Bujar Nishani është përfshirë këto dy ditët e fundit në një betejë të re kundër mazhorancës, pas debatit dhe akuzave të Partisë Demokratike për një pajisje përgjimi.
Nishani këto akuza i ka bërë fakt të kryer dhe e ka marrë si të mirëqenë, se Ministria e Brendshme është duke përgjuar politikanët dhe diplomatët e huaj. Por, deputeti socialist Erjon Braçe ka kërkuar nga Nishani të tregojë se çfarë i kanë thënë zyrtarisht italianët për këtë “pajisje përgjimi”
“Bujar Nishani duhet te bej vec nje gje; “’u thotë shqiptarëve çfarë i kanë thënë zyrtarisht italianët në 48 orët e fundit për “Pajisjen e përgjimit”. Institucionalisht!! Atij dhe cdo institucioni qe varet apo raporton tek Ai!! E ka detyrim!! E verteta eshte shume me e madhe se Ai! Ai nuk e ndal dot”, shkruan deputeti socialist.
(javanews.al / r.a)