• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nishani: Ja si u manipuluan zgjedhjet brenda PD, Basha ka më pak se 30% të votave

by Java News
14/06/2021 22:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti Bujar Nishani gjatë një interviste në emisionin “Raw Politics” të drejtuar nga Erla Mëhilli, tha se gara brenda PD është zhvilluar jashtë çdo rregulli të një gare normale.

Kreu i Këshillit Kombëtar në PD tha se gara ka qenë e pabarabartë dhe solli si shembull faktin se gazeta RD, organi politik i PD nuk ka përcjell asnjë mesazh të sfidantëve të z. Basha.

“Kjo ka qenë një maskaradë. Nuk është gjykimi i procesit të një dite, por të gjithë procesin”, tha ai.

Në Këshilli Kombëtar tha z. Nishani nuk u lejua që të diskutohej për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Vendimi tha ai për përbërjen e Komisionit Zgjedhor brenda PD është marrë në mungesë të kuorumit.

“E gjithë infrastruktura e partisë njerëzore dhe financiar ishte në dispozicion të z. Basha. Kreu i degës së PD në Kavajë refuzonte që të organizonte takime për kandidatët e tjerë. Anëtarësia pengohej për takimet. Në numër të madh rastesh nuk viheshin në dispozicion zyrat”, tha  z. Nishani.

Ish-presidenti foli për manipulim të procesit zgjedhor duke sjellë si shembull atë që ka ndodhur në Qarkun e Korçës duke theksuar se është ashiqare që ka pasur manipulim.

“Në qarkun e Korçës në Bashkinë Korçë, z. Basha ka marrë vetëm 17% të votave të anëtarësisë sepse kishte një mundësi të të gjithë kandidatëve për të ushtuar kontroll. Në Bashkinë Maliq, ku kandidatët nuk kishin mundësi për të monitoruar dhe kontrolluar procesin, z. Basha ka marrë 70% të votave. Në Bashkinë Devoll nëse para 3 muajsh lista e anëtarësisë që votoi për kandidatët për deputetë kishte 2100 anëtarë, pas tre muajsh kjo liste kishte vetëm 900 anëtarë”, tha ai.

Sipas tij, “z. Basha nuk ka legjitimitet dhe as moral për të përmbushur detyrën që kërkon sot PD”, duke shtuar se “PD sot është në një dramë të madhe dhe kërkon evolucion”. Sipas z. Nishani edhe pse thuhet se z. Basha ka marrë 81% të votave, mbështetja për të ka qenë në nivel të ulët pasi ka marrë votat e vetëm 28-29% të anëtarësisë.

“Basha përfaqëson sot më pak se 30% të anëtarësisë. Në mënyrë spekulative përcillet një shifër që Basha ka fituar me 81% të votave. Kjo nuk tregon peshën politike të z. Basha. Sot kam marrë vetëm 28-29% të votave të anëtarësisë së PD. Zgjedhjet e kaluara ka marrë 54 mijë vota dhe sot 32 mijë vota, ka 40% rënie brenda katër viteve”, përfundoi z. Nishani. Euronews

Next Post
Një verë e artë për të rizbuluar… Shqipërinë!

Ka nisur ndarja e të djeshmes nga e ardhmja jonë politike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

November 11, 2026
Ibrahimaj: Program i ri për bizneset shqiptare, synohet përafrimi me standardet e BE-së dhe mbështetja për certifikimin

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset shqiptare, synohet përafrimi me standardet e BE-së dhe mbështetja për certifikimin

November 11, 2026
Zhvillimet politike në Serbi, Rama: Lista Studentore është një eksperiment i ri, por s’ka ndryshim për Kosovën

Zhvillimet politike në Serbi, Rama: Lista Studentore është një eksperiment i ri, por s’ka ndryshim për Kosovën

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In