• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nishani: Nëse Rama-Basha kërkojnë ndihmesën time, me kënaqësi do t’ua ofroj

by
02/06/2015 10:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sapo u çel fushata elektorale, presidenti Nishani doli dhe mbajti një fjalë të gjatë ku i mëshoi fort faktit se populli duhet të votojë dhe se vota nuk duhet të blihet. Informacionet ishin të presidentit për blerjen e votës që po ndodh për 21 qershorin që po afron.

Përpos kësaj, presidenti Nishani ka dhënë një intervistë për “Shekulli” ku ka folur kryesisht rreth zgjedhjeve të 21 qershorit dhe situatës politike.

Nishani tha për “shekulli” se  “blerja e votës, jo vetëm e konstatuar si fakt, por edhe si dyshim sado i vogël i shprehur nga kushdoqoftë, është një problem tepër i madh dhe i rrezikshëm, ndaj të cilit duhet ushtruar syçelësi e vazhdueshme.”

Nishani ndër të tjera theksoi rëndësinë e një procesi demokratik dhe të qetë duke thënë se është i gatshëm të negociojë dhe një takim midis lidërve kryesorë të politikës.

Cili është vlerësimi i Presidentit të Republikës për ecurinë e deritanishme të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 21 qershorit?
Ka nisur, në mënyrë pak a shumë të ekuilibruar. Kjo jo “për fat”, por “për meritë” të palëve. Nuk ka “fat” apo “fatkeqësi” nëse kombinohen si duhen zbatimi i ligjit dhe respektimi i etikës. Një fushatë zgjedhore nuk ka arësye të jetë ndryshe, veçse e qetë. Aktualisht ka disa shqetësime nga ana e opozitës për lëvizje të dyshimta të votuesve nga zona të caktuara drejt zonave të tjera, çka kërkon një hetim të plotë dhe të paanshëm. Rasti i sulmit të liderit të opozitës në Ersekë është i papranueshëm dhe drejtësia duhet ta trajtojë me shumë seriozitet. Në tërësi, unë do të vlerësoja përqendrimin e kandidatëve dhe partive politike te platforma dhe çështje konkrete që janë të lidhura me interesin e qytetarëve.

Mes partive politike ka edhe në këtë fushatë elektorale akuza për përpjekje të manipulimit të zgjedhjeve apo devijimit të vullnetit të zgjedhësve. Në çfarë shkalle është shqetësues fenomeni i kontrollit apo blerjes së votës? 
Përpjekjet për manipulim të zgjedhjeve apo devijim të vullnetit të zgjedhësve të cilësdo përmasë që të jenë, janë jo vetëm të papranueshme, por edhe të rrezikshme, pasi rrezikojnë të eksplozojnë përplasje me pasoja shumë më të rënda nga sa është në dukje tentativa fillestare për manipulim. Blerja e votës, jo vetëm e konstatuar si fakt, por edhe si dyshim sado i vogël i shprehur nga kushdoqoftë, është një problem tepër i madh dhe i rrezikshëm, ndaj të cilit duhet ushtruar syçelësi e vazhdueshme.

Para disa ditësh bëtë një thirrje të fortë publike që shqiptarët të mos e shesin votën. A bazohej ky shqetësim i Juaji në të dhëna konkrete për përpjekje për blerjen e votave?
Blerja e votës është një krim dhe turp me pasoja deformuese katastrofike. Blerja e votës është një krim nga të rrallët, aq i rëndë, efektet shkatërruese të të cilit janë njëlloj të rënda, nëse ndodh pak ose shumë, në këtë ose atë mënyrë, lokalisht apo në të gjithë vendin. Blerja e votës është një krim me pasoja aq shkatërrimtare, të cilit mund t’i bëhet ballë, vetëm nëse ndalet para se të ndodhi, dhe jo pasi ka ndodhur, kur gjithçka e ka marrë lumi. Në këtë kuptim, paralajmërimeve lidhur me krimin e blerjes së votës, edhe nëse janë vetëm dyshime, u duhet dhënë rëndësi, njëlloj sikur ai krim ka ndodhur. Rreziku i blerjes së votës, është pra një lloj i veçantë rreziku, që edhe nëse konstatohet vetëm potencialisht, ndaj tij duhen marrë masa njëlloj, sikur ka ndodhur.

A e keni trajtuar çështjen e blerjes së votës me të huajt dhe faktorin ndërkombëtar në Shqipëri? 
Të huajt kanë sy e veshë. Të huajve të tilla gjëra as nuk u’a fshehim, as nuk u’a themi.

Në mënyrë graduale, fushatë pas fushate, zgjedhje pas zgjedhjes, duket se ka evoluar edhe koncepti i devijimit të votës së zgjedhësve. Nëse më parë flitej dhe jepeshin fakte për vjedhje të votave, sot flitet për blerjen e votave. A është devijuar apo cenuar kultura e përgjithshme politike lidhur me rëndësinë e votës?
Kultura e votës tek ne nuk ka qëndruar në vend, ka evoluar, është plotësuar, është përmirësuar. Pikërisht sepse është përmirësuar kjo kulturë, vjedhja e votës është bërë më e vështirë. Kjo është arsyeja që të interesuarit për marrjen me çdo kusht të votës, kanë kaluar nga krimi i vjedhjes së votës, tek një krim edhe më i rëndë, që është blerja e votës. Votën nuk e blen politikani normal. Votën e blen politikani shpresëhumbur, politikani i pandershëm, i pamoralshmi. Votën e blen banditi i politikës. Sigurisht që nuk ka “blerës të votës”, pa “shitës të votës”. Por mund të ngushëllohemi. Ka plot të dhëna që provojnë se “shitës të votës” ka gjithmonë e më pak se “blerës të votës”.

Prej rreth një viti, partitë politike po debatojnë për çështjen e dekriminalizimit. Si e vlerësoni rëndësinë e këtij debati? A vëreni hapa konkretë për ndarjen e politikës nga krimi? 
Debati mbi dekriminalizimin është nga gjërat më pozitive që po ndodhin. Iniciativat e ndërmarra në Kuvendin e Shqipërisë janë pozitive, por është në interesin e të gjithëve që marrëveshjet e arritura të zbatohen dhe politika të shkëputet njëherë e mirë nga lidhjet me persona me rekorde dhe veprimtari kriminale.

Si President i Republikës, a keni të dhëna për njerëz të inkriminuar, të cilët tashmë e kanë kaluar filtrin partiak dhe mund të ulen pas 21 qershorit në karrigen e qytetarit numër 1 në ndonjë bashki të vendit?
Nuk e kam një informacion të tillë, as nga KQZ, as nga Prokuroria e Shtetit dhe as nga Policia e Shtetit. Por do të vijoj të kërkoj të marrë informacionet e nevojshme nga të gjitha institucionet që janë të ngarkuara nga ligji për të verifikuar veprimtaritë e mundshme kriminale të atyre që garojnë për të marrë mandate pushteti.

Si e vlerësoni në këtë aspekt rolin e Prokurorisë, e cila ka premtuar të ndjekë nga afër dhe me shpejtësi, edhe të ashtuquajturit “krime zgjedhore”?
E vlerësoj dhe e inkurajoj me shumë entuziazëm. Ftoj me këtë rast gjithkënd që mund të japë një kontribut sado modest, ta ndihmojë sa të mundet Prokurorinë, Prokurorin e Përgjithshëm, që kjo iniciativë të mos mbetet vetëm ide, por të shndërrohet urgjent në një realitet funksionues me rezultate të matshme.

Në rast se do të ishte e nevojshme, a do të investohej Presidenti i Republikës për një takim të përbashkët mes liderëve kryesorë politikë të vendit për të dhënë një mesazh qetësie, pajtimi dhe bashkëpunimi në nivelet e ndryshme të qeverisjes së vendit? 
Nëse e kërkojnë ndihmesën time, me kënaqësi do t’ua ofroj.

Reforma territoriale, të decentralizohen kompetencat

Zgjedhjet e 21 qershorit do të ndryshojnë, në një farë mënyre, edhe marrëdhënien mes zgjedhësve dhe të zgjedhurve, pasi do të vihet në jetë reforma e re territoriale. Kjo reformë krijon 61 bashki të mëdha, me një forcë qeverisëse e administrimi më të madhe se më parë. A e shikoni këtë si një element të parë për mirëqeverisjen apo miradministrimin e njësive vendore? 
Marrëdhënia mes zgjedhësve dhe të zgjedhurve është mpleksje e një numri aq të madh faktorësh, sa një shqyrtim shterues i kësaj marrëdhënieje është thuajse i pamundur. Në kuptimin tim politik termi “reformë” është shumë i gjerë dhe i thellë. Mbetet për t’u parë operativiteti i ofrimit të shërbimeve që do të mundësojë ndarja e re territoriale për qytetarët. Por ajo që mbetet thelbësore tek reforma ka të bëjë me decentralizimin e kompetencave, çka ende nuk ka nisur të bëhet. Kështu, së pari, duhet të bëhet kjo reformë e më pas të shohim se sa efektive do të jetë për qytetarët.

Sa mendoni se është i tuteluar votuesi i thjeshtë në një fushatë elektorale të mbushur me premtime, por në një masë të caktuar, edhe me akuza mes kandidatëve dhe partive politike?
Votuesi nuk tutelohet! Nuk ka “votues të thjeshtë”. Përkundrazi, votuesi është një realitet pafundësisht kompleks, që nuk i nënshtrohet asnjë skeme paragjykuese. Pavarësisht si mund të duket në pamje të jashtme apo si e paraqesin mediat, votuesi vetë i bën hesapet, vetë mbrohet, vetë i gëzon të mirat e preferencave të përshtatshme, vetë i vuan pasojat e zgjedhjes së gabuar. Është pikërisht pavarësia që i siguron votuesit ky status, që i tremb protagonistët e politikës, duke i bërë të aventurohen me mënyra kriminale, si vjedhja apo blerja e votës./shekulli/ – See more at: http://shqiptarja.com/neës.php?id_legami=171788#sthash.gbOFh0sE.dpuf

Next Post

Kanada, super-gjobë gjigantëve të duhanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafikuan drogë me taksi në Mykonos, goditet rrjeti me shqiptarë, grekë e turq. Zbardhen përgjimet telefonike

Trafikuan drogë me taksi në Mykonos, goditet rrjeti me shqiptarë, grekë e turq. Zbardhen përgjimet telefonike

August 26, 2026
Ish-ambasadori Walker, letër liderëve të partive në Kosovë. Ja emri që propozon për President

Ish-ambasadori Walker, letër liderëve të partive në Kosovë. Ja emri që propozon për President

August 26, 2026
Shkoi për festën e gjinisë së fëmijës, arrestohet në Berat i kërkuari për tentativë vrasjeje

Shkoi për festën e gjinisë së fëmijës, arrestohet në Berat i kërkuari për tentativë vrasjeje

August 26, 2026
Ylli Zalla monitorohej me dron ‘Bayraktar’, para arrestimit ‘patrullonte’ me kallash në dorë (VIDEO)

Ylli Zalla monitorohej me dron ‘Bayraktar’, para arrestimit ‘patrullonte’ me kallash në dorë (VIDEO)

August 26, 2026
Aleanca dorëzon kallëzim penal për 17 vendime të qeverisë së Albin Kurtit

Aleanca dorëzon kallëzim penal për 17 vendime të qeverisë së Albin Kurtit

August 26, 2026
“Aty ku vepron gjyqtari, ekzekutivi hesht”, Gogu flet për kufirin që një ministër nuk duhet të kapërcejë

Kur drejtësia nis para gjykatës

August 26, 2026
Sauditët me armë bërthamore? Trump dërgon në Kongres marrëveshjen për miratim

Sauditët me armë bërthamore? Trump dërgon në Kongres marrëveshjen për miratim

August 26, 2026
Biznesmeni i akuzuar për vrasjen e gazetares: Më ngritën kurth, organizatori ishte ish-këshilltari i kryeministrit

Biznesmeni i akuzuar për vrasjen e gazetares: Më ngritën kurth, organizatori ishte ish-këshilltari i kryeministrit

August 26, 2026
EMRAT / Dy gra dhe 3 fëmijë, kush janë të riatdhesuarit nga Siria

EMRAT / Dy gra dhe 3 fëmijë, kush janë të riatdhesuarit nga Siria

August 26, 2026
RMV regjistron 50 raste, gjashtë të infektuar të rinj me ethet e Nilit Perëndimor, mes tyre rasti i parë në Kumanovë

RMV regjistron 50 raste, gjashtë të infektuar të rinj me ethet e Nilit Perëndimor, mes tyre rasti i parë në Kumanovë

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com