Presidenti i Republikës Bujar Nishani firmosi dekretet për emërimin e 7 prokurorëve të rinj të propozuar nga Kryeprokurori Adriatik Llalla.
Por, mes emrave të dekretuar, nuk figuron ai i Bledar Valikaj, bashkëshorti i Ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin Ermonela Felaj.
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, propozoi te Presidenti Bujar Nishani dekretimin e nëntë oficerëve të Policisë Gjyqësore për prokurorë në prokuroritë e
rretheve Dibër, Sarandë, Mat, Pukë, Tropojë, Kurbin, Gjirokastër, Kukës dhe Krujë.
Por, sot pas 3 ditësh shqyrtim nuk u pranua dekretimi i emrit të bashkëshortes së ministres dhe një tjetër oficeri të Policisë Gjyqësore.
Ja prokurorët e rinj
Sarandë – Elidon Hysenaj
Tropojë – Erjon Shqarri
Gjirokastër – Emror Kasaj,
Pukë – Gëzim Çopa
Dibër – Urim Buci
Mat – Alma Bramo
Krujë – Mirela Kapo
Për postet në 9 prokurori kanë konkurruar 49 kandidatë.
Këshilli ka propozuar listën me emrat e 9 kandidatëve që kanë marrë pikët më të lartë në dy fazat e testimit.
Të propozuarit ishin shumica nga Njësia e Specializuar Task Forcë në Prokurorinë e Tiranës, si dhe oficerë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe kishin mbi 10 vite eksperiencë pune.