Nishani kthen ligjin për turizmin
Presidenti Nishani ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin për turizmin. Në dokumentin që sqaron këtë veprim, kreu i shtetit bën vërejtjet përkatëse, që sipas tij bien ndesh me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.
Nishani vëren se qeveria i ka dhënë ministrisë së linjës të drejtën për të përdorur fonde, në kuadrin e ligjit, që janë në kundërshtim me kriteret e prokurimit publik. Së dyti, ai thotë se qeveria s’mund të përdorë pronat në zonat me orientim turistik, duke i hequr të drejtën e vendimmarrjes ndaj tyre, njësive të pushtetit vendor.









