Sot 25 vite pas rrëzimit të sistemit diktatorial, Shqipëria është ende larg asaj që ëndërronin veprimtarët e demokracisë sipas Presidentit të Republikës Bujar Nishani.
Kreu i shtetit ishte i pranishëm në një aktivitet mbajtur me rastin e 25-vjetorit të rrëzimit të sistemit komunist, ku gjatë fjalës së mbajtur theksoi se nevojiten ende shumë reforma.
“Ëndrrat e përbashkëta dhe aspiratat për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Kemi ende shume punë për të bërë, shumë reforma të dhimbshme, të domosdoshme për të kryer, shumë djersë dhe mund nëse duam që ky vend të bëhet. Shqipëria ta ngrejë kokën me krenari dhe dinjitet”, tha Kreu i Shtetit.