë hero i ditës në qytetin gjerman Vllingen.

Ai ishte duke shëtitur nëpër qytet së bashku me mikeshën e tij gjermane kur kishte parë se si punëtorët e një dyqani po përpiqeshin ta kapnin një vjedhës.

Në atë moment Dritoni vendos të ndihmojë. Dhe e bën këtë pa u menduar dy herë, shkruan gazeta “Sudkurier”.

Por ajo që ka pikasur më pas ka qenë plaga në kofshë që e kishte “dhuratë” nga hajduti, i cili kishte qenë i armatosur me thikë, transmeton albinfo.ch.

Në fakt thikën Dritoni ia ka vënë re hajdutit më herët, kur ai kishte bërë përpjekje ta neutralizonte. Por me briskun e ashtuquajtur “njëdorësh” sepse aktivizohet me një dorë, dorasi kishte provuar ta therte disa herë. “Në lartësi të veshkave”, thotë Dritoni për gazetën.

Berisha i thotë atij disa herë: “Stop! Hiqe thikën nga dora”, por hajduti nuk e dëgjon dhe sërish provon ta therë. Në atë moment Berisha e godet atë fuqishëm me grusht në fytyrë dhe e hedh përtokë. Nga goditja atij i është dashur të trajtohej nga mjeku.

Vetë Dritoni kishte marrë vetëm një gërvishtje në gishtin e madh dhe një therje të vogël me thikë, në kofshë. Kur kthehet në shtëpi ai ndjen një djegie në kofshë dhe, kur i shikon pantallonat, ato ishin të tëra në gjak, tregon mikja e tij, Stefania për gazetën. Aty kishte një plagë nga me thikë nga therja.

Pastaj i vjen një telefonatë nga punëtori i shitores, i cili dëshiron t`ia shprehë mirënjohjen. Atje ia dhurojnë një kupon me vlerë.

“Heroi nga Villingeni”. Kështu e kishte emërtuar një polic pasi ja kishte dorëzuar hajdutin, përcjell albinfo.ch. Por jo, kështu nuk do të dëshironte të quante veten Dritoni. Përse ai kishte bërë këtë akt guximi?

Berisha, me gjermanishten e tij që çalon thotë se“Gjermanët na kanë ndihmuar në Kosovë. Ata më kanë ndihmuar edhe mua si refugjat dhe përse të mos i ndihmoj edhe unë një herë ata?”.

Ai thotë se këtë do ta bënte në çdo kohë sërish.

Next Post
PD nis sezonin e protestave, në axhendë edhe bojkoti i Kuvendit

PD paralajmëron destabilitet, Spaho: Nëse zgjedhjet preken, do ketë përplasje në sheshe e rrugë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa do zgjasë lufta? Tre planet e Donald Trump përballë dilemës iraniane

Sa do zgjasë lufta? Tre planet e Donald Trump përballë dilemës iraniane

July 25, 2026
Pamje nga Vranishti, Rama: Një tjetër thesar i trashëgimisë kulturore po restaurohet

Pamje nga Vranishti, Rama: Një tjetër thesar i trashëgimisë kulturore po restaurohet

July 25, 2026
Shpenzimet sipas qarqeve | Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

Shpenzimet sipas qarqeve | Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

July 25, 2026
Trump sulme dhe batuta në “Darkën e Korrespondentëve”: Do kandidoj sërish për president

Trump sulme dhe batuta në “Darkën e Korrespondentëve”: Do kandidoj sërish për president

July 25, 2026
Zaho mbush 12 vjeç, Rama do ia festojë ditëlindjen në Korçë

Zaho mbush 12 vjeç, Rama do ia festojë ditëlindjen në Korçë

July 25, 2026
Nga pengmarrja në Angli te tragjedia në Roskovec, zbardhet e shkuara e Refit Buzit

Nga pengmarrja në Angli te tragjedia në Roskovec, zbardhet e shkuara e Refit Buzit

July 25, 2026
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë vendin

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë vendin

July 25, 2026
Prapaskenat e marrëveshjes SHBA-Iran, Trump nxjerr detaje nga negociatat

2.2 miliardë dollarë brenda një viti në kuletën familjare Trump

July 25, 2026
Analiza/ Tarifat e reja të Trumpit hapin një betejë të re tregtare, përplasjet në SHBA dhe rreziku i rritjes së çmimeve

Analiza/ Tarifat e reja të Trumpit hapin një betejë të re tregtare, përplasjet në SHBA dhe rreziku i rritjes së çmimeve

July 24, 2026
E rëndë në Durrës! I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie

E rëndë në Durrës! I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In