• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nishani pret Gentiloni: Shpresojmë finalizimin e Reformës në Drejtësi me konsensus

by Lorenc Vangjeli
20/01/2016 14:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani priti sot Ministrin e Jashtëm Italian, Paolo Gentiloni, i cili ndodhet në Tiranë në kuadrin e takimit të dytë trepalësh Itali-Shqipëri-Serbi, në nivel të ministrave të jashtëm.

Presidenti Nishani përshëndeti praninë eMinistrit të Jashtëm Italian Gentiloni në Tiranë, si pjesë e rëndësishme e dialogut dhe marrëdhënieve mes dy vendeve, duke i vlerësuar ato të shkëlqyera dhe të një partneriteti strategjik. Gjithashtu, Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen e thellë, në emër të të gjithë shqiptarëve për mbështetjen e gjithanshme dhe të pakursyer që Italia ka dhënë ndër vite për Shqipërinë.

Kreu i Shtetit e siguroi Ministrin e Jashtëm italian për orientimin e qartë e të plotë evropian të Shqipërisë, si dhe për angazhimin e strukturave shtetërore shqiptare në kryerjen e reformave të nevojshme dhe përmbushjen e pesë prioriteteve kryesore, me synim afatshkurtër hapjen e negociatave të aderimit në BE. “Projekti evropian është projekti më madhor dhe strategjik i Shqipërisë, por edhe angazhimet dhe përgjegjësitë për përmbushjen e reformave janë tonat.” – u shpreh Presidenti Nishani. Duke u ndalur tek reformat, Presidenti Nishani theksoi se reforma në drejtësi mbetet kryefjala dhe falë asistencës së Komisionit të Venecias dhe mbështetjes nga vendet dhe organizatat partnere, shpresojmë që shumë shpejt kjo reformë do të finalizohet në mënyrë konsensuale dhe të prodhojë një model që ta shkëpusë njëherë e përgjithmonë vendin nga kultura e pandëshkueshmërisë.

Lidhur me agjendën dypalëshe të bashkëpunimit, Presidenti i Republikës vlerësoi rolin, bashkëpunimin dhe partneritetin e Italisë, veçanërisht në fushën ekonomike dhe atë kulturore, duke theksuar se falë zhvillimeve dhe potencialeve të të dy vendeve, ka ardhur koha për të dizenjuar platforma konkrete bashkëpunimi.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe bashkëpunimit për përballimin e krizës së krijuar nga flukset e paprecedenta migratore nga vendet në konflikt, si dhe luftës ndaj ISIS-it, terrorizmit ndërkombëtar, luftëtarëve të huaj dhe krimit të organizuar, për të cilat u evidentua vëmendja që palët u kushtojnë si dhe u theksua nevoja e bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm për veprime të parandaluese dhe përballimin e tyre me efikasitet të plotë.

Në kuadrin e zhvillimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Presidenti Nishani theksoi se politika e jashtme e Shqipërisë është një politikë e konsoliduar dhe e konsideron bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë si shtylla kryesore të paqes, sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit. Në mënyrë të veçantë, Presidenti Nishani evidentoi mbështetjen e dialogut midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë si dhe domosdoshmërinë e zbatimit të plotë të marrëveshjeve të arritura me ndërmjetësinë e Bashkimit Evropian dhe mbështetjen e SHBA-së.

Next Post

Ja 9 këshillat si ta bëni të paharrueshëm seksin e shpejtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In