Ai tha se 40 nga 59 përdoruesit e shtëpisë ishin vaksinuar, së bashku me dhjetë nga rreth 40 punëtorë, duke përfshirë edhe atë, raporton AP.
Personi i parë që mori vaksinën ishte 101-vjeçarja, Edith Kwoizalla. Në konferencën e sotme për shtyp, Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn tha se vaksina është thelbësore për t’i dhënë fund pandemisë dhe për të kthyer jetën në normalitet.
Ndryshe, të parët në listë për marrjen e vaksinës janë personat më të vjetër se 80 vjeç dhe njerëzit që janë më të rrezikuar.