• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Nishani në Këshillin Kombëtar: Basha t’i bëjë një të mirë PD dhe të dorëhiqet pa kthim, jemi në pikën më kritike pas ’97

by A R
16/05/2021 21:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani gjatë mbledhjes së sotme e ka cilësuar situatën aktuale në parti si më kritiken pas vitit 97’.

Në prezencë të Bashës dhe gjithë anëtarëve të tjera, Nishani ka thënë se PD është në moment dëshpërimi si asnjëherë më parë.

Nishani më tej thekson se PD s’mund të fitojë përballë një regjimi gangsterësh, ndërkohë shton se masakra elektorale është gjysma e së vërtetës, pasi gjysma tjetër është dështimi i vetë PD.

“Jemi në pikën më kritike pas 97. PD është në moment dëshpërimi si asnjëherë më parë. Ne nuk mundëm të fitojmë përballë një regjimi gangterrësh. Ka ndodhur masakër elektorale por kjo është vetëm gjysma e të vërtetës

Gjysma tjetër po aq e hidhur është dështimi ynë. Gjysmë e vërteta nuk është e vërtetë. Nuk mund të dalim në konkluzion pa e bërë analizën baza e partisë. Kush nuk e njeh situatën në bazë, nuk e njeh realitetin dhe nuk mund të gjykojë punën e demokratëve. Ne nuk i ndryshojmë dot realitetin. Shqipëtarët nuk erdhën të na besonin ndaj edhe votuan vetëm 46%. Kur populli do ndryshim, lëshohet si dallgë në qendrat e votimit për ndryshim. Sot kemi vota më shumë se në 2017 po më pak se në 2013 kur disa persona mbajtën përgjegjësi dhe dhanë dorëheqjen. Ne mbetëm përsëri parti e dytë me diferencë të madhe. Po e nisim legjislaturën e re aty ku e lamë në 2019.”- tha Nishani.

Nga ana tjetër, Nishani i ka kërkuar Lulzim Bashës të dorëhiqet nga posti i kryetarit të PD në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Nishani ka deklaruar se për të shpresuar në fitore, duhet dorëheqje e kryetarit dhe sipas tij Basha duhet ti bëjë aktin e fundit të mirë PD-së.

Më tej Nishani thotë se duhet reformim të PD, teksa ka deklaruar se pranoi të bëhet pjesë e Komisionit të Verifikimit të Kandidatëve pasi besonte në parime.

Ai ka thumbuar Bashën duke thënë se shqiptarët nuk të votojnë kur nuk respekton as ‘kushtetutën’ e PD.

”Z Basha duhet ti bëjë aktin e fundit të mirë PD-së. Të largohet. Vetëm duke u larguar kryetari mund të krijohet shpresa se ne mund të fitojmë. Kush nuk e njeh situatën në bazë, nul e njeh realitetin dhe nuk mund të gjykojë punën e demokratëve Ne nuk i ndryshojmë dot realitetin. Shqipëtarët nuk erdhën të na besonin ndaj edhe votuan vetëm 46%”- tha Nishani.

/a.r

Next Post
Mitingjet në shkelje të masave AntiCovid, ankohet Basha: Rama e ka bërë refren, që fushata ime përbën rrezik

Kush e rrezikon fronin e Bashës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

Parlamenti nuk është noter i arrestimeve

March 10, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

March 10, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Ylli Manjani: PS-ja duhet ta thotë qartë se arresti me burg është gabim

March 10, 2026

Dosja “Veliaj”, nga debati për kohën e mbrojtjes tek njohja me aktet

March 10, 2026
Profesori i njohur: Trump është futur në një ngërç në Iran dhe po kërkon një mënyrë daljeje

Profesori i njohur: Trump është futur në një ngërç në Iran dhe po kërkon një mënyrë daljeje

March 10, 2026
Pretendime se janë varrosur dy vajza, rihapen hetimet për fermën e Epstein në New Mexico

Pretendime se janë varrosur dy vajza, rihapen hetimet për fermën e Epstein në New Mexico

March 10, 2026
“Berisha ka konsumuar çdo vepër penale”, gazetari: I privatizoi dhe ua fali 4 HEC-et njerëzve pranë tij

“Berisha ka konsumuar çdo vepër penale”, gazetari: I privatizoi dhe ua fali 4 HEC-et njerëzve pranë tij

March 10, 2026
Trafikuan armë nga Mali i Zi dhe do i shisnin në “Fresk”, dy të arrestuar! Pamjet e operacionit

Trafikuan armë nga Mali i Zi dhe do i shisnin në “Fresk”, dy të arrestuar! Pamjet e operacionit

March 10, 2026
Ç’të bëj me paratë e mia?

Salianji si shembull për Lapajn

March 10, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

Si do votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PD humb edhe vendin e dytë. PS kryeson

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In