Nishani rrëfen lëvizjen e Berishës: Ja çfarë synon me ‘foltoren’!

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, tha se përjashtimi i ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar, ishte një akt i iniciuar nga presionet që zoti Basha kishte në llogari të tij personale, e jo ato që lidhen me fatin e PD.

Ai tha në “Real Story” se Berisha e ka distancuar betejën e tij ligjore ndaj SHBA, me PD, e kërkoi që ajo të bëhej në mënyrë individuale. Ish-presidenti theksoi se qëllimi i zotit Berisha është rikthimi i statutit të PD dhe vendimet të merren nga kryesia e me votë të lirë.

“Edhe presioni duhet provuar. Ky presion është për zotin Basha, apo presion për të penalizuar një parti që përfaqëson gjysmën e përfaqësuesve shqiptarë. Mua s’ma pret mendja që SHBA aplikon penalizime kolektive. Unë këto artikulime i quaj anti-amerikane. PD nuk është Lulzim Basha, Sali Berisha, Bujar Nishani, është të paktën mbi 600 mijë shqiptarë që e kanë votuar në zgjedhjet e fundit. S’ma pret mendja që presioni ka qenë ndaj një komuniteti të tërë.

Por e marr të mirëqenë për aferat që ai ka. Nëse do e kishte bërë këtë debat dhe nëse do të ishte vendosur ndaj institucioneve, që zoti Berisha s’duhet të ishte pjesë e grupit parlamentar. Premisa për mua s’ka qenë presioni ndaj PD. Nuk ka diskutim që raporti me SHBA ka për të qëndruar jetë e mot. Ne kemi përputhje interesash, e kjo nuk varet as nga dëshira e zotit Basha apo Berisha.

Zoti Berisha doli para shqiptarëve dhe tha që për mua është i padrejtë, e këtë do e zgjidh personalisht. Zoti Basha doli dhe tha duam transparencë. Zoti Berisha e bëri aktin e vet kalorësiak, e distancoi veten nga partia”, tha Nishani.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com