• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nishani: Basha po përdor Berishën për të harruar humbjen pasi dështoi në mënyrë spektakolare

by Java News
08/09/2021 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Transparenca mbi fatin e Sali Berishës është detyrimi që Lulzim Basha ka ndaj partisë dhe elektoratit, ndaj dhe zërat që paralajmërojnë rrezikun e përçarjes së PD-së nuk e bindin Bujar Nishanin.

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar, i larguar para kohe nga kjo detyrë për shkak të kritikave që shprehu ndaj kryetarit Basha, shpjegon për A2 CNN se Partisë Demokratike i kanoset një rrezik më i madh:

“Mua nuk më shqetëson impakti i një individi, por largimi gjithmonë e më shumë i elektoratit dhe mungesa gjithmonë e më shumë e elektoratit tek Partia Demokratike”, tha ai.

Në një intervistë për A2 CNN, Nishani është i mendimit se Basha po shfrytëzon edhe përplasjen e Sali Berishës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të larguar vëmendjen nga disfata e 25 Prillit:

“Duke qenë se dështoi në formë spektakolare, dëshiron që të largojë vëmendjen”.

Sipas tij, kjo i shkon për shtat edhe kryeministrit Edi Rama: “Rama ka si interes të ketë një opozitë të dobët”.

I pyetur mbi zgjedhjen e Mark Markut për t’u larguar nga partia me qëllim që opozitarizmin ta fokusonte kundër qeverisë Rama, Nishani shpjegon ku ndahet me ish-drejtuesin politik të Lezhës, që gjithashtu nuk i kurseu kritikat ndaj Bashës: “E keqja është qeveria, por që të largohet ajo duhen mekanizma, dhe mekanizmat mungojnë”.

Nuk preferon të komentojë ekipin e zgjedhur nga Basha për opozitën përballë Ramës, duke nënvizuar se më të rëndësishme se emrat janë parimet, ndërsa lëvizjet në kampin kundërshtar i sheh si taktika të kryesocialistit në funksion të manipulimit të zgjedhjeve të ardhshme.

/m.j

Next Post
Mbërrin avioni i dytë me afganët në Rinas

Xhaçka: Do ishim të kënaqur nëse afganët do të qëndronin përgjithmonë në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Haxhiu nis vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, pritet me ceremoni nga homologu i saj

Haxhiu nis vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, pritet me ceremoni nga homologu i saj

October 27, 2026
Holanda tërhiqet nga Eurovision 2027 për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

Holanda tërhiqet nga Eurovision 2027 për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

October 27, 2026
EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, raportohet për një person të plagosur, dërgohet me urgjencë drejt spitalit! (FOTO)

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, raportohet për një person të plagosur, dërgohet me urgjencë drejt spitalit! (FOTO)

October 27, 2026
Lufta e ngushtë mes Kane dhe Mbappe, ja sa pikë e ndanë fituesin e Topit të Artë me yllin e Francës!

Lufta e ngushtë mes Kane dhe Mbappe, ja sa pikë e ndanë fituesin e Topit të Artë me yllin e Francës!

October 27, 2026
Dyshohet se ua shiste protestuesve të maskuar, zbulohet magazina me lëndë piroteknike te “Tregu Çam”! Në pranga 51-vjeçari, Policia ndan detajet (VIDEO)

Dyshohet se ua shiste protestuesve të maskuar, zbulohet magazina me lëndë piroteknike te “Tregu Çam”! Në pranga 51-vjeçari, Policia ndan detajet (VIDEO)

October 27, 2026
Parandalimi i një lufte të re në Lindjen e Mesme, vendet e Paktit të Mekës zhvillojnë bisedime me Iranin

Parandalimi i një lufte të re në Lindjen e Mesme, vendet e Paktit të Mekës zhvillojnë bisedime me Iranin

October 27, 2026
U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive!

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive!

October 27, 2026
Çipat e inteligjencës artificiale trefishojnë rritjen ekonomike të Koresë së Jugut në tremujorin e tretë

Çipat e inteligjencës artificiale trefishojnë rritjen ekonomike të Koresë së Jugut në tremujorin e tretë

October 27, 2026
Hetimi i tregut të fruta-perimeve/ Gjashtë kompani ndanë 150 milionë euro, “fiksuan çmimet”

Zbulohet “Paketa fiskale 2027”: Ulet në 6% TVSH-ja për ushqimet, rritet për mallrat e tjera dhe turizmin!

October 27, 2026
Zjarri në fabrikën e armëve, Rumania zbulon rrjetin e sabotazhit të koordinuar nga Rusia

Zjarri në fabrikën e armëve, Rumania zbulon rrjetin e sabotazhit të koordinuar nga Rusia

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In