Ka nisur sot viti i ri akademik 2015-2016 në të gjitha Universitetet publike dhe private të vendit. Këtë vit, qeveria shqiptare ka miratuar 18,986 kuota për 289 programe studimi në të cilat kanë aplikuar 29,168 kandidatë.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla , e pranishme në aktivitetin në sallën “Liria”, Qyteti Studenti, me rastin e çeljes së vitit të ri akademik 2015-2016, teksa i uroi të gjithë studentëve dhe pedagogëve për një vit të ri sa më të suksesshëm vuri theksin tek reforma në arsimin e lartë.
Sipas Ministres, ligji i ri i arsimit të lartë, do të zgjerojë edhe më tej autonominë e universiteteve.