• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nishani: Letra e Brahos, s’ka elementë për rrezik! Me Berishën ke qejf të takohesh

by
01/10/2015 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, konfirmoi dje ekzistencën e letrës së dërguar nga kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, për rrezikun e destabilizimit të vendit.

I ftuar në emisionin “Tonigt me Ilva Taren” në Ora Neës, Nishani tha se shkresa i është adresuar direkt Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit, si dhe është vënë në djieni edhe kryetari i Kuvendit.

Presidenti tha se ia ka kaluar menjëherë letrën kryeprokurorit, Adriatik Llalla dhe shefit të SHISH, Visho Ajazi Lika, për ta verifikuar. I pyetur për përmbajtjen e shkresës, Presidenti tha se nuk mund të fliste për të për sa kohë që çështja është në hetim. Por ai theksoi se për momentin nuk ka rrezik për destabilizimin e vendit.

Unë nuk besoj që momentalisht të kemi ndonjë shqetësim që të cenojë sigurinë kombëtare. Unë besoj te forca dhe tek efikasiteti i ligjit në Shqipëri. Jam i bindur që çdo gjë me vullnet dhe me profesionalizëm mund të hetohet”, u shpreh Presidenti.

Duke folur nëse ishte me vend për të mbledhur Këshillin e Sigurisë, Nishani tha se po të kishte elementë që do cenonin sigurinë kombëtare, do ta kishte mbledhur këtë Këshill. Kreu i shtetit u shpreh se nuk do të thërriste Kryeministrin Rama për shkresën e Brahos, por nëse “shefi i qeverisë do të ketë nevojë për konsultime, do të jetë i mirëpritur”. Nishani konfirmoi se në shkresën e Brahos flitet edhe për skandalin e CEZ, dhe ai theksoi se kjo çështje duhet të zbardhet me një hetim ndërkombëtar. “Unë besoj se iniciativa e ndërmarrë së fundmi nga dy grupet parlamentare, të PD­së dhe LSI­së, jam shpresëplotë se do të mbështetet dhe nga Grupi i PS­së në mënyrë që t’i hapin rrugën një procesi transparent hetimi, që duket se është një çështje shumë e rëndësishme, politike dhe ekonomike”, u shpreh ai.

Sa i përket takimit të tij me ish-liderin e PD Sali Berisha, kreu i shtetit tha se ishte një takim mes miqsh por që nuk mund të mos kalonte pa diskutuar për politikën.

Ka qenë një takim mes miqsh, me zotin Berisha nuk mund të mos rrish pa diskutuar çështje të politikës, funksionimit të parlamentit, marrëdhënieve mes institucioneve. Për fat të keq unë nuk kam mundësi të takohem shpesh me zotin Berisha. Më përpara u takova me zotin Kokëdhima për çështjen që e shqetësojnë një deputet mbi marrëdhëniet që ka ai me komunitetin. Deputetët kanë të drejtë të kenë shqetësime dhe angazhime mbi zonat dhe votuesit e tyre. Me zotin Berisha është edhe një moment i ndarjes së miqësisë dhe kënaqësisë.

Next Post

Dëshmia e gruas së Ismailajt: Pata presion nga shteti, jo nga Doshi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com