• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nishani: Lul Kimiku ishte kandidat i PD+LSI më 2011, sot aleanca “e dashnisë së fjetur”, Luli-Edi qënka revoltuar…!

by Java News
02/02/2022 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar sulmet e Lulzim Bashës ndaj koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, si dhe akuzat në lidhje me LSI.

Nishani publikon një foto, ku tregohet se Lulzim Basha kandidoi në Tiranë në zgjedhjet e 2011, si kandidat i aleancës PD+LSI.

Postimi i NIshanit:

Media ka diskretituar edhe njëherë sot propagandën e Lul Kimikut, gatuar në guzhinën e shefit të tij, Edi Ramës.

Media ka treguar se si në zgjedhjet lokale të 2011, Lul kimiku u paraqit përpara votuesve të kryeqytetit si një kandidat i aleancës PD + LSI, duke u servilosur përgjatë të gjithë asaj fushate, në mënyrën më të padenjë ndaj asaj partie, që për hir të së vërtetës vendosi animin e peshores nga fitorja e Lul kimikut.

Në zgjedhjet e 25 prillit, Lul kimiku doli përpara të gjithë shqiptarëve duke nënshkruar marrëveshjen publike të “bashkëqeverisjes me LSI pas zgjedhjeve”.

Besoj se e mban mend mirë këtë çdo shqiptar.

Sot aleanca “e dashnisë së fjetur”, Luli-Edi, duket shumë e “indinjuar” dhe “revoltuar” nga Shtëpia e Lirisë dhe lëvizja opozitare e shqiptarëve.

Lul kimiku (pavarësisht se i helmoi me gas policesk) harron se kandidatët e Shtëpisë së Lirisë në të 6 (gjashtë) bashkitë janë demokratë 24 karatë.

Protektori i elementëve me rekorde të rënda kriminale (vrasës, trafikantë, zhvatës) që i strehoi në zyrën e tij në seli, harron se kandidatët e Shtëpisë së Lirisë u votuan në përzgjedhje nga mijëra demokratë e demokrate, të cilët pengu i la në mëshirën e rregjimit për 12 (dymbëdhjetë) vite rrjesht.

Kandidatët e Shtëpisë së Lirisë kanë një dallim të madh nga pengu dhe çirakët e tij.

Ata nuk janë tenderaxhinjë të rregjimit, nuk janë blerë me leje ndërtimi mbi troje të grabitura shqiptarëve.

Ata nuk janë lëpirës të kockave që rregjimi i hedh nga kazani ku zien i tërë helmi i hajnisë dhe tradhëtisë.

Shtëpia e Lirisë do ta shembë këtë rrjet korruptimi, ligësie, intrige e antishqiptarie, endur për shumë e shumë vite, kundër shqiptarëve.

Sot për pluralizmin, nesër për Shqipërinë

Next Post
Ndryshimet në Kodin Penal/ Klosi: Krimi mjedisor tashmë është një krim penal, këto janë dy objektiva kyç në këtë sezon turistik

"Koalicioni Berisha-Meta, ‘shtëpi’ që fut ujë"/ Klosi: Fitojmë të gjitha bashkitë, demokratët luftë për vendin e dytë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In