• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nishani në karrocën e dekoratave

by Keti Bazhdari
02/11/2016 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Keti Bazhdari

Është bërë ritual në Shkodër dhënia e dekoratave pa teklif, aq sa shpesh është kthyer në burim barsolete, të tipit; bashkia shpërndan dekorata me karrocë dore, prandaj po qe se i njeh vehtes një cilësi të vecantë, bëj kujdes mos kalo nga godina e bashkisë se mund të rrezikosh ndonjë dekoratë kokës ose kujdes mos ta fusin emrin te lista e “Ndera-ve të qytetit”, se në Shkodër është më e rrallë ajo e”Jondera-ve”, etj.  
Në fakt kushdo, qoftë edhe me një vështrim prej së largu, rreth frekuencës të dhënjes dekoratave cdo muaj nga ky institucion, sasisë dhe cilësisë së robve përfitues, kupton që barsoletat janë më afër të vërtetës se hiperbolës.

Aq qesharak është bërë ky ritual në Shkodër, saqë rivalizon, në një kontekst paksa të ndryshëm, atë pakon e llokumeve, që të sillnin dikur gjindja kur vinin për erz dhe që në varfërinë e atyre kohëve, shkonte e vinte, edhe për një vit e njëjta. Kur erzlia ta drejtonte peshqeshin,  të shikonte drejt e në sy, si për të marrë një miratim kontraktual:- “unë e kreva erzin tim. Shënoje pak dhe ma kthe dhe kujdes se mos bësh ndonjë shënim mbi pako eeeh, se tmerr!” Duhej të përfundonte cdo herë, si porsa e blerë, pakoja te erzpritësi i rradhës dhe të imagjinosh që e shkreta vinte vërdallë më shumë se 500-lekëshi sot, derisa llokumet të bëheshin gurë me ca kryet dhe t’i ngelnin në dorë ndonjë fakiri. Kurrë se kuptova, sa isha fëmijë, pse një palë rob konsideroheshin në hierarkinë e erzlinjve, më të lodhur nga një palë tjetër, vetëm nga niveli i fortësisë së llokumit që sillnin sa herë vinin e shkonin për vizitë.
Vetëm me ardhjen e “demokracisë” pata “fatin e madh” ta shuaj këtë kuriozitet me një fenomen të përafërt, të një niveli më grotesk, që nuk shpreh edhe aq varfërinë e kushtëzuar ekonomike, sa varfërinë për mend.

Erzi me pako llokumesh u shndërrua në erzin me dekorata në bashki të Shkodrës. Duke u përsëritur më shpesh se erzet me pako llokumesh në shpinë time, s’me la mundësi të mos e studioj në detaj meskinitetin me tërë efektet e veta duke na e neveritur “hierarkinë e vlerave” në këtë qytet, dikur i konsideruar për frymën elitare. Është e tmerrshme të mendosh, një proces që do duhej të shquhej për delikatesë dhe përzgjedhje, sot t’i ngjajë një ditë normale me shi të imët Shkodre, që merr shtruar dhe  lag të marrë e të urtë.  
Po të kaloje deri dje nga bashkia dhe të hidhje sytë nga pirgu i madh në karrocën me dekorata, nuk do ishe në gjendje të bëje asnjë dallim cilësor. Po t’i hedhësh sot, është edhe më keq, mbi plëndësin e saj, bie në sy një nishan, aspak cilësor, sa i vecantë në kotësinë absolute të të gjendurit aty.

Një nishan që mundohet të duket blu, por që në fakt anon nga patëllxhani i mbyllur, si bashkim i të zezës me të kuqen. Ne tërë rropullinë e dekoratave, ai është më pa lidhje aty. Jo se tjerët kanë shumë, por për këtë s’dihet as sesi është rregulluar lidhja, të paktën sa për letra. S’kuptohet nëse nishani mbi plëndës të karrocës me dekorata,  ka hipur apostafat pa rradhë në javën e martirizimit të klerikëve të persekutuar, si për të treguar se djalli qëndron tek detajet, apo si për të treguar që Shkodra është jashtëzakonisht e paanshme, sa dekoron si ata që Enveri u preu kokën, si ata që mbanin kokën e tij prej guri mbi shpatulla, me një vullnetarizëm të pashoq, në shkollën e bashkuar, apo thjesht se vetë Nishani bëri ca erze me dekorata andej nga Lushnja dhe donte dhe për vehte një llokum të forcuar këtej nga Shkodra?! 
Sipas asaj që shoh unë, besoj qendrojnë të gjitha, por personalisht, më fort nga gjitha, i frikem një shoqërie që lë dekoratën në dorë të horit. Synimi i tij nuk ka për të qenë kurrë promovimi i vlerës, por përkundrazi, me të gjitha format, relativizimi i saj.

Next Post
Galaxy S7 Edge më në fund me një ngjyrë të veçantë (FOTO)

Galaxy S7 Edge më në fund me një ngjyrë të veçantë (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In