• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nis takimi “kokë më kokë”, Trump: Ursula po bën një punë të shkëlqyer për BE-në, por jo për ne

by E S
27/07/2025 19:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka nisur takimi i shumëpritur “kokë më kokë” mes presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe presidentit të SHBA-ve Donald Trump, për të zgjidhur mosmarrëveshjet mbi tarifat tregtare mes BE-së dhe SHBA-ve.

Gjatë këtij takimi, Trump u shpreh se marrëveshja me BE-në mund të jetë “më e madhja ndonjëherë”, por theksoi se ende mbeten disa pika për t’u sqaruar. Ai kërkoi që BE-ja të hapë tregjet për produktet amerikane, ndërsa përjashtoi sektorin farmaceutik nga çdo marrëveshje. Të dy liderët nënvizuan rëndësinë e partneritetit transatlantik, mes tensioneve dhe pritshmërive të larta.

Çështja e tarifave

“Do ta takoj Trump-in vetëm për të mbyllur marrëveshjen, jo për të diskutuar,” deklaroi dje Presidentja e Komisionit Evropian. Me të është edhe negociatori i BE-së, Maros Sefcovic. Presidenti amerikan, ndërkohë që luante golf në resortin e tij në Skoci, vlerësoi shanset për arritjen e një marrëveshjeje si “50-50”. “Do ta dimë brenda një ore,” tha ai në hapje të samitit, citon La Repubblica.

Sekretari amerikan për Tregtinë, Howard Lutnick, nga ana tjetër përjashtoi çdo shtyrje përtej 1 gushtit, datë kur do të hyjë në fuqi tarifa 30%. Një zgjidhje e mundshme është vendosja e një tarife të ndërsjellë prej 15%, por Uashingtoni kërkon që Evropa të tërhiqet nga taksa mbi gjigantët e teknologjisë (ëeb tax).

Në rrezik është shumë: sipas të dhënave të “Confartigianato”-s, 25 mijë e 37 kompani italiane kanë eksportuar në mënyrë të qëndrueshme drejt SHBA-ve gjatë viteve 2022–2024, për një total prej 56.4 miliardë euro vetëm në vitin 2024. Prej tyre, 6 mijë e 259 janë veçanërisht të ndjeshme, pasi më shumë se 50% e eksporteve të tyre shkojnë në tregun amerikan, me një vlerë prej 11,1 miliardë euro.

Trump: Nuk do t’i ul taksat nën 15%

Donald Trump deklaroi se nuk ka ndërmend të ulë tarifat doganore për Bashkimin Evropian “nën 15%”, gjatë një deklarate të përbashkët për shtyp para takimit me Ursula von der Leyen.

Trump: “Ursula po bën një punë të shkëlqyer për BE-në, jo për ne”

“Është një nder që kemi me ne presidenten e Bashkimit Evropian. Ursula ka bërë me të vërtetë një punë të jashtëzakonshme për ta, jo për ne, por gjithsesi është shumë e respektuar edhe nga ana jonë. Jemi të lumtur që do të flasim për të parë nëse mund të bëjmë diçka,” tha Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë takimit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Trump: “Marrëdhënie shumë e padrejtë me SHBA-në, shpresoj të zgjidhim disa probleme”

“Kemi pasur një marrëdhënie të mirë ndër vite, por ka qenë shumë e njëanshme dhe e padrejtë ndaj Shteteve të Bashkuara. Mendoj se të dyja palët duan të arrijnë drejtësi. Shpresojmë të zgjidhim disa nga këto probleme,” tha Trump gjatë takimit.

Von der Leyen: “Marrëveshja do të ishte më e madhja për vendet tona”

“Së bashku jemi dy ekonomitë më të mëdha në botë, apo jo? Nëse shikon volumin e shkëmbimeve tregtare, është më i madhi globalisht, me 1.7 trilionë dollarë mes dy palëve. Dhe nëse shikon tregjet tona, kemi një treg të madh, me 800 milionë banorë, nëse përfshihen Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Mezi pres diskutimet që do të zhvillojmë. Stafi ynë ka bërë pjesën më të vështirë, por tani është radha jonë. Ju jeni i njohur si një negociator i fortë, por gjithashtu i drejtë dhe i ndershëm. Nëse arrihet një marrëveshje, do të jetë më e rëndësishmja ndonjëherë për ne,” u shpreh presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë takimit me presidentin amerikan Donald Trump në Skoci.

Trump: “Do të jetë marrëveshja më e madhe ndonjëherë. Do ta dimë brenda një ore”

“Do ta finalizojmë, kjo me BE-në do të jetë marrëveshja më e madhe ndonjëherë,” u shpreh Trump në takimin me von der Leyen. “Partneriteti BE–SHBA është më i madhi, duhet ta provojmë.” Ai shtoi: “Kemi pasur një periudhë të vështirë me tregtinë me Evropën dhe dua që kjo të zgjidhet. Nëse nuk ndodh, tarifat do të bëjnë atë që duhet të bëjnë. Por kemi gjasa të mira që ta zgjidhim. Do ta dimë brenda një ore.”

Trump: “Ende 3-4 pika për të zgjidhur në negociatat me BE-në”

Në një konferencë për shtyp para takimit me Ursula von der Leyen, Trump tha se mbeten ende tre ose katër çështje për t’u zgjidhur përpara arritjes së marrëveshjes. “Kemi gjasa të mira, por do ta kuptojmë brenda një ore,” deklaroi ai.

Trump: “BE-ja duhet të hapë tregun për produktet amerikane”

“BE-ja duhet të hapë tregjet për produktet amerikane,” ishte mesazhi i Trump-it para nisjes së takimit.

Trump: “Farmaceutikët nuk do të përfshihen në marrëveshje”

Presidenti Trump bëri të ditur se sektori farmaceutik do të përjashtohet nga çdo marrëveshje e mundshme me BE-në. “Produktet farmaceutike nuk do të jenë pjesë e saj, sepse duhet t’i prodhojmë në SHBA. Janë shumë të veçanta, nuk mund të jemi të varur nga vende të tjera për këtë sektor,” u shpreh ai gjatë takimit në Skoci me von der Leyen.

Trump: SHBA do ndihmojë Gazën

Pjesë e diskutimeve ishte dhe Gaza. Presidenti Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë më shumë ndihmë humanitare për Gazën, por theksoi se nuk mund të jenë të vetmet në këtë përpjekje.
“Ne do të ofrojmë më shumë ndihmë për Gazën, por edhe vendet e tjera duhet të marrin pjesë në këtë përpjekje”, u shpreh Trump.

Në të njëjtën kohë, ai sulmoi ashpër Iranin për qëndrimet e tij në lidhje me pasurimin bërthamor. “Irani u godit shumë rëndë, dhe me arsye të mirë, por ata ende flasin për pasurim. Kush do ta bënte një gjë të tillë? Sa budalla mund të jesh që ta thuash këtë?”, deklaroi ai me tone të forta.

Next Post
Pse Shqipëria ka shumë rrugaçë?

Pse Shqipëria ka shumë rrugaçë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën një 80-vjeçare pasi u përplas nga një automjet

Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën një 80-vjeçare pasi u përplas nga një automjet

July 14, 2026
Spanja gjunjëzon Francën e Mbappes në Dallas dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

Spanja gjunjëzon Francën e Mbappes në Dallas dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

July 14, 2026
Mbi 4 700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë, pasojat e tërmeteve shkatërruese në Venezuelë

Mbi 4 700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë, pasojat e tërmeteve shkatërruese në Venezuelë

July 14, 2026
Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

July 14, 2026
Deklarata skandaloze për spastrimin etnik , Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe

Deklarata skandaloze për spastrimin etnik , Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe

July 14, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

July 14, 2026
Integrimi në BE/ Klodiana Spahiu: Mbyllja e 10 kapitujve të negociatave me BE, objektivi ambicioz i qeverisë për 2026-n

Integrimi në BE/ Klodiana Spahiu: Mbyllja e 10 kapitujve të negociatave me BE, objektivi ambicioz i qeverisë për 2026-n

July 14, 2026
Gjysmëfinalja e Botërorit 2026/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të ndeshjes

Gjysmëfinalja e Botërorit 2026/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të ndeshjes

July 14, 2026
“Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës”, degjeneron gjuha e protestuesve para Kryeministrisë: Do ta tërheqim zvarrë

“Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës”, degjeneron gjuha e protestuesve para Kryeministrisë: Do ta tërheqim zvarrë

July 14, 2026
“Si thanë? S’ka më negociata?”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027

“Si thanë? S’ka më negociata?”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In