• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nis testimi për 544 punonjës socialë, Klosi: Kush nuk kalon testin, s’ka punë

by
02/10/2015 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka nisur sot në Tiranë testimi i të gjithë punonjësve socialë që shërbejnë në të gjitha qendrat rezidenciale, të cilat ofrojnë shërbim për të gjitha kategoritë, që nga fëmijët, njerëzit me aftësi të kufizuara dhe deri te mosha e tretë. Procesi ka nisur sot në orën 09:00 të mëngjesit dhe ai është ndjekur nga afër edhe nga vetë ministri Blendi Klosi. Në një deklaratë për mediat, ai ka theksuar se ky testim synon që të identifikojë pikërisht ata punonjës socialë që kanë aftësi të mjaftueshme për t’iu ofruar shërbim kategorive shoqërore që kanë nevojë për përkujdesje. “Sot është 2 tetori, Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës dhe ne jo më kot kemi zgjedhur këtë ditë për të realizuar atë që premtuam pas ngjarjes së Shkodrës, për të testuar të gjithë personelin në të gjitha qendrat rezidenciale, për të parë aftësitë e tyre në funksionim të detyrës që duhet të kryejnë. Ajo që ndodhi në Shkodër nuk mund të themi që ishte as e para dhe as e fundit, por me testimin e sotëm ne synojmë t’iu ofrojmë qytetarëve në nevojë, grupeve shoqërore me problematika, atyre që kanë nevojë për dorën e shtetit, një shërbim më të kualifikuar”, – tha Klosi në fjalën e tij.

Gjithashtu, ai ka theksuar se të gjithë ata që nuk do arrijnë ta kalojnë testimin nuk do kenë më vend në qendrat e ofrimit të shërbimeve sociale, siç janë ato që përkujdesen për fëmijët, personat me aftësi të kufizuara apo edhe për personat e moshës së tretë. “Nëse testimi nuk del pozitiv, atëherë në bazë edhe të legjislacionit në fuqi, personeli që nuk kualifikohet mund të vazhdojë në sistemin tjetër, pra në atë të qytetarëve pa problematika, por në sistemin tonë ku kërkohet një shërbim më i specializuar, nuk mund të shërbejë dot”, – shtoi ministri.

Ndërkohë, për ata punonjës socialë që do ta kalojnë këtë provim, ai ka premtuar se do t’u nënshtrohen kualifikimeve të vazhdueshme në mënyrë që të përmirësojnë më tej aftësitë e tyre të shërbimit. “Pas këtij testimi, ata që do të ndihen të aftë për të shërbyer në këtë sistem do t’u nënshtrohen trajnimeve dhe kualifikimeve të vazhdueshme, pasi siç e thashë, është shumë e rëndësishme që të kemi nevojë për njerëz që dinë të japin shërbime për ato shtresa që kanë nevojë për përkujdesje”, – tha Klosi.

Testimit do t’i nënshtrohen në total 544 punonjës socialë, dhe ai do të kryhet në dy faza; me shkrim dhe me gojë. Sot po zhvillohet provimi me shkrim, ndërsa javës tjetër do të zhvillohet testimi me gojë.

Next Post

Motrat Dreshaj reklamojnë të pasmet (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abdixhiku çel fushatën me premtime të forta: Pensione mbi 300 euro dhe ngrirje të çmimit të energjisë për 3 vite

Abdixhiku çel fushatën me premtime të forta: Pensione mbi 300 euro dhe ngrirje të çmimit të energjisë për 3 vite

May 28, 2026
“Çështja Veliaj është më shumë politike sesa ligjore”, pedagogia: Vendimi i Gjykatës së Lartë bie ndesh me Kushtetuesen

“Çështja Veliaj është më shumë politike sesa ligjore”, pedagogia: Vendimi i Gjykatës së Lartë bie ndesh me Kushtetuesen

May 28, 2026
Shehi: Opozita ka nevojë për lidership të ri dhe lista të hapura

Shehi: Opozita ka nevojë për lidership të ri dhe lista të hapura

May 28, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

“S’është shenjë e mirë për drejtësinë”, avokati për vendimin ndaj Veliajt: Gjykata e Lartë ka vepruar në rrethana të paqarta

May 28, 2026
Rishikimi i arrestit me burg, 82% e shqiptarëve mbështesin Gjykatën e Lartë

Rishikimi i arrestit me burg, 82% e shqiptarëve mbështesin Gjykatën e Lartë

May 28, 2026
Rama: PS drejt një tjetër fitoreje të jashtëzakonshme në zgjedhjet e vitit të ardhshëm

Rama: PS drejt një tjetër fitoreje të jashtëzakonshme në zgjedhjet e vitit të ardhshëm

May 28, 2026
Rama nga Korça për 35-vjetorin e PS: Në maj 1996 socialistët u dhunuan me brutalitet nga qeveria e PD

Rama nga Korça për 35-vjetorin e PS: Në maj 1996 socialistët u dhunuan me brutalitet nga qeveria e PD

May 28, 2026
Aksident tragjik në Fier, humb jetën 37-vjeçari (EMRI)

Aksident tragjik në Fier, humb jetën 37-vjeçari (EMRI)

May 28, 2026
Departamenti amerikan i Drejtësisë nis hetim ndaj akuzueses së Trumpit

Departamenti amerikan i Drejtësisë nis hetim ndaj akuzueses së Trumpit

May 28, 2026
Ukraina falënderon Tiranën pas qëndrimit ndaj Rusisë: Vlerësojmë solidaritetin dhe mbështetjen

Ukraina falënderon Tiranën pas qëndrimit ndaj Rusisë: Vlerësojmë solidaritetin dhe mbështetjen

May 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In