Presidenti i Republikës BUjar Nishani dha një mesazh ngushëllue sme rastin e ndarjes nga jetra të Teodor Laços, të cilin i vlerësoi si një ndër figurat më të spikatura të krijimtarisë letrare por jo vetëm.
Mesazhi i Nishanit
“Me dhimbje të thellë mësova për ndarjen nga jeta të intelektualit të nderuar Teodor Laço, një prej shkrimtarëve më të shquar dhe përfaqësues të letërsisë bashkëkohore shqiptare, që përveç përvijimit të një profili modern në krijimtarinë letrare, nuk u tregua indiferent edhe ndaj zhvillimeve demokratike, duke u kthyer në një nga zërat kryesore në jetën parlamentare shqiptare.
Me përgjegjësinë e ngarkuar si ministër i kulturës, Teodori shpalosi një tjetër përmasë të portretit të tij, duke ruajtur krejt infrastrukturën kulturore e duke zhvilluar politika të mirëfillta për trashëgiminë kulturore dhe artistike shqiptare si pjesë autentike e identitetit tonë kombëtar.
I përjetshëm qoftë kujtimi i Teodorit dhe shpirti i tij u prehtë në paqe!” – nënvizohet në mesazhin e Presidentit Nishani./a.m.