Rreth 123 kandidatë për mjek i janë nënshtruar testimit për marrjen e licencës. Ky ishte një sezon i veçantë i kërkuar nga vetë studentët të cilët janë në përpjekjet e para për të nisur punë. Në një kohë kur numri i mjekëve që largohen nga vendi është mirë të ketë mjek të rinj që fitojnë të drejtën për të ushtruar profesionin e tyre. Testimi u realizua në ambientet e AKP-së ku dhe përgjigja për çdo kandidat jepej në moment.
Shumica e kandidatëve rezultuan fitues ndërkohë që për ata që dështuan në herën e parë kanë mundësi dhe katër herë të tjera, raporton “Scan”. Hyrja në provimin e licencës ka një kosto fillestare në 10 mijë lekë për herën e parë. Kosto kjo që rritet me 2 mijë lekë për çdo herë që rijepet si provim. Çdo kandidat ka të drejtë ta jap provimin deri në pesë herë, ku tarifa shkon në 20 mijë lekë dhe nëse dështon dhe herën e pestë e humbet përgjithmonë të drejtën e ushtrimit të profesionit.
ma.me