• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nishani propozon emërime pa ligj te Krimet e Rënda

by Java News
18/12/2016 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, njëherësh anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka propozuar shpalljen e një vendi vakant në Gjykatën e Krimeve të Rënda, jashtë kompetencave të reja të KLD, parashikuar në ligjin e ri për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Me hyrjen në fuqi të ligjit për statusin e gjyqtarëve, KLD mund të emërojë vetëm magjistratë në gjykatat e shkallës së parë, por kreu shtetit, në mbledhjen e Këshillit të 9 Dhjetorit, ka tentuar të vijojë emërimet si më parë.

“Pika e fundit e rendit të ditës është shpallja e vendeve vakante sipas propozimit të ardhur nga Ministria e Drejtësisë. 1 (një) vend vakant në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. 1 (një) vend vakant në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. 1 (një) vend vakant në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda. 1 (një) vend vakant për Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnje”, ka theksuar Nishani.

Anëtarët kundra

Anëtari i KLD, Sokol Çomo i ka kujtuar Nishani se KLD nuk ka më bazë ligjore për të kryer emërime si më parë. “Atëherë, me hyrjen në fuqi të ligjit të ri “Për statusin e magjistratëve”, ka një kufizim të kompetencave të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij ligji, deri në fillimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor që do të krijohet, bazuar në kuadër të legjislacionit për reformën në drejtësi. E vetmja hapësirë që ka lënë ligjvënësi lidhur me vazhdim të mëtejshëm të emërimeve është vetëm emërimi i magjistratëve. Dhe për këtë arsye, ne mund të shpallim vende vakante vetëm në funksion të magjistratëve. Çështja e vendit vakant në Gjykatën e Krimeve të Rënda del tej emërimit të magjistratëve sepse magjistratët që janë të paemëruar nuk plotësojnë kriteret për të qenë gjyqtarë në atë gjykatë”, ka deklaruar Çomo. Ky i fundit ka theksuar se edhe shpallja e vendeve vakante është në kundërshtim me ligjin. “Shpallja e vendeve vakante jashtë mundësisë për të emëruar magjistratë, do të ishte në kundërshtim me ligjin dhe për këtë arsye duhet që të bëjmë këto verifikime, mendoj, që sapo thash dhe pastaj të kalojmë në vendimmarrje, nëse do t‟i shpallim ose jo këto vende vakante, por gjithmonë, të kushtëzuar vetëm nëse do të jenë për magjistratët”, ka pohuar Çomo.

Gerd Hoxha

Edhe kreu i Unionit të Gjyqtarëve, Gerd Hoxha, i ka kujtuar Nishanit se ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk e lejon KLD që të shpallë vende vakante, përveç rasteve ku mund të emërohen magjistratë. “Atëherë, në vijim të diskutimit të z. Sokol Çomo, edhe unë kam mendimin që ne na duhet një informacion më i plotë. Sipas ligjit “Për statusin e magjistratit”, neni 173, pika e parë, shfuqizohet ligji “Për organizimin e funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, me përjashtim të disa dispozitave që ka shfuqizuar edhe nenin 28, i cili është neni që i jep të drejtë KLD­së të shpallë publikisht vendet vakante. Kështu që ne nuk mund të shpallim dot vakanca sot, përveç vakancave për… përveç mund të bëjmë emërimin për magjistratët, që është neni 60, pika 1, germa /a/. Kështu që ne duhet të verifikojmë sot, që mos të shpallim vakanca, nëse kemi vende të lira”, ka pohuar Hoxha. Ky i fundit ka propozuar që mbledhja të shtyhet, propozim që është pranuar nga Nishani.
Shqiptarja.com/d.i.

Next Post
VIDEO/ Buzëqeshja e Nishanit teksa goglat zgjodhën Gjin Gjonin në Kolegjin Zgjedhor…

Gjin Gjoni në Kolegjin Zgjedhor, Çomo hedh dyshime për procedurën e zgjedhjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ushtronin aktivitet financiar pa licencë, ekzekutohen 14 masa sigurie, sekuestrohen mbi 100 mijë euro në valuta të ndryshme

Ushtronin aktivitet financiar pa licencë, ekzekutohen 14 masa sigurie, sekuestrohen mbi 100 mijë euro në valuta të ndryshme

October 9, 2026
Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në aksin Burrel–Skuraj, rrezik për drejtuesit e mjeteve

Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në aksin Burrel–Skuraj, rrezik për drejtuesit e mjeteve

October 9, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Në fakt, duhet të kemi 36 bashki…

October 9, 2026
Çmimi Nobel për Paqen i akordohet gjyqtares nga Afrika e Jugut, Navi Pillay

Çmimi Nobel për Paqen i akordohet gjyqtares nga Afrika e Jugut, Navi Pillay

October 9, 2026
Shkaktonin zhurma pranë shkollave në Berat, policia gjoba deri në 40 mijë lekë për drejtuesit e mjeteve

Shkaktonin zhurma pranë shkollave në Berat, policia gjoba deri në 40 mijë lekë për drejtuesit e mjeteve

October 9, 2026
Alarm për ekonominë iraniane, eksportet e naftës ‘rrëzohen’ pas bllokadës së Hormuzit

Bordi i Transparencës ul me 4 lekë çmimin e naftës, rrit me 1 lek benzinën

October 9, 2026

Pse jemi mirë në rajon në përthithjen e fondeve të BE-së?

October 9, 2026
Email-et kërcënuese në institucione, reagon AKSHI: Rasti po hetohet dhe monitorohet

Email-et kërcënuese në institucione, reagon AKSHI: Rasti po hetohet dhe monitorohet

October 9, 2026
Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

“Ulje temperaturash dhe reshje shiu”, por si si do të jetë moti në fundjavë moti?

October 9, 2026
Mesazhet kërcënuese për bomba / Policia e Shtetit nis verifikimet, nuk evidentohet asnjë lëndë shpërthyese

Mesazhet kërcënuese për bomba / Policia e Shtetit nis verifikimet, nuk evidentohet asnjë lëndë shpërthyese

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com