• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Nis takimi Kosovë – Serbi në Bruksel, qëndrimet e palëve

by Java News
01/02/2017 22:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kosova dhe Serbia po takohen sonte në Bruksel në nivel presidentësh e kryeministrash për herë të dytë brenda tetë ditësh, pas takimit të 24 janarit ku të dyja palët u pajtuan që të lënë tensionet prapa dhe të përqendrohen në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Para fillimit të takimit presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, tha se Beogradi është i gatshëm të bisedojë për të gjitha çështjet, por “nuk do të pranojë të flasë për njohjen e pavarësisë së Kosovës”.

“Është e qartë që për statusin e Kosovës kemi qëndrime krejtësisht të ndryshme: ata thonë se Kosova është e pavarur, ndërsa ne mendojmë se ajo është pjesë e pandashme e Serbisë, dhe nga kjo kurrë nuk do të heqim dorë”, tha presidenti serb.

Ai tha se pala serbe dëshiron të shoh zbatimin e marrëveshjes për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai tha se ato që Prishtina kërkon nga Beogradi, duhet t’ia japë edhe asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në pyetjen e gazetarëve nëse kjo do të thotë se Serbia do të kërkojë pavarësi për Asociacionin e komunave, meqë Prishtina konsideron Kosovën si shtet të pavarur, presidenti serb tha se “do të kërkojë pavarësi nga Prishtina. Nëse Prishtina mendon se mund t’i kryejë të gjitha punët e pavarur nga Beogradi, atëherë edhe asociacioni duhet të jetë i pavarur nga Prishtina”.

Kosova dhe Serbia nënshkruan në gusht të vitit 2015 marrëveshjen për asociacionin e komunave me shumicë serbe, që nxiti një krizë të thellë politike në Kosovë për shkaka të mospajtimeve të opozitës e cila e cilëson atë si goditje ndaj sovranitetit të Kosovës.

Prishtina thotë se asociacioni nuk do të ketë asnjë fuqi ekzekutive.

Takimi i së mërkurës synon të ulë më tej tensionet që pasuan ndërtimin e një muri në veriun e Mitrovicës, ndalimin e ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj në bazë të një urdhër arresti serb, ndërsa arritën një pikë të lartë më 14 janar kur Kosova ndaloi hyrjen e një treni të nisur nga Beogradi drejt Mitrovicës, me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Treni nxiti luftë fjalësh të ashpra ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por edhe shqetësimet e diplomatëve për rritjen e tensioneve ndërmjet të dyja vendeve.

Kosova e cilësoi trenin si një provokim të sovranitetit të saj, ndërsa Beogradi akuzoi Kosovën për dërgimin e njësive të posaçme të policisë në veriun e banuar me shumicë serbe dhe siç u tha nxitjen e konfliktit. Kjo shtyri zyrtarët evropian që të riaktualizojnë bisedimet në nivelin e lartë politik pas gati një viti. Më 24 janar, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, mblodhi në Bruksel të dyja palët, duke ju kërkuar jo vetëm uljen e tensioneve por edhe shmangien e retorikës nxitëse.

Në prill të vitit 2013 Kosova dhe Serbia arritën marrëveshjet e para për normalizimin e marrëdhënieve që përfshinte një gamë çështjesh, pas të cilave bisedimet kryesisht u zhvilluan për rrugët e zbatimit të saj, por nga 16 marrëveshje të nënshkruara, vetëm një e treta thuhet të jetë zbatuar.

Beogradi vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës që është shpallur nëntë vjet më parë me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian, por është përfshirë në bisedime me Kosovën në shkëmbim të afrimit me Bashkimin Evropian. Beogradi është i shqetësuar me mundësinë që në përfundim të bisedimeve atij t’i kërkohet njohja e Kosovës në këmbim të anëtarësimit.

Kosova ka nënshkruar marrëveshjen për stabilizim asociim me Bashkimin Evropian në këmbim të angazhimit në bisedime, por vazhdon të ketë e fundit në rajon në proceset integruese. Autoritetet përballen edhe me kundërshtimin e opozitës e cila shpreh shqetësimet se në bisedimet aktuale Kosova po humbë në sovranitetin e saj.

Next Post
Reforma në Drejtësi, Avokati i Popullit fton shoqërinë civile: Kandidoni!

Reforma në Drejtësi, Avokati i Popullit fton shoqërinë civile: Kandidoni!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tentoi të vetëmbytej në lumin Buna, forcat e policisë nxjerrin nga uji 59-vjeçaren në gjendje të rëndë

Tentoi të vetëmbytej në lumin Buna, forcat e policisë nxjerrin nga uji 59-vjeçaren në gjendje të rëndë

March 22, 2026
Irani paralajmëron hakmarrje pas ultimatumit të Trump

Irani paralajmëron hakmarrje pas ultimatumit të Trump

March 22, 2026
“Siguria kibernetike, Shqipëria në dhjetëshen e parë”/ Rama: Irani po na sulmon përditë, por tani pa asnjë sukses

“Siguria kibernetike, Shqipëria në dhjetëshen e parë”/ Rama: Irani po na sulmon përditë, por tani pa asnjë sukses

March 22, 2026
Arrestohet 35-vjeçari në Vlorë, policia i gjen në banesë fishekë dhe tritol

Arrestohet 35-vjeçari në Vlorë, policia i gjen në banesë fishekë dhe tritol

March 22, 2026
Helikopteri i Katarit rrëzohet në det, gjashtë të vdekur dhe një i zhdukur

Helikopteri i Katarit rrëzohet në det, gjashtë të vdekur dhe një i zhdukur

March 22, 2026
Sulm brutal në një spital në Sudan, 64 të vdekur, mes tyre 13 fëmijë

Sulm brutal në një spital në Sudan, 64 të vdekur, mes tyre 13 fëmijë

March 22, 2026
Rritja e kompensimeve për ushtarakët, Rama: Objektivi ynë, të rritet paga me 70% për efektivët

Rritja e kompensimeve për ushtarakët, Rama: Objektivi ynë, të rritet paga me 70% për efektivët

March 22, 2026
Trump paralajmëron NATO-n: Nëse nuk mbroni Ngushticën e Hormuzit do të keni të ardhme të keqe

Trump i jep Teheranit 48 orë afat për hapjen e Hormuzit, ose SHBA-ja do të “shkatërrojë” termocentralet e Iranit

March 22, 2026
Çmimi i karburantit, Rama: S’ka abuzime, monitorimi vazhdon! Ulëm akcizën për lehtësimin e shoferëve

Çmimi i karburantit, Rama: S’ka abuzime, monitorimi vazhdon! Ulëm akcizën për lehtësimin e shoferëve

March 22, 2026
“Shqipëria, rritje të qëndrueshme ekonomike”, Rama: Sa do të arrijë rritja në 2030-tën

“Shqipëria, rritje të qëndrueshme ekonomike”, Rama: Sa do të arrijë rritja në 2030-tën

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In