• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nishani: 2 korriku ’90, dita kur shqiptarët vranë frikën

by
02/07/2015 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në kuadër të përkujtimit të 25-vjetorit të ngjarjeve të 2 korrikut 1990, priti sot një takim të veçantë, ish-të Ngarkuarin me Punë ad interim të Ambasadës së Republikës Federale Gjermane në Tiranë në vitet 1987-1990, Dr. Werner Daum, i cili ka qenë edhe një prej dëshmitarëve më të ndjeshëm dhe aktivë të hyrjes së disa mijëra qytetarëve shqiptarë në Ambasadën gjermane në Tiranë korrik 1990.

Presidenti Nishani duke iu referuar 25-vjetorit të ngjarjeve të 2 korrikut ’90, shprehu mirënjohjen për rolin dhe kontributin personal të Dr. Daumit dhe të shtetit gjerman, në hapjen e dyerve për qytetarët e parë shqiptarë që përmes aktit të tyre të guximshëm refuzuan regjimin më të egër komunist në Evropë.
“Përkujtimi i ngjarjeve të 2 korrikut 1990, përbën për ne shqiptarët sot një moment shumë rëndësishëm refleksioni. Hyrja e shqiptarëve në Ambasadat e huaja në Tiranë ishte një goditje e rëndë për regjimin. Përmes këtij akti, mijëra shqiptarë vranë frikën dhe refuzuan publikisht izolimin dhe regjimin komunist. Ata u bënë dallëndyshet e para që lajmëruan afrimin e lirisë të cilën ne shqiptarët gëzojmë sot”, u shpreh Kreu i Shtetit.

Presidenti shprehu gjithashtu mirënjohjen për Gjermaninë dhe popullin gjerman për inkurajimin e proceseve demokratike në Shqipëri, por edhe për ndihmën e gjithanshme që i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve që nga momentet e vështira e dramatike të vitit 1990 e në vijim.

“Në vitin 1990, shqiptarët kishin nevojë për inkurajim dhe kjo iu ofrua nga Gjermania. Në vetëm pak muaj, ngjarjet e korrikut u pasuan nga demonstrata e studentëve e 8 dhjetorit 1990. Ajo demonstratë goditi rëndë regjimin dhe e mbështetur masivisht nga populli shqiptar, imponoi proceset dhe ndryshimet demokratike në Shqipëri.”, theksoi Presidenti Nishani.

Nga ana e tij, Dr. Daum u shpreh se ‘ajo çka unë pashë në Shqipëri, në atë kohë, ishte se njerëzit kërkonin ndryshim dhe e konsiderova si një detyrim të madh inkurajimi i tyre dhe që ai regjim i tmerrshëm të merrte fund njëherë e mirë dhe njerëzit të ishin të lirë”.

Një mirënjohje të veçantë, Presidenti Nishani gjatë takimit e shprehu edhe për mbështetjen që Gjermania po i jep Shqipërisë në procesin e integrimit evropian të vendit.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit e përgëzoi Dr. Daumin edhe për angazhimin e tij personal në promovimin e kulturës dhe të historisë së Shqipërisë, përmes publikimeve, librave dhe kurimit të ekspozitave të veçanta për historinë dhe artin shqiptar.

Next Post

Interi merr mbrojtësin Montoya

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
Tubim kundër Berishës në SHBA, protestuesi: Është ‘non grata’ për shqiptarët e Amerikës, jemi sulmuar e kërcënuar

Tubim kundër Berishës në SHBA, protestuesi: Është ‘non grata’ për shqiptarët e Amerikës, jemi sulmuar e kërcënuar

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com