• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nishani pengon zbatimin e Vettingut, bllokon ngritjen e institucioneve të vlerësimit

by A R
11/10/2016 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, duket se po i bashkohet frontit për bllokimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi, për të cilën është investuar si asnjëherë më parë Perëndimi, sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edhe pse i detyruar me ligj, kreu i shtetit ka vendosur të mos i hapë rrugë zbatimit të menjëhershëm të ligjit të Vetingut, i cili do të kalojë në skaner të trefishtë prokurorët dhe gjyqtarët, për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet me krimin dhe aftësisë profesionale. Ligji i Vetingut ka hyrë në fuqi që në fund të javës që kaloi shkruan “Shqiptarja.com”.

Neni 7 pika 1 i ligjit parashikon që Presidenti i Republikës shpall menjëherë thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për pozicionet e të gjithë anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit në faqen zyrtare të internetit, si dhe në dy gazeta me tirazhin më të lartë në vend. Institucionet e rivlerësimit janë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit dhe komisionerët publikë.

Bllokimi

Edhe pse ligji ka hyrë në fuqi, duke e detyruar kreun e shtetit të shpallë menjëherë thirrjen për shprehjen e interesit të kandidatëve, Presidenti nuk e njeh ligjin e Vetingut dhe për pasojë as detyrimet që rrjedhin prej tij. Pika 1 e nenit 7, parashikon gjithashtu që thirrja për paraqitjen e shprehjes së interesit përmban afatin, brenda të cilit duhet të dorëzohet shprehja e interesit, adresën postare ku duhet të dorëzohet dhe listën e dokumenteve që duhet të shoqërojnë atë.

Ndërkaq, një komision i përbërë nga të paktën tre përfaqësues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit vlerëson kandidatët. Por, mosveprimi i kreut të shtetit më shumë se një sfidë ndaj shumicës në pushtet, lexohet si një provokim ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, të cilët janë investuar jo vetëm për hartimin e ligjit dhe konfirmimin e ligjshmërisë së tij, por do të angazhohen për zbatimin e tij, me anë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Në lojë Avokati i Popullit

Ekspertët e misioneve të SHBA-BE në Tiranë dhe ligjvënësit shqiptarë e kanë parashikuar një situatë të tillë, pra mundësinë që Presidenti i Republikës të mos njohë ligjin e miratuar nga Parlamenti. Në këto kushte, në paragrafin e fundit të nenit 7 është ofruar një zgjidhje. Paragrafi parashikon që nëse Presidenti i Republikës nuk e ushtron këtë kompetencë brenda 5 ditëve, kjo kompetencë i kalon automatikisht Avokatit të Popullit. Në këto kushte, do të jetë Avokati i Popullit, i cili pritet të zbatojë nenin 7 të ligjit për vlerësimin kalimtar të prokurorëve dhe gjyqtarëve, ndërsa opozita shpreson në pezullimin e ligjit nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Afati për pasuritë

Prokurorët dhe gjyqtarët duhet të mendojnë që tani për deklarimin e pasurive. Ligji parashikon që prokurorët dhe gjyqtarët plotësojnë nga fillimi deklaratën e pasurisë, brenda 30 ditëve nga data e hyrjes në fuqi dhe ta dërgojnë pranë ILDKPKI. ILDKPKI-ja fillon menjëherë procedurën e kontrollit. Subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur me të, së bashku me deklaratën e pasurisë, paraqesin të gjitha dokumentet që justifikojnë vërtetësinë e deklarimeve për ligjshmërinë e burimit të krijimit të pasurive.

Kontrolli i figurës

Prokurorët dhe gjyqtarët duhet të kujtojnë dhe listojnë personat e dyshimtë më të cilët kanë miqësi, kanë konsumuar dreka dhe darka, kanë dalë në fotografi etj. Ata duhet të plotësojnë deklaratën për kontrollin e figurës brenda 30 ditëve nga dita e hyrjes në fuqi të tij dhe ta dërgojnë atë pranë Drejtorisë së Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar. Kjo e fundit fillon menjëherë procedurën e kontrollit të figurës. Ligji parashikon afate dhe procedura të mirëfillta, por opozita shqiptare dhe njerëzit e drejtësisë i kanë sytë tek Gjykata Kushtetuese.

 Ligji në fuqi vepron

Ligji për vlerësimin kalimtar të prokurorëve dhe gjyqtarëve ka hyrë në fuqi dhe vepron, për deri sa nuk ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar efektet e tij. Neni 45 i ligjit për Gjykatën Kushtetuese, parashikon që gjykata, kryesisht ose me kërkesë të palës, kur vlerëson se zbatimi i ligjit ose i aktit mund të sjellë pasoja që prekin interesa shtetërorë, shoqërorë ose të individëve sipas rastit, me vendim të Mbledhjes së Gjyqtarëve ose në seancën plenare, urdhëron pezullimin e ligjit ose të aktit. Pezullimi vazhdon derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi. Vendimi për masën e pezullimit i njoftohet organit përkatës që ka nxjerrë ligjin ose aktin, si dhe bëhet publikimi i tij. Gjykata Kushtetuese në çdo fazë të shqyrtimit të çështjes, me vendim në seancën plenare, mund të heqë masën e pezullimit.

Neni 7 i ligjit për Vetingun

1.Presidenti i Republikës shpall menjëherë thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për pozicionet e të gjithë anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit në faqen zyrtare të internetit, si dhe në dy gazeta me tirazhin më të lartë në vend.

2.Presidenti i Republikës menjëherë ia përcjell Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit listat e përpiluara, sipas pikës 5, të këtij neni, dhe të gjitha dosjet individuale të kandidatëve, si dhe publikon listën e plotë të kandidatëve në faqen zyrtare të internetit, të grupuar sipas secilit pozicion.

3.Një komision i përbërë nga të paktën tre përfaqësues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit vlerëson kandidatët. Jo më vonë se 14 ditë nga paraqitja e dy listave nga Presidenti i Republikës, ky komision, bazuar në vlerësimet e arsyetuara, lidhur me kualifikimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve, i dërgon rekomandimet Presidentit, i cili ia përcjell ato Kuvendit. Nëse Presidenti nuk e ushtron këtë kompetencë brenda 5 ditëve, kjo kompetencë i kalon Avokatit të Popullit./Shqiptarja.com/a.m.

Next Post
Demokracia tashmë ka humbur

Demokracia tashmë ka humbur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historia e panjohur e Kardinal Ernest Troshanit

Historia e panjohur e Kardinal Ernest Troshanit

January 6, 2026
Përmbytjet në Durrës/ Situatë e rëndë nga moti i keq, uji hyn brenda shtëpisë! (PAMJET)

Përmbytjet në Durrës/ Situatë e rëndë nga moti i keq, uji hyn brenda shtëpisë! (PAMJET)

January 6, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Berisha, pengesë për bashkimin e PD”/ Analisti: Skandalet janë të mëdha!

January 6, 2026
Moti i keq, vijon situata problematike në Kurbin/ Dëme në disa biznese, aksi Mamurras-Laç prej 2 orësh i bllokuar

Moti i keq, vijon situata problematike në Kurbin/ Dëme në disa biznese, aksi Mamurras-Laç prej 2 orësh i bllokuar

January 6, 2026
Moti i keq dhe përmbytjet në Durrës/ “Desh m’u mbyt fëmija’, nëna flet për ngjarjen: E dërgova te fisi që të kujdeset për të. Nuk na strehuan

Moti i keq dhe përmbytjet në Durrës/ “Desh m’u mbyt fëmija’, nëna flet për ngjarjen: E dërgova te fisi që të kujdeset për të. Nuk na strehuan

January 6, 2026
Detaje të tjera nga dhuna në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”! Mjeku kundërshtoi e kapi për fyti dhe e ofendoi kryeinfermieren pas…

Detaje të tjera nga dhuna në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”! Mjeku kundërshtoi e kapi për fyti dhe e ofendoi kryeinfermieren pas…

January 6, 2026
Rrëfimi prekës e plot dhembje i një nëne, tregon historinë e humbjes së pesë fëmijëve: I kërkoja nëpër varreza…

Rrëfimi prekës e plot dhembje i një nëne, tregon historinë e humbjes së pesë fëmijëve: I kërkoja nëpër varreza…

January 6, 2026
Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën/ Rama pritet nga Presidenti Macron në Francë (VIDEO)

Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën/ Rama pritet nga Presidenti Macron në Francë (VIDEO)

January 6, 2026
Rinas/ U kapën me dokumente false edhe me mallra kontrabandë, arrestohen në aeroport 6 kinezë dhe një bjelloruse

Rinas/ U kapën me dokumente false edhe me mallra kontrabandë, arrestohen në aeroport 6 kinezë dhe një bjelloruse

January 6, 2026
Nga “tigresha” e Maduros te presidentja e përkohshme e Venezuelës, kush është Delcy Rodríguez

Nga “tigresha” e Maduros te presidentja e përkohshme e Venezuelës, kush është Delcy Rodríguez

January 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In