• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nishani në Preshevë e Bujanoc për 130-vjetorin e mësonjtores së parë shqipe

by A R
08/03/2017 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, me ftesë të Kryetarëve të Komunave të Bujanocit dhe të Preshevës mori pjesë në festimet e organizuara nga këto komuna me rastin e 130-vjetorit të hapjes së mësonjëtores së parë shqipe dhe të Ditës së Mësuesit.

Presidenti Nishani e filloi vizitën e tij në qytetin e Bujanocit, ku u takua me përfaqësësues të pushtetit vendor të këtij qyteti, Kryetarin e Komunës, zotin Shaip Kamberi, Nën Kryetarin e Komunës me kombësi serbe, zotin Stojanča Arsić, anëtarin shqiptar të parlamentit të Serbisë, zotin Fatmir Hasani, Kryetarin e Këshillit Kombëtar shqiptar Jonuz Musliu, për të vijuar më pas disa takime të veçanta me përfaqësues të partive politike shqiptare të Komunave të Bujanocit, Preshevës dhe Gjilanit. Në të gjitha këto takime Presidenti Nishani u njoh drejpërdrejti me shqetësimet e popullsisë shqiptare të këtyre komunave, të cilat fokusoheshin në realizimin e të drejtave të tyre më themelore të studimit të nxënësve në gjuhën shqipe, si dhe mungesën e mbështetjes ekonomike për këto komuna.

Presidenti Nishani evidentoi vëmendjen që i kushton këtyre shqetësimeve, si dhe i siguroi bashkëbiseduesit se do të vijonte të mbështeste dhe nxiste projektet e përbashkëta mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Serbisë për adresimin e çështjes së pajisjes me tekste dhe mjete mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë të këtyre komunave në Luginën e Preshevës. Gjithashtu, Presidenti Nishani theksoi se “është përgjegjësi e shtetit shqiptar që të vijojë me një platformë dhe agjendë konkrete të mbështesë kërkesat tuaja, si dhe të bashkëpunojë ngushtë me autoritetet serbe që zgjidhjet të jetësohen në legjislacionin e Serbisë”.

Me rastin e 130-vjetorit të hapjes së shkollës së parë shqipe dhe Ditës së Mësuesit, Presidenti Nishani vizitoi shkollën fillore të fshatit Tërnoc me shumicë shqiptare, si dhe përshëndeti në aktivitete të veçanta, të zhvilluara me këtë rast në Komunat Bujanoc dhe Preshevë.

Kreu i Shtetit në të gjitha këto aktivitete, së pari përshëndeti dhe uroi në Ditën e Mësuesit, të gjithë mësuesit, edukatorët dhe pedagogët shqiptarë, kudo që ndodhen, në Shqipëri apo vendet e tjera të rajonit dhe në diasporë, duke vlerësuar me mirënjohje kontributin e tyre për edukimin e brezave. “Në këtë ditë të shënuar për arsimin e kulturën shqiptare, ne kujtojmë me krenari dhe përulemi me respekt para gjithë mësuesve tanë, të cilët na mëkuan dashurinë për dijen dhe gjuhën amtare” – u shpreh Presidenti Nishani.

Në mënyrë të veçantë Presidenti Nishani vlerësoi mësuesit e shkollave shqipe të Luginës së Preshevës për sakrificat e bëra në ruajtjen e identitetit, gjuhës dhe zakoneve kombëtare, duke theksuar se: “ju të dashur mësues, me dashurinë e madhe për identitetin kombëtar, me dashurinë e madhe për fëmijët dhe shkollimin e tyre, keni tejkaluar këto vështirësi dhe me brezat e nxënësve  që keni nxjerrë në dritë keni bërë krenar jo vetëm Medvegjën, Bujanocin, Preshevën, por e keni bërë krenar të gjithë kombin shqiptar”.

Në të gjitha takimet dhe aktivitetet e zhvilluara, Presidenti Nishani, theksoi në mënyrë të përsëritur se Shqipëria e ka jo thjesht detyrim kushtetues mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, kudo që ata jetojnë, por ka edhe përgjegjësinë për mbështetjen e tyre në arritjen e kërkesave të tyre legjitime. “Koha e deklaratave është tejkaluar tashmë dhe shqiptarëve nuk mund t’i mohohet veçanërisht e drejta e mësimit në gjuhën amtare”-u shpreh Presidenti Nishani.

Në mënyrë të veçantë Presidenti Nishani theksoi se Shqipëria dhe institucionet e saj respektojnë në mënyrë thelbësore parimin e bashkëjetesës dhe të respektit të ndërsjellë mes popujve të ndryshëm të rajonit të Ballkanit dhe nuk kërkojnë as më shumë e as më pas këtë respekt edhe për shqiptarët kudo që ata jetojnë. “Respektimi i tyre do të jetë një mesazh i qartë jo vetëm për marrëdhëniet e mira mes shqiptarëve dhe serbëve, por edhe për të gjitha kombet që jetojnë në rajonin e trazuar të Ballkanit”.

Presidenti Nishani bëri thirrje gjithashtu për të parë nga e ardhmja euroatlantike dhe jo kthimi pas në të shkuarën konfliktuale, duke theksuar se rruga e bashkimit kombëtar ëshët në Bashkimin Evropian. “Të gjithë së bashku duhet të bëjmë më shumë, si për vatrat tona, ashtu edhe për të ardhmen e paqtë e bashkëpunuese të rajonit. Duhet të vijojmë të kontribuojmë për ndërtimin e një fqinjësie të mirë, bazuar në mirëkuptimin dhe respektin reciprok. Le të ndërtojmë së bashku një rajon të vlerave, një rajon më human, një rajon ku qytetarët të jetojnë në paqe e në harmoni me njeri-tjetrin, një rajon ku s’ka vend për urrejtje dhe padurim ndaj tjetrit, një rajon ku respekti dhe mirëkuptimi të jenë vlera të qytetarisë evropiane” – u shpreh Presidenti Nishani.

Vizita historike, e para e këtij niveli nga një President i Republikës së Shqipërisë në Komunat e Bujanocit dhe të Preshevës u përcoll me shumë hare e dashuri nga popullsia shqiptare e këtyre komunave, si dhe u shpreh me fjalë prekëse nga drejtuesit e këtyre komunave, si dhe në programet artistike të organizuara enkas për vizitën e Presidentit Nishani.

Gjatë vizitës në Komunat Bujanoc dhe Preshevë të Republikës së Serbisë, Presidenti Nishani u shoqëruar me respekt dhe nderim të veçantë nga përfaqësuesi i lartë i Qeverisë së Serbisë, zoti Zoran Stanković, Kryetar i Trupës Koordinuese për Komunat Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.

Next Post
STREHIMI/ Kryebashkiaku, Veliaj: Në Prill hapim procedurat për kreditë e buta

STREHIMI/ Kryebashkiaku, Veliaj: Në Prill hapim procedurat për kreditë e buta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

April 7, 2026
FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

April 7, 2026
“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

PD funksionon si “klub”! Gazetari: Berisha e ka shuar opozitën. Sulmon këdo që e konsideron armik

April 7, 2026
Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

April 7, 2026
Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh grupin parlamentar, udhëzime për ligjet dhe turin në rrethe

April 7, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Skandali me subvencionet bujqësore në Greqi, Mitsotakis vihet me ‘shpatulla pas murit’

April 7, 2026
Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

April 7, 2026
Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

April 7, 2026
Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

April 7, 2026
Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In