• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis verifikimi mbi tenderin me dokumente amerikane “të falsifikuara”

by Java News
07/12/2018 13:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e Unazës së Madhe, të cilët rrezikojnë të humbasin shtëpitë dhe pronat pa dëmshpërblim ose me dëmshpërblime me çmime shumë më të ulëta se sa tregu duket se nuk kanë humbur kohë pas publikimit në emisionin Të Paekspozuarit në News 24 të fakteve që sugjerojnë një rast falsifikimi dokumentesh dhe përdorimi dokumentesh të falsifikuara për fitimin e një nga tre tenderët kontrovers të Unazës.

Një zyrtar i Prokurorisë së Përgjithshme i tha BIRN të premten se banorët kanë dorëzuar një kallëzim të ri në lidhje me rastin dhe se prokuroria “ka nisur verifikim”.

Prokuroria e Përgjithshme është kritikuar disa herë gjatë muajve të fundit për qëndrim inaktiv ndaj akuzave publike për manipulime tenderësh apo shkelje të ndryshme të qeverisë dhe fakti që verifikimi i nisur së fundmi erdhi pas kallëzimit nga banorët dhe jo me nismë të vetë prokurorëve është gjithashtu tregues për inaktivitet.

Gjithsesi, prokurorët do të duhet të verifikojnë nëse dokumentet e përdorura nga kompania DH Albania janë me të vërtetë të falsifikuara dhe nëse po, kush është personi apo personat që fshihen pas kompanisë që u akuzua që një muaj më parë nga opozita si një kompani fantazmë me përfitues të panjohur.

Mbrëmjen e së enjtes, emisioni Të Paekspozuarit në News 24 publikoi [link] një përgjigje nga autoritetet amerikane, e cila tregon se dokumentet e pjesëmarrjes në tender të kompanisë HD Albania janë të falsifikuara.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili javë më parë kundërshtoi akuzat e opozitës për manipulim të tenderit duke pretenduar se gjithçka ishte sipas rregullave dhe ligjeve, u detyrua të premten më 7 dhjetor të njoftojë pezullimin e lotit 1 nga tre lotet e punimeve të shumëdebatuara të unazës duke argumentuar vendimin me nevojën e verifikimit të vërtetësisë së dokumenteve të publikuara nga emisioni “Të Paekspozuarit”.

Nisja e “verifikimeve” nga ana e Prokurorisë është vetëm hapi paraprak në procesin e një dosjeje penale.

/a.r

Next Post
Veliaj: Paketa për të bërë biznes, një nga më tërheqëset

Veliaj: Paketa për të bërë biznes, një nga më tërheqëset

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In