• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nishani: Përjashtimi i Berishës, shkelmi i fundit i Bashës ndaj PD. Po shkon drejt asgjësimit

by Java News
14/09/2021 19:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për Bujar Nishanin, vendimi i Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar ka thelluar më tej traumën që po përjeton Partia Demokratike pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit:

“Pavarësisht motiveve që e kanë shtyrë apo justifikimet, dëmi që ka shkaktuar edhe me vendimin e fundit që është shkelmimi i fundit është dëm i madh. Vendimi ishte në injorim total të statutit dhe institucioneve, e thelloi edhe më shumë këtë kaos. Vendimi i Bashës e çon PD drejt asgjësimit të saj. “

E për të ringritur Partinë Demokratike thotë se nevojitet një proces politik transformues brenda radhëve të demokratëve. Lëvizjen e paralajmëruar nga Sali Berisha e sheh si shpresë për një shkundje radikale.

“Kjo duhet të vijë përmes proceseve politike dhe strukturave. PD-së sot i duhet një tronditje e madhe, shndërrim i madh, riformatim total dhe shkundje radikale për të krijuar nesër një ringritje mbi bazën e atyre kolonave që ka PD në raport me sfidat dhe aspiratat e shqiptarëve.

Në mungesë të një rrugëtimi të tillë projeksionin e ka të zymtë për të ardhmen e partisë së tij.

“Nuk ka alternativë tjetër për PD, ose do shkojë drejt asgjësimit të ngadaltë, ose të ndërmarrë një proces dramatik ndryshimi. Qëndrimet e Berishës mund ta ndezin këtë shpresë e projekt. Berisha ka forcë të jashtëzakonshme edhe më shumë se Basha vetë.”

Por një betejë e ashpër mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës a mund t’i përçajë më shumë demokratët? Bujar Nishani mendon krejt të kundërtën.

“Më e përçarë se sot s’mund të jetë PD, ajo ka prekur fundin. Në situatën që jemi sot a vjen dot PD në pushtet? Demokratët janë të bindur që Basha nuk realizon dot ardhjen në pushtet. Le ta nisim këtë proces me trauma që në objektiv final të ketë një PD më të madhe dhe demokraci funksionale.”

Nishani nuk sheh tek lideri historik i demokratëve protagonizmin për t’u rikthyer në krye të partisë, por të qenit një aktor dhe faktor shumë i rëndësishëm në këtë proces.

Next Post
Përfshihet nga flakët maja e Malit të Bukanikut në Elbasan, zjarri po përhapet me shpejtësi

Përfshihet nga flakët maja e Malit të Bukanikut në Elbasan, zjarri po përhapet me shpejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In