• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nishani në Samitin e Sarajevës: Integrimi në BE, objektivi ynë më strategjik

by Java News
29/05/2016 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, mori pjesë sot në Samitin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, organizuar në Sarajevë, ku krahas Presidentëve të Kroacisë, Sllovenisë, Bashkëkryetarët e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë dhe Kosovës, i ftuar i nderit ishte Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella.

Në fjalën e mbajtur në Samit, Presidenti Nishani vlerësoi prezencën e Presidentit të Italisë në këtë Samit, duke theksuar mbështetjen e fuqishme që Italia, si vend themelues i BE-së i ka dhënë procesit të integrimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor në Union.

Presidenti i Republikës vlerësoi gjithashtu ndryshimet rrënjësore që ka pësuar rajoni, veçanërisht gjatë dekadës së fundit, duke evidentuar intensifikimin e dialogut dhe të marrëdhënieve mes vendeve, në funksion të krijimit të një rajoni të paqtë dhe të gatshëm për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian.

Duke u ndalur në axhendën evropiane, Presidenti Nishani theksoi se Shqipëria e ka bërë të qartë tashmë se objektivi më strategjik për Shqipërinë, është integrimi në BE. “Ne jemi thellësisht të përqendruar të përparojmë më tej në këtë rrugëtim duke zbatuar reforma të thella të brendshme, me qëllim hapjen sa më parë të negociatave të anëtarësimit”, theksoi Presidenti.

Kreu i Shtetit u ndal edhe në sfidat dhe kërcënimet me të cilat po përballen vendet e rajonit dhe i gjithë kontinenti evropian, të tilla si terrorizmi e ekstremizmi i dhunshëm, si dhe kriza e refugjatëve, duke shprehur gatishmërinë e Shqipërisë për të qenë pjesë e zgjidhjes konform mundësive dhe kapaciteteve të saj.

“Shqipëria është solidare me vendet e rajonit të prekura nga kriza e refugjatëve dhe ka ofruar mbështetjen e saj proporcionalisht me mundësitë dhe kapacitetet e saj, si ndaj vendeve fqinje ashtu edhe ndaj Bashkimit Evropian”, u shpreh Presidenti Nishani. a.k

Next Post

Duka për “L’Equipe”: Lojtarët e kombëtares? Ata janë luftëtarë, japin gjithçka për fanellë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush do e fitonte një Big Brother mes Selin dhe Gjestit? Ja si përgjigjet Gimbo

Kush do e fitonte një Big Brother mes Selin dhe Gjestit? Ja si përgjigjet Gimbo

March 22, 2026
Sulmi ndaj bazës anglo-amerikane në Diego Garcia, Teherani mohon përgjegjësinë

Sulmi ndaj bazës anglo-amerikane në Diego Garcia, Teherani mohon përgjegjësinë

March 22, 2026
Kancelari gjerman i kërkon Kurtit përparime të tjera në dialogun e Kosovës me Serbinë: Para jush qëndrojnë detyra sfiduese

Kancelari gjerman i kërkon Kurtit përparime të tjera në dialogun e Kosovës me Serbinë: Para jush qëndrojnë detyra sfiduese

March 22, 2026
Festohet Sulltan Nevruzi, kryegjyshi botëror Baba Edmond Brahimaj: Dita e shpresës dhe ringjalljes

Festohet Sulltan Nevruzi, kryegjyshi botëror Baba Edmond Brahimaj: Dita e shpresës dhe ringjalljes

March 22, 2026
“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

March 22, 2026
Begaj takon Baba Mondin: Sulltan Novruzi të shërbejë për më shumë mirëkuptim në shoqërinë shqiptare

Begaj takon Baba Mondin: Sulltan Novruzi të shërbejë për më shumë mirëkuptim në shoqërinë shqiptare

March 22, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Rexhaj: Opozita po minon kredibilitetin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

March 22, 2026
Zgjedhjet/ Rama angazhon ministrat dhe deputetët në kryeqytet, ja njësitë që u ngarkohen

Zgjedhjet/ Rama angazhon ministrat dhe deputetët në kryeqytet, ja njësitë që u ngarkohen

March 22, 2026
Sulmet iraniane në Izrael/ Raketat balistike bien pranë objektit bërthamor, mbi 16 të plagosur

Sulmet iraniane në Izrael/ Raketat balistike bien pranë objektit bërthamor, mbi 16 të plagosur

March 22, 2026
Pagoi 10 mijë euro për të hyrë ilegalisht në Angli, 24 vjeçari shqiptar arrestohet në një ‘shtëpi bari’ me vlerë 100 mijë paund

Pagoi 10 mijë euro për të hyrë ilegalisht në Angli, 24 vjeçari shqiptar arrestohet në një ‘shtëpi bari’ me vlerë 100 mijë paund

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In