• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nisën sms-të anonime”/ Rama: S’duhet të mërziteni pse merren në punë demokratët. Jemi partia e të gjitha anëve

by Java News
27/11/2023 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste në Vlorë, kryeministri Edi Rama deklaroi se socialistët e vërtetë nuk duhet të mërziten pse merren në punë demokratët, kur këta të fundit janë të zotë.

Ai theksoi se Partia Socialiste është partia e të gjitha anëve për 1001 arsye dhe nuk është lëkundur kurrë për shkak të interesit.

“Kush është socialist vërtetë socialist, nuk duhet të mërzitet pse demokratët merren në punë kur janë të zotë patjetër. Tani kanë votuar për atë se janë demokratë. Fakti që nuk votojnë më për atë është merita jonë apo jo? Për këtë arsye është shumë e vjetër dhe e pakuptimtë të merremi me këtë pjesë.

Ndërkohë, ana tjetër është që pas kaq shumë vitesh qeveri në Vlorë nuk është se i kemi marrë hakun dikujt. Sigurisht që ka pasur njerëz që nuk e kanë merituar me punën e tyre atë besim që i është dhënë dhe këta njerëz duhet të vihen përpara përgjegjësisë.

Ne nuk jemi thjesht një parti e një ane më. Ne jemi partia e të gjitha anëve për 1001 arsye. Ne jemi e vetmja parti që në lindje të saj nuk është lëkundur kurrë për shkak të interesit. Edhe sigurisht jemi një parti që çdo shqiptar që vjen pavarësisht se nga vjen e ka derën e hapur. Të gjitha këto do t’i diskutojmë më 8 dhjetor në Kongresin e Partisë”, tha Rama.

Gjatë Asamblesë së Përgjithshme sot në Vlorë, ndër të tjera Edi Rama iu drejtua mbështetësve të tij duke u thënë se nuk duhet ta pyesin më se përse kreu i kësaj Bashkie, Ermal Dredha, merr në punë mbështetës të PD.

Sipas Ramës, nëse ata janë të aftë në punën dhe kontributin e tyre, atëherë nuk duhet të ketë asnjë pikëpyetje dhe nuk duhet hequr mundësia për të punuar në administratë, edhe pse kanë votuar PD.

“Marr ca sms anonime, i kishin harruar ca kohë, tani i filluat prapë. Në këto sms anonime më thonë pse Ermali kërkon të marrë në parti demokratë. Kush i bën këto sms e ka gabim, dhe Ermali ka të drejtë, në parim flas. Nuk duhet të mërziten pse demokratët merren në punë kur janë demokratë. Për këtë arsye është shumë e pakuptimtë që të merremi më këtë pjesë.

Ana tjetër është që për hir të së vërtetës, pas kaq vitesh në qeveri, s’besoj se ka mbetur njeri pa i dhënë hakun. Sigurisht ka pasur njerëz, dhe mund të ketë akoma që nuk e kanë merituar me punën e tyre atë besim që u është dhënë, dhe këta njerëz duhet të vihen para përgjegjësisë. Por ndarjen socialistë dhe demokratë kur vjen puna te kontributi që gjithsecili mund të japë në një bashki, askush nuk duhet ta bëjë”, tha ai./m.j

Next Post
111 pemë nga 111 nxënës në 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Veliaj: Sot patriot është ai që kontribuon për qytetin…!

111 pemë nga 111 nxënës në 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Veliaj: Sot patriot është ai që kontribuon për qytetin...!

Comments 1

  1. Leka says:
    2 years ago

    Partite ndahen nga idete dhe programmet dhe eshte nocion i ri ne politiken boterore. shprehja se PS eshte parti e te gjitha aneve.Mos harro se votat ti I more nga socialistet dhe jo nga te gjitha anet ,por pushteti te kerkon te gjitha anet

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump sulmon Melonin për qëndrimin ndaj Iranit: Marrëdhënia jonë ka ndryshuar

Trump sulmon Melonin për qëndrimin ndaj Iranit: Marrëdhënia jonë ka ndryshuar

April 15, 2026
Mediat: SHBA dhe Irani shumë pranë marrëveshjes kornizë për t’i dhënë fund luftës

Mediat: SHBA dhe Irani shumë pranë marrëveshjes kornizë për t’i dhënë fund luftës

April 15, 2026
SPAK mbyll hetimet për një fraksion të dosjes “Toyota Yaris”

EMRAT/ Kush janë 3 të arrestuarit nga SPAK që trafikuan 7.5 tonë kokainë drejt Europës

April 15, 2026
Stërvitje e përbashkët ushtarake Shqipëri-SHBA me dronë “Puma” në Bizë

Stërvitje e përbashkët ushtarake Shqipëri-SHBA me dronë “Puma” në Bizë

April 15, 2026
SPAK godet një grup të strukturuar kriminal ndërkombëtar, sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro

SPAK godet një grup të strukturuar kriminal ndërkombëtar, sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro

April 15, 2026
Ishte duke peshkuar, humb jetën një person në Lezhë, dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike

Ishte duke peshkuar, humb jetën një person në Lezhë, dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike

April 15, 2026
Akt-akuza me zë të lartë

Akt-akuza me zë të lartë

April 15, 2026
Trump sulmon sërish Papa Leoni XIV: A mund t’i thotë dikush se Irani ka vrarë 42 mijë protestues të pafajshëm?

Trump sulmon sërish Papa Leoni XIV: A mund t’i thotë dikush se Irani ka vrarë 42 mijë protestues të pafajshëm?

April 15, 2026
“Më lër të digjem me gjithë shtëpi”, flet zjarrfikësi që rrezikoi jetën për të nxjerrë një grua të bllokuar në pallatin që u dogj!

“Më lër të digjem me gjithë shtëpi”, flet zjarrfikësi që rrezikoi jetën për të nxjerrë një grua të bllokuar në pallatin që u dogj!

April 15, 2026
Reduktimi me 40% i autobusëve, PD: Tirana në prag paralize, autoritetet po heshtin

Reduktimi me 40% i autobusëve, PD: Tirana në prag paralize, autoritetet po heshtin

April 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In