• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nishani: Nëse ka fakte kundër Berishës, jam i pari që do distancohem

by
17/09/2021 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti Bujar Nishani deklaroi në “ABC Live” se do të vazhdojë të mbështesë ish-kryeministrin Sali Berisha për sa kohë për shpalljen e tij non grata nga SHBA nuk ka asnjë provë, në të kundërt do të jetë i pari që do të distancohet prej tij. Megjithatë Nishani shprehu bindjen se nuk ka asnjë provë që e implikon Berishën në çështje korrupsioni duke folur edhe për kohën kur kanë punuar bashkë në PD.

“Demokratët dhe shqiptarët kanë tetë vite që e kanë parë skenarin e Lulzim Bashës. Është i njohur. Skenari i Lulzim Bashës nuk përbën asnjë risi dhe nuk presim të kemi surpriza. Unë kam besim te interesi i shumicës dërrmuese të demokratëve.

 Basha mund të jetë komod në opozitë. Por janë 620 mijë njerëz që votuan Partinë Demokratike. Nëse do të ketë një provë do jem i pari që do distancohem nga zoti Berisha. Unë kam qenë pranë tij dhe nuk kam parë asnjë provë. Ambasadorja tha dje që ajo përfaqëson interesat e shtetit të saj”, tha Nishani.

Ai shtoi se çdo njeri pranë Bashës sot është i bindur që ai nuk mund ta udhëheqë PD-në drejt fitores duke theksuar se selia blu sot ka dy rrugë.

“Çdo njeri sot pranë zotit Basha, në koshiencën e tyre janë të bindur që Basha nuk mund ta udhëheqë Partinë Demokratike në fitore. Nuk ka nevojë për vite sepse PD nuk ka nevojë të ri-themelohet, ka nevojë të ringrihet sepse e ka strukturën. Ka eksperiencat pozitive dhe negative. Ka kapacitetin për t’u orientuar me sfidat e reja.

 Në momentin kur kjo bëhet në hapa konkretë, koha është e mjaftueshme për të pasur brenda një periudhë një-vjeçare në PD. Nëse nuk nis do degradohet akoma më tej. PD ka dy alternativa ose të degradohet ose të ringrihet, Ne kemi nevojë për këtë ndryshim që duhet të ndodhë së pari në Partinë Demokratike. Pa pasur mekanizma të sinqertë, është e pamundur të kalojmë në stad tjetër”, u shpreh ai.

/b.h

Next Post
FOTO/ Në mbrojtje të Berishës pas përjashtimit nga grupi i PD i del edhe “supermbesa”: Qepeni gojën

FOTO/ Në mbrojtje të Berishës pas përjashtimit nga grupi i PD i del edhe “supermbesa”: Qepeni gojën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In