• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nishani dhe Meta homazhe te Zyrat e BE-së: Bashkë kundër terrorizmit

by A R
24/03/2016 17:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Bujar Nishani dhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i kanë dënuar aktet e terroriste që tronditën Brukselin.

Pas homazheve dhe nënshkrimit në Librin e Ngushëllimeve për viktimat e akteve terroriste në Bruksel në zyrën e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë,  Presidenti e quajti akt barbar, sulmin terrorist të disa ditëve më parë në aeroportin dhe metronë e Brukselit.

Sipas tij, këto akte, lëndojnë pa masë, po kurrsesi nuk mund të trembin civilizimin e Europës.

“Akte të tilla barbare nuk e pengojnë civilizimin e Evropës. Ne jemi të vendosur për të qenë krah aleancës për të luftuar terrorizmin”, tha Nishani.

“Konfirmova vendosmërinë e Shqipërisë për të qenë pranë aleancës Evropiane në luftën kundër terrorizmit, duke garantuar jo vetëm këtë angazhim por edhe shpirtin Evropian shqiptar. Dhimbja është një element që na bashkon të gjithëve por jemi të bindur për ta përballuar së bashku. Asnjë akt i tillë terrori nuk do të na lëkundë në frymën e civilizimit”, u shpreh ai.12900045_10153312791611364_1550327242_n

Nishani garantoi se Shqipëria nuk rrezikohet nga asnjë sulm terrorist, dhe se Këshilli i Sigurisë është mbledhur për të ndarë informatat me aleatët për të vijuar luftën kundër terrorizmit. I pyetur për aktualitetin politik në vend, Presidenti Nishani tha se “roli i Presidentit është i mirëpërcaktuar në Kushtetutë dhe veprimtaria e tij në krye të shtetit do të ti përmbahet gjithnjë shinave të Kushtetutës”.

Në homazhe ishte i pranishëm dhe Kreu i Kuvendit, Ilir Meta.

Ai u shpreh se të bashkuar mund të mposhtim terrorizmin, teksa e cilësoi sulmin në Bruksel, si një sulm ndaj gjithë shoqërisë europiane.

“Sulmi terrorist në Bruksel është i papranueshëm. Ai godet të gjithë shoqërinë civile Europiane dhe u shfaq në zemër të Europës. Ne duhet të jemi të bashkuar për ta mposhtur terrorizmin”, u shpreh Meta në të dalë të homazheve.

Next Post

Kuba, një leksion për sistemin shëndetësor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pesë persona tentojnë ta shpëtojnë, publikohet momenti kur pitbulli tërheq zvarrë gjatë kafshimit vogëlushen 4-vjeçare

Pesë persona tentojnë ta shpëtojnë, publikohet momenti kur pitbulli tërheq zvarrë gjatë kafshimit vogëlushen 4-vjeçare

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In