Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka postuar një video ku tregohet heqja e pemëve nga sheshi Skënderbej, me atë të një makinerie të posaçme. Pemët e hequra prej aty do të rimbillen në vende të tjera në kryeqytet.
“Nisëm zhvendosjen e pemëve te sheshi Skenderbej me anë të një makinerie që kujdeset për të mos i dëmtuar. Pasi lëvizen, pemët mbillen sërish te Kopshti Botanik, te Liqeni Artificial ose në rrugët ku ka nevojë.
Shiko këtë video për të mësuar më shumë”, shkruan Veliaj.