• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nishani-Steinmeier: Bashkëpunim për integrimin e vendit

by A R
02/06/2017 17:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në kuadrin e pjesëmarrjes në Takimin e 22-të Ndërkombëtar të Berlinit, u prit sot nga Presidenti Federal i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, me të cilin pas një bisede të shkurtër kokë më kokë, bisedoi mbi forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, si dhe çështjet e procesit të integrimit evropian dhe të zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Nishani shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhduar dhe shumë domethënëse të Gjermanisë në vite, si dhe besimin se marrëdhëniet e shkëlqyera e të partneritetit strategjik do të vijojnë të forcohen e thellohen më tej.

Kreu i Shtetit shqiptar e siguroi gjithashtu Presidentin Steinmeier se, Shqipëria dhe shqiptarët do të jenë gjithmonë mirënjohës dhe partnerë të besueshëm të Gjermanisë.

“Asistenca gjermane për një zhvillim të qëndrueshëm social-ekonomik të vendit, anëtarësimi në NATO dhe mbështetja e qenësishme në procesin e integrimit evropian, kanë krijuar një lidhje shumë të fortë mes të dy vendeve. Shqipëria sot nuk është thjesht konsumatore, por kontribuese aktive për sigurinë dhe paqen, si në nivel rajonal ashtu nivel botëror”, u shpreh Presidenti Nishani.

Kreu i Shtetit, duke iu referuar procesit të integrimit evropian në përgjithësi, si dhe reformave të thella të ndërmarra brenda vendit, theksoi se procesi i integrimit evropian mbetet mekanizmi më i mirë nxitës për vendin dhe për shqiptarët ky është projekti më madhor, pas anëtarësimit në NATO.

Presidenti Nishani e njohu homologun e tij gjerman mbi vëmendjen e veçantë që i kushtohet këtij procesi dhe kryerjes së refomave përkatëse, por edhe me sfidat me të cilat ballafaqohet shoqëria shqiptare në përgjithësi dhe përgjegjësitë e klasës politike për ta bërë realitet këtë kërkesë mbarëpopullore.

Në mënyrë të veçantë Presidenti Nishani u ndal në reformën në drejtësi dhe fillimin e procesit të zbatimit të saj, duke vlerësuar dhe kontributin individual të Gjermanisë dhe ekspertëve të saj në hartimin e legjislacionit përkatës, konform standardeve më të mira gjermane e evropiane.

Presidenti gjerman Steinmeier nga ana e tij e përshëndeti marrëveshjen politike për reformën në drejtësi si dhe shprehu besimin se kjo reformë do të përmbushet me sukses dhe në kohën e duhur.

“Është shumë e rëndësishme për investitorët gjermanë që të gjejnë një ambient të përshtatshëm investimesh, pasi përtej asistencës, Gjermania ka ambicien të jetë partner tregtar dhe investues në Shqipëri e vende të tjera të rajonit”, u shpreh Presidenti gjerman.

Në mënyrë të veçantë të dy Presidentët u ndalën dhe në zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, kërcënimet nga terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm, si dhe identifikimin e përfshirjes së influencave nga vende të treta në këtë rajon, me synim ndryshimin e agjendës evropiane e euroatlantike të vendeve të rajonit.

Nishani theksoi vendosmërinë e Shqipërisë për të qenë faktor stabiliteti dhe bashkëpunimi, duke zhvilluar marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet e rajonit, pa përjashtim. Gjithashtu, Presidenti Nishani theksoi se rajoni po kalon momente sfidash shumë të veçanta dhe vijimi i angazhimit dhe kontributit të Gjermanisë dhe partnerëve ndërkombëtarë është shumë i nevojshëm.

Sakaq, Steinmeier e përgëzoi Presidentin Nishani për rolin dhe influencën pozitive të Shqipërisë në rajon, si dhe e siguroi se Gjermania është shumë e interesuar dhe po investon seriozisht për stabilitetin dhe paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe do të mbetet gjithmonë e angazhuar dhe kontribuese në këtë drejtim.

Të dy Presidentët priten të takohen sërish nesër, datë 3 qershor 2017, në kuadër të Samitit të Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, që zhvillohet në Brdo të Sllovenisë dhe ku Presidenti Steinmeier është i ftuar i posaçëm i liderëve./a.m.

Next Post
“Je shumë i droguar për të qenë kryeministër”, ja si i përgjigjet Rama komentuesit

"Bëj noj punë, jo llogje në facebook', ja si i përgjigjet Rama qytetarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekspertët ngrenë alarmin: Biletat e avionëve do të arrijnë nivele rekord

March 10, 2026
Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

March 10, 2026
Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

March 10, 2026
Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

March 10, 2026
“Ishim mirë, kur ishim keq”, fermerët flasin për financimet në bujqësi

Zhbllokohen fondet IPARD III, BE hap rrugën për financimin e bujqësisë shqiptare

March 10, 2026
Vëmendje për viktimat

Me dinamit kundër demokracisë

March 10, 2026
Të paraburgosurit tek 302-shi futen në grevë urie, bëjnë publike 8 kërkesat

447 të burgosur përfitojnë lirinë, ja kur kalon për diskutim në Kuvend amnistia penale

March 10, 2026
Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

March 10, 2026
VIDEO / Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit

VIDEO / Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit

March 10, 2026
Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In