• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis vaksinimi i operatorëve turistikë në Durrës, Gjirokastër dhe Vlorë/ Interes i lartë nga punonjësit e hotelerisë

by Java News
17/04/2021 13:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka nisur këtë të shtunë vaksinimi i operatorëve turistikë në Durrës, Vlorë, Shkodër dhe Gjirokastër, kundër koronavirusit. Vetëm ditën e sotme, në Durrës janë regjistruar 450 persona nga personeli i hoteleve dhe restoranteve, të cilët do të marrin vaksinën kineze Sinovac. Procesin e ndoqi edhe kryeministri Edi Rama, i shoqëruar edhe nga ministrja e shëndetësisë Manistirliu. Ndërkohë, ditën e nesërme pritet të fillojë vaksinimi i operatorëve turistikë edhe në Kukës, ndërsa të hënën në Krujë.

Kryetari i Shoqatës së Operatorëve turistikë i Durrësit, Eduart Xhepa e vlerësoi nisjen e vaksinimit të operatorëve turistikë, ndërsa tha se kjo do të rrisë numrin e turistëve. Ai i kërkoi kryeministrit që operatorët turistikë të pajisen me certifikatat e vaksinimit pasi kjo, sipas tij  do ti shërbejë turistëve të huaj që të frekuentojnë resortet shqiptare

“Kjo është gjëja kryesore që ne kemi kohë që e kërkonim. Një gjë shumë e mirë sepse kemi patur kërkesa të vazhdueshme nga partnerët ndërkombëtar dhe turistët vendas. Industria e turizmit është një nevojë e domosdoshme sepse stafet e strukturave turistike janë në kontakt direkt me klientin dhe është domosdoshmëri që klienti të ndjehet i sigurt. Kjo do ndihmoj në rritjen e numrit ët turistëve në këtë sezon që ne mezor e presim për të mbuluar dhe humbjet që kemi patur. Kjo do të ketë një efekt shumë pozitiv. Personeli e ka mirëpritur vaksinimin dhe janë të gatshëm për t’u mbrojtur nga ky virus”, tha ai.

Vaksinimi i operatorëve turistikë vjen pas kërkesës së vetë këtyre të fundit, për të patur një sezon veror të lehtësuar. Procesi i vaksinimit në vend vijon me ritme të shpejta, ndërsa deri në fund të majit objektivi është që të vaksinohen gjysmë milioni shqiptarë, që do të lehtësonte edhe më tej situatën e me COVID me në vend. Vetë kryeministri Edi Rama është shprehur se ky sezon veror mund të jetë pa masa kufizuese.

Ditën e djeshme u kryen 10.134 vaksinime duke e çuar numrin total të personave të vaksinuar në vend në 314.622, ndërsa këto dy ditë pritet të vijnë 90.800 doza të AstraZeneca.

Vaksinimi masiv po vijon me të moshuarit mbi 60 vjeç ku prioritet kanë të sëmurët kronik, stomatologët, farmacistët, arsimtarët në shkollat private, edukatorët, punonjësit e rendit dhe punonjës të medias. Aktualisht në vendin tonë janë duke u përdorur vaksina Pfizer, AstraZenca, vaksina ruse Sputnik V dhe ajo kineze Sinovac.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shuhet në moshën 76-vjeçare mjeku Ylli Ziçishti, ish-deputet i PS në 2013-2017

Shuhet në moshën 76-vjeçare mjeku Ylli Ziçishti, ish-deputet i PS në 2013-2017

November 26, 2026
Ndryshojnë dëshmitë për rastin e kryebashkiakut Shkreli/ SPAK: Dy dëshmitarë mohuan në gjyq presionin për vota

Korrupsion në zgjedhje, GJKKO dënon me punë në komunitet kryebashkiakun e Vaut të Dejës

November 26, 2026
Tirana përkujton 114-vjetorin e ngritjes së flamurit, Vorpsi: Paraardhësit tanë patën kurajën për të ndryshuar rrjedhën e historisë

Tirana përkujton 114-vjetorin e ngritjes së flamurit, Vorpsi: Paraardhësit tanë patën kurajën për të ndryshuar rrjedhën e historisë

November 26, 2026
Konferenca BE-Ballkani Perëndimor, ambasadorja De Sousa: Investimet në rajon forcojnë konkurrueshmërinë dhe prosperitetin e Evropës

Konferenca BE-Ballkani Perëndimor, ambasadorja De Sousa: Investimet në rajon forcojnë konkurrueshmërinë dhe prosperitetin e Evropës

November 26, 2026
Dorëheqja e kreut të AKEP futet në rendin e ditës në Kuvend, komandohet në detyrë anëtari më i vjetër

Dorëheqja e kreut të AKEP futet në rendin e ditës në Kuvend, komandohet në detyrë anëtari më i vjetër

November 26, 2026
Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi kërkon shtyrjen e afatit të komisionit, Balla: Pas datës 30 nuk ka më zgjatje

Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi kërkon shtyrjen e afatit të komisionit, Balla: Pas datës 30 nuk ka më zgjatje

November 26, 2026
Kuvend, Balla: PD të bashkohet me PS për integrimin në BE. E keni kthyer partinë në fabrikë prodhimi molotovësh

Kuvend, Balla: PD të bashkohet me PS për integrimin në BE. E keni kthyer partinë në fabrikë prodhimi molotovësh

November 26, 2026
Konferenca e Investimeve, Hoxha: Anëtarësimi në BE nuk është ceremoni diplomatike, por transformim i përditshëm

Konferenca e Investimeve, Hoxha: Anëtarësimi në BE nuk është ceremoni diplomatike, por transformim i përditshëm

November 26, 2026
Tritoli në Lezhë, pronarja dhe djali i saj i mitur ndodheshin në banesë, autori u filmua nga kamerat

Tritoli në Lezhë, pronarja dhe djali i saj i mitur ndodheshin në banesë, autori u filmua nga kamerat

November 26, 2026
Balla thirrje PD: Të miratojmë ligjin për financimin e partive. Dakord që numërimi të bëhet në qendrat e votimit

Balla thirrje PD: Të miratojmë ligjin për financimin e partive. Dakord që numërimi të bëhet në qendrat e votimit

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In