• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nishani e lëshon fare fantazinë: Në PS flitej se Xhafaj e Tahiri po komplotonin që t’i zinin vendin Ramës!

by Java News
27/10/2018 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti Bujar Nishani tregon një tjetër version se çfarë ka ndodhur brenda Partisë Socialiste që solli dorëheqjen e Fatmir Xhafajt, nje variant ku pa frike mund te thuash se eshte nje fantazi pa fre ne politike. Duke iu referuar aludimeve për një luftë të brendshme në PS, ai tha në News24 se në bazën e PS ka qarkulluar zëra se Xhafaj, Tahiri dhe të tjerë po komplotojnë kundër Edi Ramës. Ai u shpreh se kjo është një mendësi e përhapur nga Rama me qëllim justifikimin e shkarkimit. Nishani tregoi dhe mënyrën e vetme sipas tij që situata të normalizohet.

“Unë jam qytetar i këtij vendi dhe nuk ndihem mirë kur jo vetëm unë por edhe fqinjët tanë tregojnë se modeli i komunikimit në Shqipëri i ngjan një kupole të mafies. Pra është shantazhimi i njëri-tjetri përmes materialeve kompromentuese. Këto janë materiale të aferave të rënda sepse të gjitha aferat e bëra publike deri sot konvertojnë në një kanal të vetëm, politikë me grupe kriminale. Kryeministri e ka sjellë situatën në modelin më të zi të mundshëm. Ka vetëm një mundësi që të rregullojë sado pak nga kjo katrahurë që ka bërë, të largohet sa më parë që Shqipëria të bëjë kthesën e madhe dhe të fillojë rrugën drejt normalizimit.
Ka rreth dy muaj që në bazën socialiste po flitet që Xhafaj, Tahiri e të tjerë po komplotojnë kundër Edi Ramës dhe kryeministri i ardhshëm do ishte Xhafaj. Po mendoj se është një mendësi e përhapur nga Rama që kur të vinte puna të thoshte se hoqëm se po komplotonte kundër kryeministrit.
Steka tani është tek kryeministri. Ka vetëm një mundësi të shpëtojë nga ajo katrahurë që ka bërë. Pasi i kanë ikur dy ministra të brendshëm i është vërtetuar katërcipërisht blerja e votës nga grupet kriminale atëherë ku njeri duhet sa më parë të largohet. Nëse nuk e bën është mision i opozitës t’i prijë një aksioni qytetar për ta larguar”, deklaroi Nishani.
Ai theksoi se modeli i qeverisjes, është një model që e ka sjellë vendin në kaos dhe do e çojë në greminë. Nëse kryeministri nuk largohet në këtë situatë që i ka sjellë Shqipërisë atëherë presioni qytetar duhet ta detyrojë atë të largohet dhe t’i hapë rrugën njerëzve të përgjegjshëm.
“Krimi ekziston bashkë me shoqërinë. Por ka një dallim thelbësor. Nëse deri para kësaj qeverisje krimi kishte frikë nga shteti, i fshihej shtetit, i cili e godiste herë me sukses e herë pa sukses sot është krimi që e përcakton në cilin drejtim duhet të ecë shteti”, u shpreh ish-presidenti.

ma.me

Next Post
FOTOT/ Kaninë, digjen disa sipërfaqe pyjore, zjarri dyshohet i qëllimshëm

FOTOT/ Kaninë, digjen disa sipërfaqe pyjore, zjarri dyshohet i qëllimshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In