• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nishani kritika KE-së: Ulët në tryezë ish-stalinistë, u përjashtuan ata që rrëzuan diktaturën…

by A R
18/11/2017 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti Bujar Nishani, është rikthyer aktiv në politikë pas dorëzimit të detyrës së kreut të shtetit. Qëndrimet e tij në mbështetje të PD që nuk nguroi t’i shprehte edhe sa ishte president, duket se tashmë Nishani mund t’i shprehë hapur, madje edhe kundër institucioneve të BE.

Sipas Nishanit, diplomatët e lartë duhet ta kishin dekurajuar qeverinë shqiptare pasi sipas tij nuk kishin marrë me vete përfaqësues nga Partia Demokratike dhe pjesa tjetër e opozitës. Madje shkruan se u ulën në tryezë stalinistët e u përjashtuan ata që rrëzuan diktaturën.

“Realiteti i sotëm ku ish-stalinistët shqiptar ulen në tryezën e familjes perëndimore si partnerë është vërtet një mrekulli e demokracisë, por kjo nuk mund të justifikojë përjashtimin nga ajo tryezë të atyre që e rrëzuan diktaturën në Shqipëri dhe e anëtarësuan atë në NATO, vetëm për faktin se aktualisht janë në opozitë dhe nuk kanë fuqinë e vendimarrjes ekzekutive,”thotë Nishani.

Ish-presidenti gjykon se Brukseli nuk duhet të kishte mirëpritur qeverinë shqiptare.

“Komisioni duhej ta kishte dekurajuar qeverinë shqiptare në gjestin e saj përjashtues ndaj opozitës. Padyshim që kjo shënon një tjetër sjellje përçarëse dhe përjashtuese me forcën e pushtetit ndaj të drejtës përfaqësuese të gjysmës së popullsisë në një proçes që mund të jetë veçse gjithpërfshirës. Por, kjo sjellje e qeverisë shqiptare nuk duhet të ishte lejuar nga mikpritësit në Bruksel,” nënvizon Nishani.

Deklarata e Nishanit:

Një gjest në Bruksel, që nuk ndihmon !

Para pak ditësh u zhvillua në Bruksel takimi i rradhës së Këshillit të Stabilizim – Asociimit BE-Shqipëri. Ajo që la më shumë shenjë nga ai takim ishte mungesa e opozitës në atë tryezë. Përmes një deklarate publike opozita shqiptare qartësoi opinionin.
Qeveria aktuale e kishte përjashtuar kontributin e opozitës nga kjo tryezë !
Padyshim që kjo shënon një tjetër sjellje përçarëse dhe përjashtuese me forcën e pushtetit ndaj të drejtës përfaqësuese të gjysmës së popullsisë në një proçes që mund të jetë veçse gjithpërfshirës.
Por, kjo sjellje e qeverisë shqiptare nuk duhet të ishte lejuar nga mikpritësit në Bruksel. Komisioni duhej ta kishte dekurajuar qeverinë shqiptare në gjestin e saj përjashtues ndaj opozitës.
Realiteti i sotëm ku ish-stalinistët shqiptar ulen në tryezën e familjes perëndimore si partnerë është vërtet një mrekulli e demokracisë, por kjo nuk mund të justifikojë përjashtimin nga ajo tryezë të atyre që e rrëzuan diktaturën në Shqipëri dhe e anëtarësuan atë në NATO, vetëm për faktin se aktualisht janë në opozitë dhe nuk kanë fuqinë e vendimarrjes ekzekutive.
Integrimi i Shqipërisë në BE është një çështje jetike. E për ta realizuar atë duhet kaluar përmes një proçesi që do të jetë i gjatë. Do të jetë i gjatë dhe i vështirë. Kjo vështirësi nuk duhet adresuar si faji i populizmit të majtë apo urrejtjes së ekstremit të djathtë në Evropë. Ne nuk kemi asnjë mundësi të ndikojmë tek ato. Por ne mund të ndryshojmë veten tonë. Ne mund të ndryshojmë funksionimin e institucioneve të shtetit duke i kthyer në modelin evropian ato. Ne mund të vendosim normalitetin e proçeseve elektorale në Shqipëri ku zgjedh qytetari në liri dhe jo ta përcaktojnë trafikantët e drogës. Ne mund ta bëjmë realitet edhe në Shqipëri modelin e “ligji i barabartë për të gjithë”. Ne mund ta luftojmë realisht krimin e organizuar dhe korrupsionin ashtu si dhe në Evropë. Ne mund ti adresojmë resurset ekomomike të vendit tek prosperimi i qytetarëve, etj., etj. Këto do mund të bëhen vetëm përmes angazhimit të opozitës.
Qeveria shqiptare përpara se të përjashtoj zërin dhe kontributin e opozitës nga proçesi i stabilizimit, ju detyrohet tu thotë shqiptarëve përse ka dy qëndrime në Bruksel për proçesin integrues të Shqipërisë ?
Komisioni nga njëra anë që ka konsideruar kushtet e plotësuara për hapjen e negociatave dhe Këshilli Evropian (vendet anëtare) nga ana tjetër që kërkon plotësimin e kritereve.
Në nëntor të vitit 2016 Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e negociatave me Shqipërinë. Në raport thuhej : “Komisioni jep një rekomandim të kushtëzuar sa i takon hapjes së negociatave me Shqipërinë”.
Por në Samitin e dhjetorit 2016 Këshilli Evropian (vendet anëtare) refuzoi të mbështeste rekomandimin e Komisionit.
Por edhe në Shqipëri ka dy pikpamje rreth proçesit të integrimit.
Një grup politikanësh që i shohin hapat politik të Brukselit si kredi për karrierën e tyre të brendëshme politike dhe një pikpamje tjetër e disa politikanëve të tjerë dhe shumicës dërrmuese të popullit që e konsiderojnë integrimin si mundësi emancipimi dhe zhvillimi. Unë nuk e di nëse ky informacion është mbi tryezën e Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë të BE, Znj. Mogherini, por do të dëshiroja shumë që Komisioni ti dekurajonte të gjithë ata politikanë që proçesin e integrimit të vendit tentojnë ta kthejnë në profit politik për karrierën e tyre të brendëshme.
Procesi i integrimit për Shqipërinë është një mekanizëm për demokratizimin, emancipimin, prosperimin e shqiptarëve dhe jo një incentiv politik i karrierave të brendëshme të pamerituara për politikanë të caktuar.
Nëse qeveria shqiptare tinëzisht mendon se duke e izoluar zërin opozitar në adresimin e sfidave dhe rreziqeve që has proçesi i integrimit të Shqipërisë, do ti fshehë këto rreziqe, është duke gabuar. Asnjë gjest i stisur nuk kompeson dot kontributet lëvizëse.
Ndaj dhe gjesti në Bruksel është një gjest që nuk ndihmon aspak !

Next Post
Vdes Toto Riina, bosi famëkeq i “Cosa Nostra” (Il Capo dei Capi)

Idhull Toto Riinën? Reagon kunati i Tahirit: Ju lutem...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksion i Interpol në Prishtinë, një çifti nga Kosova i konfiskohen asete me vlerë 1 milion euro

Aksion i Interpol në Prishtinë, një çifti nga Kosova i konfiskohen asete me vlerë 1 milion euro

July 6, 2026
Sulmet e Izraelit në Liban ndezin tensionet, rrezikohet marrëveshja SHBA-Iran

Trump kërcënon Iranin: Ose marrëveshje, ose do ta përfundojmë punën!

July 6, 2026
Zëdhënësja kineze: Tregtia Kinë-BE u formësua nga kërkesa e tregut dhe avantazhet plotësuese

Zëdhënësja kineze: Tregtia Kinë-BE u formësua nga kërkesa e tregut dhe avantazhet plotësuese

July 6, 2026
“Po kërcënon Izraelin me shkatërrim”, Netanyahu kritika të forta ndaj Erdogan

“Po kërcënon Izraelin me shkatërrim”, Netanyahu kritika të forta ndaj Erdogan

July 6, 2026
Lokale dhe pika ambulante për tregtimin e pijeve alkoolike/ Policia paralajmëron mbylljen

Nisin regjistrimet në e-Albania për klasat e para dhe të dhjeta, afati deri më 31 korrik

July 6, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Stop fyerjes së inteligjencës së shqiptarëve!

July 6, 2026
Auditim pagesës për La Civita, Celibashi: Ja cila do jetë procedura me deklaratën e dorëzuar nga Partia Demokratike 

Celibashi: Shqipëria s’është gati për depolitizimin e plotë të administratës zgjedhore

July 6, 2026
Shuhet zjarri në Koxhas të Shijakut, zhbllokohet autostrada

Shuhet zjarri në Koxhas të Shijakut, zhbllokohet autostrada

July 6, 2026
NATO përgatitet për epokën e re, Europa merr më shumë përgjegjësi në mbrojtje

Rutte: NATO-ja po transformohet, Europa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen

July 6, 2026
Zbardhet raporti: Kush janë personat që e bindën Trump të telefonojë Infantinon për kartonin e kuq të sulmuesit të SHBA?

Zbardhet raporti: Kush janë personat që e bindën Trump të telefonojë Infantinon për kartonin e kuq të sulmuesit të SHBA?

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In