• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nishani i kërkon ndihmë Bullgarisë për integrimin në Bashkimin Europian

by Java News
06/10/2015 19:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Bujar Nishani gjatë vizitës në Bullgari është  takuar me Kryeministrin bullgar Boyko Borissov, të cilit i ka kërkuar ndihmë për integrimin në Bashkimin Europian, pasi sipas tij “eksperienca që Bullgaria ka fituar gjatë anëtarësimit në Bashkimin Evropian do ta ndihmonte shumë Shqipërinë që të ecte më shpejt në këtë drejtim”shprehet kreu i shtetit.

Ndërsa kryeministri bullgar Borissov shprehu mbështetjen e tij dhe të Bullgarisë për Korridorin 8, duke e konsideruar atë si një korridor shumë të rëndësishëm për zhvillimin jo vetëm të tre vendeve nga ai kalon, Shqipëri, Maqedoni dhe Bullgari, por edhe të të gjithë rajonit, duke përfshirë edhe vende të tjera jashtë tij. “Ndërtimi i Korridorit multimodal 8 duhet të jetë një prioritet për qeveritë tona.” – u shpreh Kryeministri Borissov.

Presidenti Nishani shprehu besimin se me vullnetin politik që të dy vendet kanë, bashkëpunimi në të ardhmen do të jetë më intensiv dhe më konkret veçanërisht në aspektin ekonomik, ku një vëmendje e veçantë mund t’i kushtohet bashkëpunimit në fushën energjetike, të bujqësisë, turizmit, infrastrukturës, etj.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan organizimin, në kuadrin e vizitës zyrtare të Presidentit Nishani në Bullgari, të Forumit të Përbashkët Ekonomik Bullgari-Shqipëri, duke theksuar se aktivitete e forume të tilla i sjellin më afër përfaqësuesit e bizneseve të të dy vendeve.

Gjatë bisedës, vëmendje iu kushtua edhe çështjes së emigracionit nga vendet në konflikt si dhe rreziqet nga terrorizmi dhe ekstremizmi ndërkombëtar.

Next Post

E dhunonte nusja, merret në mbrojtje 73-vjeçarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com