Prej 3 apo 4 vitesh kemi një hemorragji të madhe sociale, shoqërore që rrezikon ta zhbëjë vendin. Në këtë situatë, unë mendoj se gjithsecili ka një detyrim qytetar për t’u angazhuar. Sa i përket aksionit opozitar, Nishani u shpreh se ai është kompleks dhe nuk duhet të përqendrohet vetëm të protesta.
Këshilli Kombëtar mori një vendim politik për të nisur një aksion politik. Aksioni politik nuk është vetëm protesta, por edhe takimi me bazën, me qytetarët, por edhe alternativa e opozitës, platforma e saj. Është një kompleksitet i plotë elementësh në këtë platformë. Duhet një përballje e fortë me këtë aktualitet”, tha Nishani.
Rikthimi i Nishanit në politikë mund të konsiderohet si një ndër lajmet më të rëndësishme që pas shpalljes së Pavarësisë.
/a.meta