• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nishani shkel afatet e Reformës në Drejtësi, merret me dekorimet

by A R
10/01/2017 08:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një linjë me partinë më të madhe në opozitë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, po demostron mungesë vullneti për të përmbushur rolin që i dikton Kushtetuta e re, për ngritjen dhe konstituimin e organeve të reja të drejtësisë. Kreu i shtetit, i cili nuk e ka fshehur qëndrimin kundra përmbajtjes dhe mënyrës së hartimit të paketës ligjore të Reformës në Drejtësi, ka shkelur afatet e parashikuara në Kushtetutën e re, për nisjen e procedurave, për ngritjen e institucioneve të Vetingut. Kushtetuta parashikon 45 ditë afat për Presidentin e Republikës, për organizmin e procesit të aplikimit për anëtarë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në kushtet kur Kushtetuta e re ka hyrë në fuqi që nga data 12 gusht e vitit të kaluar, kreu i shtetit duhet t’i kishte përfunduar procedurat brenda muajit shtator të 2016. Por, ndërsa institucionet e tjera, si Kuvendi, kanë nisur zyrtarisht lëvizjet dhe procedurat në zbatim të Kushtetutës dhe të ligjeve prioritare, kreu i shtetit vijon të jetë i fokusuar tek dekorimet e fundit të mandatit, duke sfiduar aktin themeltar të shtetit.

Nga ana tjetër, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelit, janë dy institucionet e Vetingut, nga skaneri i të cilave do të dalin të gjitha institucionet e reja të drejtësisë, duke nisur që nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Emërimeve në Gjyqësor etj. Dy institucionet në fjalë do të certifikojnë njerëzit e drejtësisë për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet e papërshtatshme me krimin dhe aftësitë profesionale. Ndërkaq, kreu i shtetit, shfrytëzoi maksimalisht kompetencat kushtetuese për zvarritjen edhe hyrjen në fuqi të ligjit të Vetingut. Ligji u miratua me 30 gusht, ndërsa kreu i shtetit priti datën 20 shtator, për ta kaluar në heshtje, pa e dekretuar.

Afati
Pika 6 i nenit C të Kushtetutës së re parashikon që Presidenti i Republikës organizon procesin e hapur dhe transparent të aplikimit për pozicionin e anëtarit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe të Komisionerit Publik. “Kandidatët i paraqesin Presidentit aplikimet dhe të gjitha deklaratat shoqëruese, sipas ligjit. Brenda 7 ditëve nga përfundimi i procesit të aplikimit, Presidenti përpilon një listë me kandidatë, të cilët plotësojnë kriteret formale për secilin pozicion dhe një listë me kandidatë, të cilët nuk i plotësojnë kriteret formale. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit monitoron këtë proces. Nëse Presidenti nuk e përfundon procesin brenda 45 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij Aneksi, kjo kompetencë i kalon Avokatit të Popullit”, thuhet në Kushtetutë.

Operacioni Ndërkombëtar
Kushtetua e re përcakton edhe rolin e ndërkombëtarëve në procesin e zgjedhjes së organeve të Vetingut. Sipas Kushtetutës, një komision i përbërë nga të paktën tre përfaqësues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit vlerëson kandidatët. Jo më vonë se katërmbëdhjetë ditë nga paraqitja e dy listave nga Presidenti, Komisioni, bazuar në vlerësimet e tij, i dërgon rekomandimet Presidentit, i cili ia përcjell ato Kuvendit. Nëse Presidenti nuk e ushtron këtë kompetencë brenda 5 ditëve, kjo kompetencë i kalon Avokatit të Popullit.

Shkelja e afateve
Kreu i shtetit, i cili nuk e ka fshehur qëndrimin kundra mënyrës së hartimit të paketës ligjore të Reformës në Drejtësi, ka shkelur afatet e parashikuara në Kushtetutën e re, për nisjen e procedurave për ngritjen e institucioneve të Vetingut.

Komisioni
“Komisioni i Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegji i Apelit, janë dy institucionet e Vetingut, nga skaneri i të cilave do të dalin të gjitha institucionet e reja të drejtësisë, duke nisur që nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë”.

Kriteret për anëtar të Komisionit të Kualifikimit

1.            Ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi.

2.            Të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror dhe avokat.

3.            Të ketë marrë një vlerësim të lartë për aftësitë e tij profesionale.

4.            Nuk ka ushtruar funksione politike gjatë 10 viteve të fundit.

5.            Ndaj tij të mos ketë nisur një hetim penal, të mos jetë i dënuar.

6.            Nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor i ish-Sigurimi i Shtetit.

7.            Nuk ka qenë anëtar i Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë.

8.            Nuk është më shumë se 65 vjeç.

9.            Zotëron shumë mirë gjuhën angleze.
Redaksia online

Shqiptarja.com 

Next Post
Sheh vajzën “të zhveshur”, e rreh në mes të rrugës (VIDEO)

Votimi dhe numërimi elektronik, mblidhet sot Komisioni i Reformës Zgjedhore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In