• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Nishani kundër Xhafës, veproi mirë, por foli keq

by Lorenc Vangjeli
20/03/2017 15:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

E diela është ditë pushimi, por shumë shpesh për politikën shqiptare kanë qenë ditë ngujimi. E fundit ishte e diela e tretë e këtij marsi. Njëherë kryeministri, pastaj presidenti dhe në të dyja rastet, edhe shumica, edhe pakica ishin me frymë të mbajtur për atë që do të ndodhte me emrin e ri të ministrit të brendshëm. Dekretohej apo rrëzohej?

Në letër kishte pak alternativa për atë do të ndodhte. Kushtetuta është fare lakonike në rolin që i jep Presidentit të Republikës. Propozimi i kryeministrit për emrin e një bashkëpunëtori të tij të ri në qeveri e kërkon firmën e kreut të shtetit vetëm si një akt formal. Pothuaj ceremonial. Pa qenë kurrsesi “Kola që luan derën”, dera e presidentit hapet vetëm për ceremoninë e betimit të ministrit të ri. Këtë gjë e dinte edhe Rama që propozoi. Edhe Nishani që duhej të dekretonte. Mes të dyve është parlamenti që çmon me votë kandidaturën e kryeminsitrit. Kaq! Kaq thotë kushtetuta. Këtë thotë edhe tradita e kaq viteve – pothuaj 20 të tillë – gjatë të cilëve janë dekretuar me dhjetra e dhjetra ministra në mes të një mandati qeverisës. Duke firmosur dekretin e shkarkim/emërimit të ministrit të brendshëm, presidenti bëri vetëm detyrën e tij.

Gjithë këtë informacion të thjeshtë Presidenti i Republikës e dinte mjaft mirë. Por kësaj here historia u trajtua ndryshe për disa rrethana të veçanta. Duke nisur me situatën e komplikuar politike të krijuar dhe duke vijuar me kohën në zgrip që po shenjon fundin e një mandati qeverisës, i cili gjithashtu përkon me fundin e mandatit presidencial. Shtuar këtu dhe një ndjeshmëri pothuaj artificiale që u krijua menjëherë mbas emrit të Fatmir Xhafajt dhe shpresave të opozitës për të ngritur një krizë të re mbi themelet e krizës së qëndrueshme që është duke u hapur ditë pas dite në bulevard dhe në katert e sipërme të politikës shqiptare. Ndryshe nga sa u prit, ndryshe nga shpresat që e panë zotin Nishani në rolin e një kamikazi që do të vetëshpërthehej në derën e Ramës, Presidenti i Republikës veproi drejt. Bëri mirë që firmosi dekretin dhe u shpjegua keq se pse e bëri një gjë të tillë!

Çfarë do të ndodhte nëse Presidenti nuk firmoste? Dhe e bënte në dy mënyra të ndryshme. Fillimisht refuzonte dekretimin, për “arsyet e tij morale”, siç u shpreh vetë dhe po për arsye morale përdorte si strehë institucionin e dorëheqjes. Në këtë mënyrë, Nishani do të ishte heroi i çadrës dhe guri i parë serioz dhe zyrtar i krizës politike. Në ditët e fundit të tij të qëndrimit në zyrë nuk do të kishte shumë çfarë të humbiste në plan personal, por mund të fitonte shumë në shtëpinë e tij të vjetër poltiike. Me një akt të vetëm politik, Nishani mund të shndërrohej në kundërreferencën e kryetarit të ri të Partisë Demokratike dhe në një ofertë e dytë pas Bashës në parti.

Terreni që do të linte pas do të ishte gërmadha që mbetet mbas bombardimit kamikaz. Shumica politike do të ishte në vështirësi konkrete institucionale dhe politike. Do të duhej të qëveriste fillimisht me zëvendësministër digasterin më të rëndësishëm në vend – një vendim i Gjykatës kushtetuese i 15 vjetëve më parë e lejon një gj ëtë tillë – dhe do të niste garën për të gjetur me urgjencë presidentin e ri. Të gjitha këto veprime, duke qenë në epilog të mandatit, do të skaktonin me siguri një efekt domino në një sërë veprimesh të tjera politike që do të ishin të pamundura të parashikoheshin. Edhe për shkak se shumë nga veprimet dhe reagimet e politikës në vend nuk para kanë ndonjë bazë të fortë logjike.  

Akti i mosfirmosjes së dekretit Xhafaj do ta çonte presidentin në kushtet e shpërdorimit të detyrës. Gjë që në një republikë normale do të duhej të sillte shkarkimin e presidentit, nëse dy të tretat e kuvendit do të mendonin njëlloj me votën e tyre kundër. Një vullnet që më pas duhej kaluar dhe në filtrin e Gjykatës Kushtetuese. Por edhe Shqipëria nuk është ende një republikë normale, edhe koha nuk do të ishte e mjaftueshme që të ndodhte ky zinxhir shkak/pasojë ngjarjesh. Edhe pse për shumë e shumë arsye, në këtë fotografi të parlamentit të sotëm, dy të tretat e tij prej 94 votash, janë shumë vështirë, për të mos thënë të pamundura që të krijohen.

Ky skenar ra. Ai nuk u realizua edhe për një arsye të thjeshtë. As presidenti nuk e besonte atë çfarë tha për rastin Xhafaj. Duke folur në rrafsh teorik, duke nxjerrë në publik vlerësimet e tij për kandidaturën e ministrit rtë brendshëm, Nishani thjesht gaboi. Ai nuk foli për moralin nga një pozicion moral, por nga një rreshtim politik. Dhe në këtë mënyrë foli keq dhe gabim.

Thika e ngulur në shpinën e tjetrit, si rregull nuk dhemb kurrë! Nishani si politikan që veproi ndryshe nga sa foli, mund ta kuptonte një gjë të tillë vetëm në rrethana të ngjashme. Për shembull, nëse dikush nesër do ta komentonte atë si një ish-komunist ushtarak, domethënë, si pjesa më e kuqe e ish-sistemit, që ishte dashur të përdorte kallashnikovin e tij rus kundër studentëve properëndimorë të viteve 90’. Për shembull, një ish-koleg i tij, në politikë, Peza, do të dëshmonte se e kishte parë pedagogun e hershëm me automatik në dorë për të mbrojtur bustin e Enver Hoxhës. Mbas Pezës, të njëjtën deklaratë e bënte publikisht edhe Ndroqi, edhe Cakrani, edhe Tepelena.

Tre dëshmitarë varin dhe një të pafajshëm. Dhe pavarësisht mbrojtjes morale që do t’i bënte vetës dhe mbrojtjes institucionale që do t’i bënin ata që mendojnë ndryshe nga Peza/Ndroqi/Cakrani/Tepelena apo fundja dhe të vërtetës vetë, Nishani do të kishte humbur shumë në plan moral. Dhe do të përfundonte jo thjesht duke fajësuar “Fake News”-in e ri, por duke provuar në lëkurë epërsinë e vjetër të gënjeshtrës mbi të vërtetën: “Sa të veshë këpucët e dyta, e para ka arritur në finish”!

“Halle-halle kjo dynja, halli hallit nuk i ngjan”, tha po të dielën Edi Rama. Kurrë ndonjëherë nuk ka qenë kaq i vërtetë kryeministri në këtë kohë të egër, kur gënjeshtra është bërë ves dhe e vërteta është një virtyt që troket gjithmonë në derën e gabuar.

Next Post
Zëvendësimi i Prengës nga lista e LSI, dorëhiqet kandidati i PS Kastriot Piroli

Dorëheqja e Prengës, mandati i deputetit i kalon LSI-së, KQZ nuk regjistron kandidatin e PS-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Heronjtë e heshtur “anonimë” të revolucioneve antiamerikane të Tiranës

Heronjtë e heshtur “anonimë” të revolucioneve antiamerikane të Tiranës

August 11, 2026
Nga “ankandi elektronik” te “sekretet shtetërore”, Ministria e Mbrojtjes prezanton ligjin e ri për prokurimet

Nga “ankandi elektronik” te “sekretet shtetërore”, Ministria e Mbrojtjes prezanton ligjin e ri për prokurimet

August 11, 2026
A do ta shpallë PD-ja armik ambasadorin e ri amerikan? Intrigat dhe sulmet kundër Withers, Arvizu, Lu dhe Kim

A do ta shpallë PD-ja armik ambasadorin e ri amerikan? Intrigat dhe sulmet kundër Withers, Arvizu, Lu dhe Kim

August 11, 2026
Makina “Benz” përplas biçiklistin në Fier, një person i plagosur përfundon në spital, ja si paraqitet gjendja e tij!

Makina “Benz” përplas biçiklistin në Fier, një person i plagosur përfundon në spital, ja si paraqitet gjendja e tij!

August 11, 2026
Ish-shefi i “Mossad”-it: Agjentët izraelitë vizituan disa herë objektet bërthamore të Iranit! Bombardimi i Fordow, një ëndërr e bërë realitet

Ish-shefi i “Mossad”-it: Agjentët izraelitë vizituan disa herë objektet bërthamore të Iranit! Bombardimi i Fordow, një ëndërr e bërë realitet

August 11, 2026
Rebelët Huthi sulmojnë përsëri, hedhin në erë anijen tregtare në Gjirin e Adenit, 3 marinarë të vdekur!

Rebelët Huthi sulmojnë përsëri, hedhin në erë anijen tregtare në Gjirin e Adenit, 3 marinarë të vdekur!

August 11, 2026
UEFA i jep fund polemikave rreth VAR-it, sjell platformën e trajnimit “Clear Line”! Ja si do të funksionojë

UEFA i jep fund polemikave rreth VAR-it, sjell platformën e trajnimit “Clear Line”! Ja si do të funksionojë

August 11, 2026
E pazakontë në Francë, kandilat e detit bllokojnë reaktorët bërthamorë!

E pazakontë në Francë, kandilat e detit bllokojnë reaktorët bërthamorë!

August 11, 2026
DASH raport për transparencën fiskale, Shqipëria mes 71 vendeve që përmbushin standardet!

Deklarata e Vuçiç për lumin Ibër, reagojnë dhe SHBA-të: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, pjesë e domosdoshme e stabilitetit!

August 11, 2026
Pa marrëveshje dhe pa seancë, ngërçi politik në Kosovë hyn në fazë të re! Vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja?

Pa marrëveshje dhe pa seancë, ngërçi politik në Kosovë hyn në fazë të re! Vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja?

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com